Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-11, 19:47   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Koha e bashkėpunimit ekonomik Kosovė-Shqipėri


Shkruan: Safet Gėrxhaliu


Ka ardhur koha qė bashkėpunimi ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė tė dal nga hija e marrėdhėnieve politike dhe tė bėhet nė tė ardhmen njė nga shtyllat kryesore e marrėdhėnieve tė pėrgjithshme nė mes tė dy shteteve vėllazėrore.

Mė tė drejtė tė plotė politika ka dominuar nė marrėdhėniet pas rėnies sė mini -Murit tė Berlinit nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė sepse ekzistonte nevoja qė tė kompensohet nė njė farė mėnyre mungesa gati gjysmėshekullore e komunikimit tė mirėfilltė politik nė mes tė dy krahėve tė njė korpusi tė njėjtė kombėtar. Politika e ka pėrcaktuar nė mėnyrė vendimtare marrėdhėniet tona nė 11 vjetėt e fundit edhe pėr shkak tė betejės sė Kosovės pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj politik, ku Shqipėria ka dhėnė kontribut tė ēmuar.

Por, pa i dėmtuar marrėdhėniet e shkėlqyera politike, ka ardhur koha qė dy vende tash tė shfrytėzojnė afėrsinė e tyre qė ėshtė unike pėr Evropėn dhe tė fillojnė tė krijojnė modelin e bashkėpunimit ekonomik, ku kėmbimi i thjesht tregtar qė pėr njė vit kap shumėn modeste prej 65 milion eurosh nė tė dy drejtime tė zėvendėsohet me njė bashkėpunim tė strukturuar dhe komplementar, dobiprurės pėr tė dyja palėt.

Kjo do tė thotė se bashkėpunimi i ardhshėm ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė nuk mund tė ndėrtohet sikur deri mė tani mbi bazat e folklorizmit apo romantizmit qė shpeshherė i karakterizojnė marrėdhėniet tona politike. Nuk do tė jemi as serioz para Evropės dhe nuk do tė jemi as tė pėrgjegjshėm para qytetarėve tanė nėse mendojmė se harmonia gati idilike politike nė mes tė Prishtinės dhe Tiranės vetvetiu mjafton pėr adresimin e sfidave nė bashkėpunimin ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė apo vetvetiu mjafton nė pėrcaktimin e modelit bashkėkohor pėr bashkėpunimin ekonomik nė mes tė dy vendeve nė tė ardhmėn.

Ka ardhur koha qė pragmatizmi ekonomik duhet tė zė ulėsen nė rendin e parė pranė politikės, kulturės, edukimit e fushave tjera ku kemi shėnuar progres marramendės nė marrėdhėnie tona bilaterale. Ka ardhur koha qė ekonomia tani t’i jap ritėm e tė pėrcaktoj kualitet, tė ndikoj nė mėnyrė tė rėndėsishme nė imazhin e veēantė tė marrėdhėnieve tona tė pėrgjithshme.

Kjo ėshtė arsyeja pėrse Oda Ekonomike e Kosovės i propozon Odės simotėr nė Tiranė si dhe institucioneve tjera relevante krijimin e elaboratit, strategjisė apo platformės pėr ngritjen dhe avancimin e bashkėpunimit ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėr njė afat tė mesėm dhe tė gjatė, me tė cilin do tė paraqitemi pranė qeverive dhe parlamenteve tona respektive. Kosova ka interes qė njė strategji e tillė tė bėhet sa mė shpejtė e mundur.

Kosova ka interes qė nė njė strategji tė tillė tė inkuadrojė sė pari vendosjen e parimit tė barazisė mes bizneseve, pra qasjen e papenguar e tyre nga njė nė vendin tjetėr qė do tė thotė heqjen e pengesave administrative qė favorizojnė njėrin dhe e dekurajojnė biznesin tjetėr.

Eliminimi i barrierave tė tilla do tė krijonte hapėsirė pėr gėrshetimin e ekonomive tona. Do tė inkurajonte kėmbimin e eksperiencave. Do tė krijonte kushte pėr bashkėrenditjen e dy ekonomive komplementare duke u mundėsuar plane tė pėrbashkėta biznesi dhe prodhimi pėr paraqitje tė pėrbashkėt nė tregun rajonal.

Do tė mundėsonte qė Kosova dhe Shqipėria paraqiten jo veē e veē por me ofertat e pėrbashkėta pėr tė ashtuquajturat punė “loon” qė pėrbėjnė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tejkalimin e problemit tė papunėsisė nė tė dyja anėt e kufirit. Dhe nė fund, njė zhvillim mė i hovshėm i bashkėpunimit tonė ekonomik do tė hapte mundėsinė qė Kosova pėrmes Shqipėrisė tė krijoj qasje edhe nė fonde tė BE-sė qė u ofrohen secilit vend qė e aspiron anėtarėsimin nė familjen evropiane.

Arritjen e njė shkalle tė tillė tė lartė tė bashkėpunimit ekonomik e mundėson tani edhe ndėrtimi grandioz i autostradės Durrės – Morinė dhe fillimi i ndėrtimit tė autostradės Morinė – Prishtinė. Nuk guxojmė tė lejojmė qė kjo derė nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė -- gjerėsisht e hapur pėr tė parėn herė nė historinė e tyre -- tė shfrytėzohet maksimalisht vetėm pėr tre muaj, gjatė sezonit turistik.

Ka ardhur koha tani qė ekonomitė komplementare tė tė dy vendeve tona tė njihen dhe pėrputhen mes vete, qė secila prej tyre tė gjejė interesin e mirėfilltė nė anėn tjetėr tė kufirit, qė tė dyja tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt dhe tė ndihmojnė njėra tjetrėn nė depėrtimin nė tregun e jashtėm dhe pozicionimin e ri strategjik nė rajon.
(Autori ėshtė kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė