Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:24   #23
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hamza dhe Omeri
Njė ditė Ebu Xhehli kaloi pranė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte nė kodrėn Safa dhe e fyeu dhe e mundoi. Thuhet se atė ditė Ebu Xhehli mori njė gur dhe e goditi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kokė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u plagos dhe filloi t’i rridhte gjak. Pastaj, Ebu Xhehli shkoi te kuvendi i kurejshėve te Qabeja e u ul bashkė me ta. Aty ishte njė robėreshė e Abdullah ibn Xhed’anit, qė banonte pranė Safasė dhe e kishte parė krejt ndodhinė nga shtėpia e saj nė Safa. Pas pak kohe u kthye Hamzai nga gjahu me harkun e vet nė krah. Robėresha i tregoi se ēfarė kishte parė. Atėherė Hamzai nxitoi pėr tek Ebu Xhehli, qėndroi pėrballė tij dhe i tha: “O njeri i shėmtuar! Ti shan djalin e vėllait tim, kur unė jam nė fenė e tij.” Pastaj e goditi me hark dhe e plagosi keq. Nga kjo u ēuan tė dy fiset Beni Mahzum dhe Beni Hashim, por Ebu Xhehli i tha: “Lėreni Ebu Amaretin. Unė e kam fyer rėndė djalin e vėllait tė tij.” Hamzai u bė mysliman papritmas, e pranoi Islamin me gojė pėrpara se t’i hynte nė zemėr. Pastaj Allahu ia zgjeroi gjoksin pėr Islamin. Ai ishte djali mė i lartė nė fisin kurejsh dhe mė i forti i tyre. Ai ėshtė quajtur “Luani i Allahut”. Ai u bė mysliman nė muajin Dhul Hixhe, nė vitin e gjashtė tė Profetėsisė. Omeri mysliman Tri ditė pasi u bė mysliman Hamzai (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), u bė mysliman edhe Omer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pėrpara se tė bėhej mysliman, ai ishte mė i ashpri i njerėzve kundėr myslimanėve. Njė natė dėgjoi fshehurazi disa ajete nga Kurani, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po falej nė Qabe dhe nė zemrėn e tij kuptoi se Kurani ishte e vėrteta. Megjithatė, ai mbeti nė kokėfortėsinė e vet, derisa njė ditė mori shpatėn dhe u nis qė ta vriste Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė rrugė e takoi njė burrė qė i tha: “Ku po shkon o Omer?” -”Dua tė vras Muhamedin.” -”Si do tė ruhesh prej fiseve Beni Hashim dhe Beni Zuhre, pasi ta kesh vrarė Muhamedin?” -Mua mė duket se ti e paske lėnė fenė e vjetėr. -A do qė tė tregoj ty njė gjė tė habitshme o Omer? Motra jote dhe kunati yt, janė bėrė myslimanė.” Atėherė, Omeri u nis i zemėruar dhe vajti tek ata tė dy. Bashkė me ta ishte dhe Habab ibn Ereti, i cili po lexonte njė fletushkė, ku ishte shkruar surja “Ta Ha”. Hababi, kur dėgjoi zhurmėn e Omerit u fsheh nė shtėpi, ndėrsa motra e Omerit e mbuloi fletushkėn. Posa hyri nė shtėpi, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “C’janė kėto pėshpėritje, qė dėgjova nga ju?” Ata i thanė: “Asgjė tjetėr, pėrveē bisedės qė zhvilluam midis nesh.” Omeri tha: “Mos e keni lėnė fenė tuaj?” Atėherė, kunati iu kthye: “O Omer! Po sikur e vėrteta tė jetė nė tjetėr fe dhe jo nė fenė tėnde?” Omeri iu vėrsul kunatit dhe e goditi fort me kėmbė. Motra e Omerit e largoi Omerin nga i shoqi. Omeri i ra edhe asaj me grusht, duke ia gjakosur fytyrėn. Atėherė, ajo, e zemėruar i tha: “O Omer! Po sikur e vėrteta tė mos jetė nė fenė tėnde?” Pastaj shtoi: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut” Omeri u mėrzit, u pendua dhe i erdhi shumė turp. Ai tha: “Ma jepni edhe mua librin tuaj, qė ta lexoj edhe unė.” Motra i tha: “Ti je i papastėr e atė nuk lejohet ta prekė askush, pėrveē atyre qė janė tė pastėr, prandaj ēohu e lahu.” Ai u ēua, u la, pastaj mori fletushkėn dhe lexoi: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.” Pastaj tha: “Kėta janė emra tė mirė e tė pastėr.” Pastaj lexoi: “Ta Ha” derisa arriti tek ajeti: “Vėrtet, Unė jam Allahu, nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra Mua mė adhuro dhe fale namazin, pėr tė mė kujtuar mua.” (20:1-14) Pastaj Omeri tha: “Sa tė mira dhe sa tė nderuara janė kėto fjalė! Tregomėni, ku ėshtė Muhamedi.” Aty doli Hababi dhe tha: “Gėzohu, o Omer! Unė lutem, tė jetė plotėsuar lutja, qė i ka bėrė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ty, natėn e sė enjtes.” Vėrtet, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i qe lutur Allahut atė natė kėshtu: “O Allahu im! Lartėsoje Islamin me njėrin nga dy burrat qė Ti do mė shumė: ose me Omer ibn Hattabin ose me Ebu Xhehl ibn Hishamin!”
vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė