Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-05, 14:40   #34
Xati_Pej
 
Anėtarėsuar: 07-12-05
Vendndodhja: prishtin
Postime: 17
Xati_Pej e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Un kam qen nje ushtari UQK agti nje vit, i hekun keq i pervujtun her me buk e her pa buk, me udhtime te gjata shum her i raskapitun nga lodhja,
nen krismate pushne dhe eren e barutit qe ti zinte hunet, isha ber disi njeri pa ndjenja nuk mudja ti dalloja as gezimin as hidhrimin, ishim ber njerz me istikt, ate dit kur filluan te iknin ushtrija dhe policija serbe ne u futem ne therand (suharek) ajo dit ishte si nje dritare qe po hapej e nga ajo po futeshin rreze djelli dhe disi filluan te me ngjallen ndjenjat fillova ta ndi veten njeri , por dita ma e lumtur ne jeten time edhte te nesermen kur hym ne prizren fillun njerzt te dalin nga shtepit,prerqafoheshin, kendonin kercenin, e un fillova me u qel si nje lule qe qel ne pranver, nuk mund ta pershkruj gezimin e asaj dit eshet nje dit qe gjer ne vdekje e nuk do ta harroj, por fillova ta mdjej dhembjen edhe per shoket e vrar po qti bejsh ashtu e paten fatin te behen deshmor dhe ti ngjiten listes se gjat te deshmorve te kombit te gjitha kohrave.
Un kam pas dhe shum gezime familiare, jam martuar,kam nje djal i cili esht shum i bukur per te cilin falemenderoj zotin qe ma dhuroj,te cilin e kam pagzuar me emrin pashtrik duke e kujtuar zonen e pashtrikut dhe bjeshken e nalt te pashtrikut afer prizerenit.
Por dita me e lumtur eshte dhe do te jet dita e qlirimit te prizerenit.
Me falni per komentet e gjata por gjitha keto ngjarje lidhen me kete dit.






Falem nderit per durimin.
Xati_Pej Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė