Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:43   #41
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Leja pėr luftė
Ligjshmėria e luftimit Nė ato rrethana tė rrezikshme, Allahu i Madhėruar i zbriti ajete Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilat e lejonte tė luftonte kundėr kurejshėve. Mė vonė, me ndryshimin e kushteve, ky lejim u ēua edhe mė tej, derisa u bė detyrė pėr tė luftuar kundėr armiqve; pra, u bė detyrė pėr myslimanėt qė tė luftonin kundėr Kurejshėve dhe tė tjerėve qė luftonin kundėr Islamit. Po pėrmendim shkurtimisht si u ēua mė tej leja pėr luftė, para se tė tregojmė hollėsitė e ngjarjeve. 1. Myslimanėt u urdhėruan qė t’i konsideronin idhujtarėt agresorė, sepse ata e filluan agresionin. Kėshtu, myslimanėt kishin tė drejtė qė tė luftonin kundėr tyre dhe t’ua merrnin pasuritė vetėm atyre, qė luftonin kundėr myslimanėve dhe jo kundėr idhujtarėve tė tjerė arabė. 2. Myslimanėt duhej tė luftonin tė gjithė ata idhujtarė arabė qė furnizonin kurejshėt e bashkoheshin me ta. Myslimanėt ishin tė detyruar tė luftonin cilindo qė i cenonte ata, edhe pse nuk ishin nga Kurejshėt. 3. Myslimanėt do tė luftonin edhe hebrenjtė, qė kishin nėnshkruar besėlidhjen me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė qoftė se tradhtonin e ktheheshin me idhujtarėt. Duhej tė prishej menjėherė besėlidhja qė thyhej nga armiqtė. 4. Myslimanėt duhej tė luftonin kundėr atyre ithtarėve tė Librit (tė krishterėve, jehudinjve etj.), qė e fillonin armiqėsinė kundėr myslimanėve, derisa ata tė paguanin xhizjen me dorėn e vet e t’u bindeshin rregullave islame. 5. Tė mos luftohej ai njeri qė pėrqafonte Islamin, qoftė idhujtar, i krishterė etj. Ai qė bėhej mysliman ishte i paprekshėm si nė veten e tij ashtu edhe nė pasurinė e tij. Ēetat dhe operacionet ushtarake Mė lart u pa se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt kishin marrė masa mbrojtėse qysh nė fillim. Ata kishin vendosur roje dhe flinin armėngjeshur. Kur erdhi leja prej Allahut pėr tė luftuar, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė organizonte njėsi ushtarake. Si komandant caktonte njėrin prej shokėve tė vet. Ndonjėherė dilte edhe vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Qėllimi i organizimit tė kėtyre ēetave ishte: 1. Tė zbuloheshin lėvizjet e armikut dhe tė siguroheshin rrethinat e Medines, qė myslimanėt tė mos ziheshin nė befasi. 2. Tė ushtrohej presion ndaj kurejshėve duke treguar gatishmėrinė e myslimanėve nė vende ku i shikonin varganet e tyre, qė ata tė kuptonin rrezikun qė i kanosej tregtisė sė tyre, pasurisė sė tyre dhe vetė atyre, nė qoftė se sulmonin myslimanėt. Kurejshėt ose duhet tė hiqnin dorė nga rruga e keqe, ku kishin hyrė dhe t’i linin myslimanėt tė qetė e tė lirė pėr tė pėrhapur Islamin, ose tė zgjidhnin rrugėn e luftės kundėr myslimanėve. Por kėshtu, kurejshėt do tė humbisnin sė pari, rrugėn e tregtisė sė tyre, sepse ajo kalonte nė anėt e Medines dhe sė dyti, do tė merrnin ndėshkimin e sė keqes dhe tė agresionit tė tyre, sepse Allahu do t’i ndihmonte robtė e vet besimtarė. Kjo ėshtė thėnė disa herė nė Kuran. 3. Tė mos sulmoheshin nga fiset e tjera. 4. Shpallja e mesazhit tė Allahut dhe pėrhapja e thirrjes pėr nė Islam me fjalė dhe me vepėr. Ceta e parė qė ngriti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) quhej “Siful Bahri” (Ceta e Bregdetit). Komandant tė saj caktoi Hamzanė, birin e Ebu Talibit. Ceta pėrbėhej prej 30 burrash mėrgimtarė. Ceta u nis nė muajin e Ramazanit, nė vitin e parė tė Hixhretit: ajo vazhdoi marshimin, derisa arriti nė bregun e Detit tė Kuq, nga ana e Isit. Atje takoi njė vargan tė kurejshėve, qė po vinte nga Shami. Vargani pėrbėhej prej 300 burrash dhe kryesohej nga Ebu Xhehli. Tė dyja palėt u vunė pėrballė njėra-tjetrės dhe gati shpėrtheu lufta. Por, ndėrhyri Mexhdi ibn Amru Xhiheniu dhe palėt u larguan. Ajo qe ēeta e parė me mision ushtarak nė historinė e Islamit. Flamuri i saj ishte i bardhė. Ai ishte i pari flamur qė u lidh nė historinė e Islamit. Flamurin e asaj ēete e mbajti Ebu Murthed Kinaz ibn Hueajn Ganaviu. Ceta tė tjera islame u dėrguan herė pas here. Kėshtu, nė muajin Sheual, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ubejde ibn Harithin me 60 burra muhaxhirė deri nė Batni Rabig. Atje ata u gjendėn ballė pėr ballė me Ebu Sufjanin dhe 200 burra. U kėmbyen disa qitje me shigjeta, por nuk u bė luftė. Nė muajin Dhul Ka’de, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Sa’ad ibn Ebu Uekasin me 20 burra muhaxhirė deri nė Kharar, qė ndodhet afėr Rabigut, por nuk zbuloi ndonjė kurth tė ngrehur nga armiqtė. Nė muajin Sefer, nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli vetė me njė kompani prej 70 burrash muhaxhirė e shkoi deri nė Ebua Uedan, por nuk takoi njeri nga armiqtė. Aty lidhi kontratė besėlidhjeje, garancie dhe ndihme reciproke me Amėr ibn Mahshi Dhamariun. Kjo qe kompania e parė, me tė cilėn doli vetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė muajin Rabiul Euel, po nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli pėrsėri me njė kompani prej 200 vetash muhaxhirė dhe shkoi nė Beuat, nga ana e Riduajit, por nuk hasi nė armik. Po nė atė muaj, Keziz ibn Xhabir Fihriu sulmoi kullotat e Medines dhe rrėmbeu ca bagėti. Pėr kėtė arsye, doli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me 70 muhaxhirė, pėr ta kapur grabitėsin. Shkoi deri nė Safuan, nga ana e Bedėrit, por Kerizi iku dhe shpėtoi. Kjo kompani quhet “Kompania e parė e Bedėrit”. Nė muajin Xhemadil Ula ose Xhemadil Uhra, nė vitin e dytė tė Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli me 150-200 muhaxhirėt dhe shkoi deri nė Dhul Ashire, pėr t’i dalė para njė vargani kurejshėsh, qė po shkonte pėr nė Sham. Por vargani kishte disa ditė qė ishte larguar. Nė Dhul Ashire, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri njė kontratė mossulmimi me fisin Beni Mudlixh. Nė muajin Rexhep, po nė vitin e dytė tė Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Abdullah ibn Xhahsh Esuediun me 12 burra nga muhaxhirėt, deri nė Nahla, qė ndodhet midis Mekės dhe Taifit, qė tė sillnin ndonjė lajm pėr varganin e Kurejshėve. Mirėpo, myslimanėt e sulmuan varganin dhe vranė njė burrė, zunė robėr dy tė tjerė dhe grabitėn varganin. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i pėlqeu fare ky veprim dhe u zemėrua shumė, i liroi dy robėrit dhe i pagoi dijetin (paratė e gjakut) atij, qė u vra. Kjo ngjarje ndodhi ditėn e fundit tė muajit Rexhep, prandaj idhujtarėt bėnė zhurmė se gjoja myslimanėt kishin shkelur respektimin e muajit tė shenjtė. Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti kėtė ajet: “Tė pyesin (ty) pėr luftėn nė muajin e shenjtė, thuaj: “Tė luftosh nė atė (muaj) ėshtė mėkat i madh, por tė pengosh nga rruga e Allahut, tė mos i besosh Atij, tė pengosh tė vizitohet Xhamia e Shenjtė (Qabja) dhe t’i dėbosh banorėt e saj janė mėkate edhe mė tė mėdha tek Allahu. E provokimi (kundėr myslimanėve) ėshtė (faj) edhe mė i madh se vrasja…” (2:217) Nė muajin Sha’ban, nė vitin e dytė tė Hixhretit, Allahu i Madhėruar e ktheu Kiblen nga Bejtul Mekdisi, nga Qabja e nderuar, ēka i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e priste me padurim34. Pasi erdhi urdhri prej Allahut qė myslimanėt tė ktheheshin nga Qabja, u zbuluan disa mashtrues hipokritė dhe jehudinj, tė cilėt ishin bėrė myslimanė sa pėr sy e faqe. Tė atillė njerėz e braktisėn Islamin dhe kėshtu u pastruan radhėt e myslimanėve. Kėto qenė lėvizjet ushtarake qė bėnė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt, pėr tė ruajtur qetėsinė e Medines dhe tė rrethinave tė saj, si edhe pėr ta kuptuar Kurejshėt idhujtarė pėsojėn e keqe nėse nuk do t’i ndalonin tė kėqijat e tyre kundėr myslimanėve. Mirėpo, nė vend qė tė hiqnin dorė nga agresionet e intrigat e tyre, idhujtarėt e shtuan mė shumė mendjemadhėsinė dhe mburrjen. Prandaj, ata gjetėn ndėshkimin, qė meritonin nė luftėn e Bedėrit, ndėshkim i cili qe tepėr i hidhur pėr ta. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė