Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-08, 10:44   #9
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Ēeshtja e Kosoves, detyrė e shtetit tonė
Autori: Gentian Zyberi

Me datė 8 tetor Asambleja e Pėrgjithshme e OKB miratoi rezolutėn nėpėrmjet sė cilės i kėrkoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė tė japė njė opinion kėshillimor mbi pyetjen:
“A ėshtė Deklarata e Pavarėsisė nga Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes sė Kosovės nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare ”. Ndėrkohė qė rasti i Kosovės ka pėrfunduar tashmė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė duket se kjo ka kaluar pa u vėnė re nga opinioni i gjerė nė Shqipėri, ndoshta edhe si pasojė e situatės sė ndezur politike pas ngjarjeve mė tė fundit.
Njė pezmatimi fillestar nga kalimi i rezolutės serbe nė njė kohė, qė anėtarėt e OKB-sė duhet ta njihnin pavarėsinė e Kosovės i shtohet edhe mungesa e vėmendjes sė duhur nga instancat pėrkatėse shtetėrore shqiptare ndaj njė ēėshtje tejet tė rėndėsishme pėr tė gjithė kombin shqiptar. Ka disa arsye pse Shqipėria duhet ta thotė fjalėn e saj.
Sė pari, heshtja nė kėtė drejtim do tė ishte njė dėshtim i radhės pėr tė mbrojtur interesa tė rėndėsishme kombėtare nė rang ndėrkombėtar. Sė dyti, heshtja do tė mund tė privonte Gjykatėn nga informacione me rėndėsi dhe shpjegimin e votės kundėr tė Shqipėrisė ndaj kėsaj rezolute. Sė treti, njė heshtje e tillė mund tė rrezikojė tė krijojė njė ēarje me pasoja tė rėnda mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Pėr arsyet e mėsipėrme, lista e tė cilave mund tė shtohet mė tej, ėshtė e papranueshme qė Shqipėria tė mos pėrdorė kėtė rast pėr tė pėrgatitur njė material pėr t’ja paraqitur Gjykatės.

Fakti se opinionet kėshillimore tė Gjykatės nuk janė tė detyrueshme dhe se ato nuk e zhbėjnė aktin e shpalljes sė pavarėsisė dhe vetė pavarėsinė e Kosovės nuk mund tė zhvlerėsojnė atė se njė opinion negativ nga Gjykata mund ta vėshtirėsojė shumė rrugėtimin e Kosovės drejt pasjes sė njė shteti anėtar tė OKB-sė dhe organizatave tė tjera tė rėndėsishme botėrore. Mungesa e pėrgatitjes e dhėnies sė argumentave tė duhur pėr kėtė ēėshtje mund tė ēojė drejt njė situate tė tillė tė pakėndshme. Ndonėse Kosova ėshtė tashmė e njohur nga 50 shtete, ky numėr mbetet relativisht i vogėl krahasuar me 192 anėtarėt e OKB-sė. Shtimi i numrit tė njohjeve nė mbi dy tė tretat e vendos ēėshtjen e Kosovės nėn njė dritė tjetėr. Rritja e kėtij numri si dhe njė opinion pozitiv nga Gjykata do e zhbėjnė edhe mitin e krijuar, se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Vetė fakti se 77 vende votuan pro rezolutės provon atė qė njė numėr i konsiderueshėm shtetesh ka dyshime serioze nė lidhje me kėtė pėrputhshmėri.
Nga 25 kėrkesa gjithsej pėr opinione kėshillimore qė janė dėrguar deri mė sot Gjykata ka refuzuar vetėm njė, ndėrsa i ka dhėnė pėrgjigje gjithė tė tjerave. Gjykata nuk i ka refuzuar asnjėherė dhėnien e njė opinioni kėshillimor Asamblesė sė Pėrgjithshme. Pas marrjes sė kėrkesės, e cila ėshtė dėrguar me datė 9 tetor nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė dhe regjistruar nė Sekretarinė e Gjykatės me datė 10 tetor vetė Gjykata pėrpilon njė listė tė shteteve dhe organizatave qė mund t’i japin informacion me vlerė. Zakonisht Gjykata u jep mundėsi tė gjithė shteteve anėtare tė OKB-sė apo organizatave ndėrkombėtare, qė tė shprehen nė lidhje me pyetjen e shtruar. Si Kosova ashtu dhe Shqipėria duhet tė pėrgatitin njė dokument me argumentat e duhura dhe t’ja dėrgojnė Gjykatės.
Nė kundėrshtim me atė ēfarė ėshtė thėnė nė shtypin tonė dhe atė tė huaj, dhėnia e opinionit kėshillimor trajtohet me urgjencė nga Gjykata, kėshtu qė njė opinion i tillė mund tė jepet edhe nė fundin e verės apo fillimin e vjeshtės qė vjen, pra brenda njė viti. Pėrgatitja e njė grupi pune pėr tė pėrgatitur njė dokument pėr Gjykatėn ėshtė njė domosdoshmėri. Urgjenca e hedhjes sė kėtij hapi shtohet po tė mbahet mend se Gjykata zakonisht u jep pjesėmarrėsve nėprocesin ligjor tė dhėnies sė opinionit kėshillimor jo mė shumė se 1-2 muaj pėr tė paraqitur argumentat e tyre. Koha nuk pret!

Dr. Gentian Zyberi

Pedagog nė tė Drejtė Ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut, Universiteti i Utrecht-it, Hollandė
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė