Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-07, 00:31   #22
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NJĖ TREGIM PĖR EDUKIM SHPIRTĖROR
Prof. Fejzullah Haxhibajriq
D ikur nė lashtėsi nė Ezel-parafillim sipas urdhėrit tė Zotit “Kun (Bėhu) - u krijua njė trup i bukur tė cilit iu dha emri Rruh (shpirt). Pak mė vonė kur u krijua bota ekzistuese (Kjainat) - u krijua njė vajzė e bukur tė cilės iu dha emri Nefs. U krijua nė etapa. Perveē bukurisė sė saj, ajo ėshtė tinzare, e ndritshme, reagon shpejtė, hidhėrare dhe largon hajrin. ėshtė edhe pa frikė dhe turp.
Krijuesi i vėrtetė e pyeti Nefsin: “Kush jam Unė dhe kush je ti”? Nefsi u pėrgjigj “Unė jam unė dhe Ti je Ti. Unė jam pėr veten time dhe Ti je pėr veten Tėnde”.
Krijuesi i Lartėmadhėruar e hudhi Nefsin nė zjarr, por edhe pas kėsaj, dha tė njejtėn pėrgjigje. E dėnoi me ftohtėsi-akulli, por, prap e dha tė njejtėn pėrgjigje. Atėherė All-llahu i Madhėrishėm e urdhėroi Nefsin me uri, pa ushqim dhe pije. Gjendjen e urisė Nefsi nuk mundi gjatė ta duroj. Filloj tė qajė dhe tė kėrkojė ndihmė. Nė pyetje dha kėtė pėrgjigje (ikrar): “Ti je Krijuesi ndėrsa unė jam i krijuar”.
Nefsi pra ėshtė i ulėt, dhe bėn gjėra tė ulėta. Udhėzon nė delikte dhe konflikte. Dhe ku mundet e humbė njeriun. U martuan Rruhi nga Alemi-emėr (Bota urdhėrore) dhe Nefsi nga Alemi-halk (Bota e krijuar).
Zoti i Gjithėfuqishėm i dha Rruhit ferman (dekret) nė tė cilin ishin urdhėrat dhe ndalesat. Nefsi tė nevojitet por kujdes ėshtė mashtrues, mos ia plotėso dėshirat por udhėzoje. Mundohu qė nefsi ti kaloj gjendjet. Emmare (udhėzim nė tė keqe), levvame (qė kritikon veten) Mulhime (inspiruar) dhe tė arrijė deri te faza Mutmeinne (e qetėsuar). Kėto gjendje pėrbėjnė njė tėrėsi tė quajtur Rruhi-kul-li dhe Nefsi kul-l-li. Kėto pjesė o njeri ekzistojnė tek ti dhe te unė.
Nga kjo martesė babait Rruh dhe nėnės Nefs lindi fėmiu i quajtur Kalb (zemėr). Krijuesi i Gjithėmėshirshėm i dhuroi fėmiut njė margaritar shumė tė shtrenjtė qė ta ruaj nė gjoksin e tij. Ky margaritar ėshtė Imani (besimi).
Babait Rruh rreptėsisht i ėshtė urdhėruar ta ruaj margaritarin Iman. Krijuesi i propozoi Rruhit dy rojtarė, dy robėr tė ndershėm fisnik si dy vezir (ministra). Ata ishin Akl (mendja) dhe Teufik (udhėzimi).
Kėta duhet tė kujdesen dhe ta ruajnė fėmiun. Mendja mirė i rėndit gjėrat dhe di ēfarė duhet bėrė (habir), andaj konsultohu me tė tė mbėshtetu tek ai dhe mos u mashtro nga Nefsi, sepse Nefsi nuk e dinė mendjen. Veziri (ministry i dytė) nuk duhet shumė tė flas, sepse ai ėshtė i sinqert me pėrvojė dhe me kualitete tė larta. Andaj ai le tė pėrkund fėmiun dhe mos e ndaj prej tij. mundohu qė armiqėt mos ti ndajnė. Mos u bėn me Nefsin por me Mendjen. Vendosuni nė qytetin e sheriatit sepse aty i keni tė gjitha konforet. Nė kėtė qytet tė Sheriatit, ty do tė binden tė gjithė edhe milingona edhe gjarpėri. Nė njė pallat tė qytetit vendose djalin, por ruaju se armiqėt mos t’ia vjedhin djalit margaritarin, sepse nėse ia vjedhin atėherė ke humbur edhe djalin.
Armiku i jashtėm ėshtė shejtani ndėrsa kėtij i ndihmon nga brenda nefsi. Andaj kujdesu mirė pėr Imanin e djalit.
Kur babai Rruh e dėgjoi urdhėrin e Zotit, e morri fėmijėn dhe hyri nė pallat. Filloi me edukatėn e fėmiut (sejri suluk). Hapėsira e cila i takon Sheriatit ėshtė e madhe , pėrfshin Xhennetin dhe Xhehennemin dhe arrin deri te Arshur-Rrahman. Rruhi e zgjodhi Sheriatin pėr gjykatės. Rruhi e muar edhe flamurin e quajtur Teuhid (Njėsi). Duke bartur nė dorė flamurin hyri nė pjesėn e quajtur I’tikad, vendi ku ruhet imani (besimi). Aty pa njė derė tė quajtur “Emare” nėpėr tė cilėn secili duhet kaluar. Secili udhėtarė ishte i shqetėsuar nga njerėzit e egėr qė silleshin rreth derės, dhe nuk qanin kokėn pėr njerėzit e ndershėm qė donin tė kalonin kėtė derė. Nė mesin e kėtyre njerėzve ishte njė njeri i quajtur Gadab (hidhėrim) dhe bashkėshorten Shehvet (epshore). Ishin tė pandashėm dhe tė paedukuar. gruaja ishte njė bukuroshe e papėrshkruar dhe sjellje ngacmuese. Ndėrsa bashkėshorti pehlivan i vėrtetė. Dhe qė tė dy bėnin ngatėrresa dhe ngacmonin njerėzit.
Ata dominonin para derės dhe tė gjithė tė dobėtit i mbytnin. Me kėta bashkpunonte njė magjistare e aftė dhe mashtruese e pėrkryer.
Para derės ata e ndalėn Rruhin dhe gruaja Shehvet filloi ti krekosej dhe ta pėrkėdhel duke i thėnė: “Unė dhe burri im tė duam, se ti je i bukur si Hėna”. Rruhi e largoi, por ajo ia solli bashkėshortin Gadabin, por edhe ai nuk pati sukses. Erdhi magjistarja, por edhe nga ajo shpėtoi. Ata, tani u bashkuan me nefsin, e kėtyre iu bashkua edhe shejtani. Gruaja nefsi u bashkua me ata pėr t’iu hakmarrė burrit tė saj Rruhit. Nga shqetėsimi i madh Rruhi u sėmur dhe iu ndryshua mėnyra e jetesės. I erdhi gruaja dhe i tha: “I dashuri im ta solla njė (doktor) mjek tė mirė pėr tė shėruar” ky mjek ishte shejtani. Tani shejtani i tha Rruhit: “Ti vėrtetė qenke shumė i sėmurė, trupi t’u paska dobėsuar, andaj kam ardhė qė tė shėroj dhe tė bėjė tė lumtur. Kjo mė shkon pėr dore. Rruhi e pa dhe e kuptoi se secili ishte mė i zi se tjetri, por ishte i dobėt dhe s’mund t’i largonte. Gruaja e shfrytėzoi rastin, e vjedhi fėmiun dhe ia japi shejtanit nė edukim. Kur e pa kėtė Teufiku shkoi te Akli dhe i tha: “O vezir i menēur, ma morrėn fėmiun, mė thuaj ēfarė tė bėjė”. Qė tė dy shkuan bashkėrisht ta shpėtojnė fėmiun. Gjatė rrugės takuan njė njeri tejet dinjitoz me emrin Shexha’at (trim dinjitoz) dhe njė tjetėr shumė tė njerėzishėm me emrin Iffet (njerėzishėm).
Akli, Tevfiku, Shexha’ati dhe Iffeti u bashkuan pėr ta shėruar Rruhin dhe shpėtojnė Imanin. Ata gjetėn njė mjel tė ditur, udhėzues tė vėrtetė (Rashid).
Te i sėmuri i pėrzuan tradhtarėt dhe mashtruesit. Teufiku pėrsėri e ktheu fėmijėn pranė vetit, e pastruan nga ndyesitė e shejtanit dhe fėmiut iu kthye ngjyra dhe aroma e mėparshme.
Rashidi i tha Rruhit se i ka sjellur edhe ilaēet pėr shėrim. Njė shurup ishte Ashk (dashuri e sinqertė ndaj All-llahut), i dyti quhej Istigfar (pendim dhe bindje ndaj All-llahut), i treit ishte Dhikr (pėrmendja e pėrhershme e All-llahut) dhe i katėrti Xhezba (afrim kah All-llahu).
Me kėtė Rashidi e pėrfundoi detyrėn e tij, por babai Rruh e luti qė t’i shoqėrojė edhe mė tej.
Dhe bashkarisht udhėtuan pėr ta kaluar derėn e Emmarės. Por shejtani nuk i lėshonte dhe vazhdimisht mundohej ta mashtroj nefsin. Me tė ishin edhe shoqėria e tij: hidhėrimi, epshi, egoja, kacafytja, tradhtia, mendje madhėsia, hipokrizia etj. sulmonin nga tė gjitha anėt. Por Rashidi (dietari i vėrtetė) dhe Rruhu shkonin rrugės sė sinqertė duke arritur te dera e dytė e quajtur Levvame. Akli dhe Teufiku gjithmonė vinin nė ndihmė Rashidit, dhe pėr ta ruajtur fėmiun e vendosn nė djepin e quajtur Sirr (fshehtėsi).
Kėshtu udhėtonin mė tej tė sigurt. Gjatė rrugės qė kalonin, pinin sherbetin e Dhikrit. Kaluan Levvamen dhe erdhėn deri te kapia e mulhimes, Rruhu ishte gjithnjė e mė i disponuar.
Erdhėn deri te njė vend i bukur i quajtur Vilajet i vogėl. Ishte kėnaqėsi e veēantė te njė tendė e quajtur Ahfa (fshehtėsi e thellė). Kėtu Rruhi pėrjetoi zbulime (Futuh). Rruhi vazhdimisht pėrmendte All-llahun. Kėtu u sėmua nefsi. Deshi tė bėjė njė dredhi pėr ta ftuar shejtanin,. Qante, rėnkonte dhe ankohej tejmase. Nefsit ia gjetėn njė shėrbėtore tė quajtur HubbiDunja (simpatia e dunjasė), duke shpresuar se kjo do t’ia sjellė shejtanin. Hubbi dunja u miqėsua me shejtanin fshehtas pėr tė mos ditur Rruhi. Por kėtė e panė Akli dhe Teufiku dhe u vuan nė akcion pėr ta ruajtur nefsin.
Kėtu ishte njė rojtar i quajtur Ilham i cili nuk lejonte asgjė tė keqe dhe tė dyshimtė. Ia tėrhoqi vėrejtjen Rruhit qė tė mos e mashtrojė nefsi. Kur nefsi e pa se u dobėsua, filloi t’i lepihet Rruhit. Pėr ta penguar nga goditjet e nefsit, Rashidi ia rriti dozėn e Dhikrit dhe tė Ashkut . Kėtu ranė tė gjitha dyshimet. Kėshtu arritėn nė rajonin e pjesėve tė bukura dhe madhėshtore tė Mutmeines. Nė derėn gjysėmharkore shkruante Irxhi’i (Kėthehu shpirt). Kėtė derė (kapi) e ka ndėrtuar mjeshtri i Ezelit. Te kjo derė nuk mund tė arrijė ēdokush.
Rruhi hyri nėpėr kėtė derė duke parė gjėrat mė tė bukura. Kėtu i pa Evliatė nė grupe. I pa gjėrat hakikaten (realishtė).
Kėtu kupton ēfarė janė Pejgamberėt e kush janė Evlijėt. Ndryshimi ishte pėr nga Nuri. Kėtu pa edhe tė vėrtetėn mbi Muhammedin a.s. (Hakikati Muhammedije) dhe ndryshimin e tij me Pejgamberėt e tjerė. Pa brendinė e namazit dhe Qabes, brendin e Kur’anit dhe Nurin e tij. Pa, ēfarė do tė thotė tė jeshė i afruar te All-llahu (tekarrub ilAllah). Pa, hapėsira pa anė e pa fund dhe shumė begati tė tjera. Pa njė kėshtjellė tė quajtur Kasri ma’rifet (pallati i njohurisė). Rruhi hyri nė kėtė pallat dhe pa njė ballkon tė quajtur Rida (kėnaqėsi).
Nefsi ishte i kėnaqur dhe Rabbi i kėnaqur me tė. Kjo kėshtjellė kishte gjashtė anė-gjashtė shartet e imanit.
All-llahu, rreth pallatit pėr ta penguar nga shejtani vendosi njė rrethojė tė quajtur Fard me pesė roje: Kelimi shehadetin, Namazin, Agjėrimin, Zeqatin dhe Haxhin. Pas rrethojės Fard vendosi edhe dy rrethoja tjera: Vaxhib dhe Sunet pėr ta ruajtur Imanin. Kėto rrethoja i ruante edhe ushtria e quajtur Amel (veprat e mira), nė fund shejtani u largua. Rruhi arriti te Hakku dhe ky ishte Vuslet.
Pėrktheu dhe pėrshtati
dr. Ali Iljazi
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė