Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-11, 10:22   #19
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Qeveritarėt i maskojnė veturat zyrtare


Enis Veliu & Lavdim Hamidi | 22-08-2011 09:45 CET

Veturat e zyrtarėve tė lartė qeveritarė ėshtė vėshtirė tė dallohen nga veturat luksoze tė biznesmenėve kosovarė, pasi qė njė pjesė e konsiderueshme e tyre qarkullojnė me targa jozyrtare.
Po ashtu, veturat zyrtare jo rrallė pėrdoren nga ministrat, por edhe nga zyrtarė tė tjerė tė lartė edhe gjatė vikendit, gjatė dasmave, por edhe gjatė verės pėr pushime verore nė vende tė rajonit, por edhe mė larg.
Vetura e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, vetura e ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, por edhe shumė vetura tė zyrtarėve tė lartė qeveritarė, edhe mė tej vazhdojnė tė ecin rrugėve tė Kosovės pa u vėrejtur fare.
Brenda territorit tė Kosovės kėto vetura qarkullojnė me tabela civile. Ndėrkaq pėr udhėtime zyrtare jashtė vendit, kėto vetura i shfrytėzojnė tabelat zyrtare tė Qeverisė sė Kosovės.
Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, tha se regjistrimi i veturave zyrtare ėshtė pėrgjegjėsi ekskluzive e Ministrisė sė Punėve tė Brendshėm tė Kosovės.
Madje, pėr kėtė ēėshtje ai tha se nuk ka asnjė informacion.
“Unė lidhje s’kam me kėtė punė, pėr kėtė ēėshtje kontaktojeni Ministrinė e Punėve tė Brendshme, sepse ata janė kompetentė”, tha Kuqi. Nė anėn tjetėr, ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi, nuk ka dashur tė flasė pėr gazetėn nė lidhje me regjistrimet e veturave tė ministrave.
Ai madje ka vendosur t’i bėjė bllokadė tė fortė informative njėvjeēare gazetės “Zėri”, pėrkatėsisht nga 21 gushti i vitit 2011 e deri mė 21 gusht tė vitit 2012, duke shkėputur kėshtu tė gjitha kontaktet me gazetėn.
“Unė kam vendosur ta bėj njė gjė tė tillė. Edhe pse jam ministėr ėshtė e drejtė e ime tė flas apo tė mos flas me ju”, tha tė dielėn ministri Rexhepi nėpėrmes telefonit.
Sipas tij, kohėve tė fundit gazeta “Zėri” ka zhvilluar fushatė kundėr tij, e cila, siē thotė ai, ka filluar nga zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend.

Ministri Rexhepi tha se do tė jetė i gatshėm tė bisedojė me gazetarėt e gazetės “Zėri” vetėm pas skadimit tė kėsaj embargoje informative kundėr gazetės.
Gazeta “Zėri” pėr kėtė ēėshtje ka provuar tė kontaktojė me zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, por asnjėri nga ta nuk kanė qenė tė gatshėm tė bisedojnė pėr kėtė ēėshtje.
Burime tė gazetės brenda kėsaj ministrie, tė cilėt kanė pranuar tė flasin nė kushte anonimiteti, thonė se vetura zyrtare e ministrit Besim Beqaj i ka dy regjistrime, atė zyrtar, si dhe regjistrimin tjetėr, i cili ėshtė i zakonshėm si i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
“Kur ministri udhėton jashtė vendit pėrdor regjistrimin zyrtar, ndėrkaq brenda Kosovės ai lėviz me regjistrim tjetėr pėr tė mos u vėrejtur”, tha burimi i gazetės. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare nė vend thonė se veturat zyrtare nga ministrat e Qeverisė sė Kosovės konsiderohen si private dhe ato pėrdoren nė vazhdimėsi nga ta.
Avni Zogiani nga organizata pėr dinjitet dhe antikorrupsion “Ēohu” thotė se
fshehja mbrapa tabelave tė zakonshme ka tė bėjė edhe me vendndodhjet shumė shpesh krejt tė papritura tė zyrtarėve.
Zogiani thotė se njė gjė e tillė i ka ndodhur kryeministrit tė Kosovės nė Maqedoni kur ėshtė regjistruar me kamera nga televizioni maqedonas “A1”, ku mė vonė u mor vesh se takimi, siē thotė ai, ka pasur tė bėjė me ēėshtje biznesi.
Rexhepi: “Zėri”, njė vit harroni numrin tim!
Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi, nuk ka dashur tė flasė pėr gazetėn “Zėri” nė lidhje me regjistrimet e veturave tė ministrave.
Ministri Rexhepi thotė se nga 21 gushti i vitit 2011 e deri mė 21 gusht tė vitit 2012 ka shkėputur tė gjitha raportet me gazetėn “Zėri”.
“Unė kam vendosur ta bėj njė gjė tė tillė. Edhe pse jam ministėr ėshtė e drejte e ime tė flas apo tė mos flas me ju”, tha tė dielėn ministri Rexhepi nėpėrmes telefonit.
Sipas tij, kohėve tė fundit gazeta “Zėri” ka shkruar shkrime tė pabazuara nė fakte.
Ministri Rexhepi tha se do tė jetė i gatshėm tė bisedojė me gazetarėt e gazetės “Zėri” vetėm pas skadimit tė kėsaj embargoje informative njėvjeēare kundėr gazetės.

__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė