Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-08-13, 16:48   #55
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Majlinda Bregasi



Israel, mos i thuaj ‘JO’ Kosovės!



Vetėm para pak vitesh, e tėrhequr nga historitė e hebrejve gjatė LIIB nė tokat shqiptare, e nxitur nga ekspozita e Norman Gersham-it, Besa: Njė kod nderi /Myslimanėt shqiptarė qė shpėtuan hebrejtė, punova dokumentarin Kodi i Jetės. Ndoshta unė isha subjektive gjatė realizimit tė tij, por vlerėsimi i filmit nė festivalin e URTI-sė nė Paris, si edhe kėrkesa pėr transmetim nga gjithė televizionet publike tė Europės Juglindore, pėrveē Serbisė dhe Bullgarisė, mė ēliruan. Kisha arritur tė dokumentoja sado pak njė histori tė fshehur pėr mbi 45 vite tė popullit tim. 2000 hebrejtė qė shpėtuan nė Shqipėri u ndihmuan edhe nga dhjetėra familje shqiptare tė Kosovės, si Rezniqi, Xėrxa, Iljazi etj, tė cilėt i strehonin e pastaj i pėrcillnin pėr Shqipėri gjithė ata qė iknin nga Serbia. Shkurt, Kosova qe kthyer nė vend tranziti vendimtar pėr ta.

Pėr ēudi kėto fakte ishin fshehur pėr kaq vite. Propoganda serbe pėr identifikimin e shqiptarėve tė Kosovės si bashkėpunėtorė tė fashizmit e nazizmit, kishte funksionuar pėr mrekulli. Nė kushtet e mbijetesės ku ndodhej Kosova si edhe nėn diktaturėn e Hoxhės nė Shqipėri, nuk mund tė pritej qė ne ta rrėfenim historinė tonė. Por historia nuk vdes, edhe pse mund tė shtrembėrohet.
Populli shqiptar i ka ruajtur historikisht hebrejtė.

Nė Sarandė gjenden rėnojat e sinagogės qė mendohet tė jetė mė e vjetra nė rajonin e mesdheut, gjė qė dėshmon pėr harmoninė e bashkėjetesės sonė. Mizoria mesjetare e dėbimit tė hebrejve nga Portugalia e Spanja e shndėrroi Shqipėrinė nė portin e tyre mikpritės, aq sa Vlora u bė qendra e dytė mė e madhe hebraike nė Ballkan. Mė 1831 Mehmet Ali Pasha, pashai shqiptar qė pushtoi Palestinėn, lejoi ngritjen e vendbanimeve tė para hebraike nė Israelin e sotėm.

Megjithatė Israeli nxitet tė mos e njohė Kosovėn, duke mosnjohur njėkohėsisht edhe njė pjesė tė historisė sė vetė. Israeli nxitet tė mos e pranojė holokaustin tonė, dėshmitė e Ana Frankut tonė, duket qė nuk po shkojnė deri atje, pasi mė parė po mbėrrin propoganda serbe, shtet i cili publikisht ka pranuar qė do heqė dorė nga bllokimi i Kosovės nė proceset e integrimit. Nė shkrimin e tij nė The Jerusalem Post, 10/07/2013, Say ‘no’ to Kosovo (Thuaj Jo Kosovės), Michael Freund, tregon arsyet pse Israeli nuk duhet ta njohė Kosovėn, kėtė provincė renegate, sipas tij.

Qė nga marrėdhėniet shumė tė mira me Serbinė, qė mund tė rrezikohen nėse Israeli njek Kosovėn, arsyet ekonomike, mbi njė bilion euro investim nga Israeli nė Serbi, trefishimin e turizmit serb atje qė se u hoqėn vizat mė 2009 dhe, mbi tė gjitha, Freund jep arsyen e fortė historike, sepse Kosova ėshtė zemra e kombit pėr Serbinė, sikurse Judea dhe Samaria janė pėr hebrejtė, “vendi ku filloi ēdo gjė”. Dhe vėrtetė qė aty filloi ēdo gjė. Filloi konflikti shekullor mes serbėve dhe shqiptarėve, ish-aleatė tė mohuar kundėr pushtimit ottoman.

Ndėrtimi i historisė mbi mite, aq mė tepėr mbi mite tė shtrembėruara, sikurse ėshtė ai i Kosovės pėr Serbinė, ka dėshmuar se pjell vetėm urrejtje e luftė. Qė koha i pėrket vetėm vetvetes e nuk mund tė jetojė jashtė saj (Strauss, 1967) kjo u mėsohet fėmijėve europianė qė nė shkollė tė mesme, e si shembulli mė i freskėt merret pikėrisht lufta e fundit e Kosovės. E nėse do tė argumentonim sipas logjikės sė Freund-it, pse paska mė tepėr tė drejtė historike Serbia mbi Kosovėn, bazuar nė 800 vjetėt e fundit, ndaj trashėgimtarėve tė vetė dardanėve, banorėve antikė tė zonės? Serbėt me tė drejtė i kthejnė kishat mesjetare, nė monumente, pasi atyre u mungon antikiteti, u mungon rrėnja nė Ballkan.
Por argumenti kyē i autorit ėshtė pasoja qė do kish Israeli nga njohja e mundshme e Kosovės “Pse palestinesėt nė Jude apo arabėt israelitė mos ta kishin njė tė drejtė tė tillė?” Arsye e njėjtė qė pėrdor Spanja e Greqia, nė paaftėsi pėr tė zgjidhur problemet e tyre tė brendėshme, refuzojnė tė pranojnė analogji tė tjera nė botė, duke bllokuar proceset e zhvillimit e integrimit tė banorėve tė njė shteti tė tėrė, tė cilėt mezi i mbijetuan holokaustit tė fundit europian.

Ndėrkohė qė arsyeja e fundit e Freund-it, rritja e ekstremizmit islam vehabist nė Kosovė nuk qėndron. Instrumentalizmi i faktit se tre tė katėrtat e popullatės janė myslimanė, pra le t’i quaj “ekstremistė tė mundshėm”, ėshtė njė propogandė famėkeqe. Kosova ėshtė vendi me mė shumė misionarė kristianė nė botė dhe myslimanizmi kosovar ėshtė po aq europian sa edhe besimet e tjera qė ka Europa moderne. Argumenti i autorit nuk qėndron as pėr vetė faktin se nuk na ka pranuar shumica e shteteve islame nė botė, ndėrkohė qė na ka pranuar shumica e shteteve kristiane, falė tė cilave arritėm edhe lirinė.

Ne qytetarėt e Kosovės, jemi mė tė interesuar se kushdo tė jetojmė mė mirė, ekstremizmi ėshtė nocion i ri nė shoqėrinė tonė qė po na imponohet nga jashtė. Tė izoluar si kemi mbetur, njė geto nė zemėr tė Ballkanit, nuk na ndihmon as ta luftojmė e as ta shijojmė lirinė. Nėse i hiqni duart prej nesh, tė paktėn mos na sulmoni. Jemi nipėrit e mbijetuar te atyre myslimanėve qė rrezikuam jetėn pėr tė shpėtuar njerėz nė nevojė, se kėshtu thotė kodi ynė i nderit. Sot jemi vetė nė nevojė, duam tė dalim nga getoja.

Botuar te Koha Ditore, 16. 08. 2013
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė