Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-07, 10:19   #30
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Steinmeier-Jeremiqit: Mos e harroni afatin
Ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, ka vlerėsuar tė mėrkurėn se procesi negociator pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės ėshtė i rėndė, mirėpo ka shtuar se nuk duhet nėnvlerėsuar afatin e 10 dhjetorit, kur raporti duhet t’i dorėzohet sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon.



Siē kanė transmetuar mediet gjermane, Steinmeier nė kėtė mėnyrė i ėshtė pėrgjigjur shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq, i cili ndėr tė tjera ka thėnė se, “kompromisi ėshtė mė i rėndėsishėm se sa respektimi i afateve” dhe se pėr shtetin e tij – “mė i rėndėsishėm ėshtė kualiteti se shpejtėsia e bisedimeve”.

"Bisedimet nuk janė tė thjeshta, mirėpo mosgjetja e zgjidhjes deri nė atė afat (10 dhjetor) do tė mund tė rezultonte me destabilizim tė ri nė Ballkan”, ka thėnė Steinmeier.

Ai ka shtuar se, pas raundit tė bisedimeve nė Vjenė dhe pas takimit me Jeremiqin, ekziston njė “fije shprese” qė njė krizė e madhe nė Ballkan, do tė mund tė shmangej.

Jeremiqi nė Berlin ka pėrsėritur propozimin serb pėr modelin e Hong Kongut, si zgjidhje pėr Kosovėn – sipas parimin “dy sistemi nė njė shtet”.


Deklaratė publike Nr.4 e Zonės nr.3 tė FBKSH-sė
Deklaratė publike Nr.4 e Zonės nr.3 tė FBKSH-sė Kosova Jugore / Lugina e Vardarit (ILIRIDA)
Shkup




Drejtuar:

1. Popullatės shqiptare tė Zonės Nr.3 tė FBKSH-sė, Kosova Jugore / Lugina e Vardarit - ILIRIDA
2. Mediumeve dhe agjencive informative
3. Institucioneve, partive politike dhe kreut shtetėror


Sot me pikėllim morėm lajmin pėr sulmin qyqar qė ndėrrmorėn forcat policore-ushtarake tė IRJM-sė ndaj vėllezėrve tanė qė ishin tė strehuar nė malėsinė e tetovės ku sipas informacioneve tė para qė na kanė arritur kemi dhe dėshmorė si dhe viktima nė civilė dhe dėme tė mėdha materiale qė i janė shkaktuar popullatės tė malėsisė sė tetovės. Kryesia qėndrore e FBKSH-sė me qendėr tė Tiranė dhe kryesia e kėshillave tė FBKSH-sė nė Zonėn Nr.3 po zhvillojnė hetime dhe grumbullojnė tė gjithė informacionin rreth asaj qė sot ka ndodhur nė terren pas ēka do tė merret njė veprim i prerė pėr masat qė do merren pas kėsaj ngjarje tragjike.

Na lejoni qė nė rradhė tė parė tju njoftojmė se FBKSH dhe krahu ushtarak Armata Kombėtare Shqiptare nuk kishte planifikuar asnjė sulm apo tentativė pėr tė sulmuar forcat policore tė kėtij shteti artificial dhe kėtė ua kemi bėrė me dije tė gjithėvė dhe nė veēanti partive politike shqiptare dhe Institucioneve vendore tė cilėt qysh mė herėt me stilin e tyre tė njė dhelpre kėrkonin mėshirė dhe luteshin qė mos tė ndėrmarim sulme nė emėr tė procesit tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe rregullimit tė statusit tė shqiptarėe nė IRJM.

Kush ishin vėllezėrit qė u strehuan nė fshatin Brodec?

Nė fshatin Brodec prej shumė mė herėt (para shumė muajsh) kanė qėndrruar vėllezėrit tanė shqiptarė tė cilėt janė ish ushtarė tė UĒK-sė dhe ndaj tė cilėve ishte vėnė nė ndjekje pushteti sllavo-maqedonas dhe qarqet antishqiptare duke u pregaditur atyre procese tė montuara politike dhe kurrthe pėr ti eliminuar dhe si pasojė e kėsaj ata krijuan njė ambient tė sigurtė nė fshatėrat e tyre duke gjetur kėshtu edhe mbrojtjen e bashkėfshatarėve tė tyre, me shpresė se do tė gjejnė rehatinė dhe shumė shpejt do tė tėrhiqen tė gjitha nismat dhe tentativat qė u ndėrmorėn kundėr tyre prej paa shumė kohėsh. Me arratisjen e vėllezėrve tanė nga burgu i Dubravės tė cilėt kanė merita tė pakontestueshme pėr formimin e celulave tė para e deri te Shtabi i Pėrgjithshėm i Armatės Kombėare Shqiptare konkretisht Xhavit Morina, Lirim Jakupi, Ramadan Shiti dhe tė tjerė, ish bashkėluftėtarėt e tyre tė UĒK-sė nga kėto fshatra u bėnė strehė dhe i ftuan pėr bashkėmbrojtje dhe strehim nė tokėn shqiptare tė Malėsisė sė Sharrit. Nė fshatin Brodec, e as nė fshatrat pėrreth nuk po pregaditej ndonjė sulm apo rrezik pėr organet e kėtij vendi por ata vetėm ishin strehuar nė shtėpitė e tyre, gjegjėsisht tė vėllezėrve tė tyre. Ėshtė mėse e vėrtetė qė burrat e AKSH-sė nėn udhėheqjen e Lirim Lakupit dhe Ramadan Shitit bashkė me vėllezėrit e tyre tė ish UĒK-sė posedonin armatim dhe njė poligon ushtarak ku trajnoheshin pėr tė qenė tė aftė pėr vetėmbrojtje nė raste si kjo qė ndodhi sot. Vėllezėrit tanė tė ish UĒK-sė tė cilėt gjatė gjithė kohės mbanin uniformat dhe e emblemat e UĒK-sė kėrkuan dhe shprehėn gadishmėrinė e tyre pėr tė na u bashkangjitur dhe bėrė pjesė tė AKSH-sė nė rast tė fillimit tė luftės pėr Bashkim Kombėtarė.
Pra, nė malėsinė e Tetovės ishin strehuar ish ushtarrė tė UĒK-sė tė cilėt kishin ftuar dhe u kishin bėrė streh edhe vėllezėrve tė tyre tė AKSH-sė tė arratisur kohė mė parė nga burgu i Dubravės dhe nuk po planifikohej ndonjė sulm apo rrezikim i qytetarėve dhe institucioneve tė IRJM-sė siē pretendojnė tė pėrdorim si arsyetim krerėt e kėtij shteti artificial.

Kėrkojmė nga vėllezėrit shqiptarė qė tė jenė tė kujdesshėm sepse struktura partiake, shtetėrore dhe tė tjera antikombėtare janė vėnė nė kėrkim tė anėtarėve tė tjerė tė FBKSH-sė dhe luftėtarėve tė AKSH-sė, si dhe tė pėrkrahėsve tanė nė kėtė zonė, andaj mos lejoni ėt bini nė provokimet e tyre dhe kurrthet e pregaditura e qė mė pas mun ta pėsoni sherrin e tyre. Keni durrim dhe na lejoni qė tė bėjmė tė gjitha hetimet dhe pas mbledhjes sė Kryesisė Qėndrore do tė merret njė vendim dhe ky rast nuk do tė mbaron me kaq sepse edhe pse kjo nuk u inicua nga ne, e ndjejmė pėr obligim qė kėtė rast ta pastrojmė ashtu si na ka hije dhe tė gjithė do tė paguajnė pėr gabimin e madh qė bėnė sot me sulmine tyre ndaj komandantėve tė AKSH-sė tė strehuar nė Malėsine e Tetovės dhe vėllezėrve tanė nga ish UĒK.

Prej nesėr, pas hetimeve tė detajuara dhe mbledhjes sė K.Q. do tė prononcohet Kryetari i FBKSH-sė Prof.Dr.Bashkim Mitrovica dhe zėdhėnėsi politik i FBKSH-sė Mr.Gafurr Adili ku do tė sqarohet i tėrė rasti dhe do tė njoftoheni me vendimet e mara tė Kryesisė Qėndrore tė FBKSH-sė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė.

Mr.Kastriot HASI,
Kordinator i kėshillave tė Zonės nr.3 tė FBKSH-sė, Kosova Jugore/Lugina e Vardarit (ILIRIDA)
SHARR
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė