Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-09, 08:28   #20
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: LIRIA..-Deri ku shkon kufiri i liris...

***

Jane dy "filozofi" te cilat qarkullojne me se shpeshti ne mendjet e njerezve.
1. "Liria ime fillon aty ku mbaron liria yte" dhe
2. I ashtuquajturi "mendim i lire i te shprehurit", gjegjesisht "liria e te shprehurit".

Fatkeqsisht, qe te dyjat nuk qendrojne, jane te keqkupruara/keqinterpretuara...
S'mund te jet liri ne shpine te tjetrit. Sepse, kur thua/mendon se "liria ime fillon aty ku mbaron liria yte", kjo s'ka te beje me liri por me sundim/qeverisje/dominim ndaj tjetrit. Pra, duhet te mbaroje liria e dikujt ashtu qe te mund te jem i lire. Te krijoj nje rob sa per te mundur ta quaj veten te lire.
Njeriu s'mund te jet kurren e kurres i lire perderisa ia cenon tjetrit te njejten.
Kurse, sa i perket "lirise se te shprehurit", e cila eshte jashtezakonisht ne mode qe nga periudha e ashtuquajtur "vendosje e demokracise", ne rastet me te shpeshta ka te beje me pafrenueshmerine/shfrenueshmerine se sa me lirine e te shprehurit.
Liria s'mund te definohet perfunimisht per arsye se ajo s'ka fund.
Ajo fillon me lirine per te mundur te jetosh, zhvillohesh, veprosh... i papenguar duke filluar qe nga lindja e deri ne vdekje. Te jesh i lire d.t.th. te mund te zhvillohesh ashtu sic te ka falur Krijuesi - te lindesh e te vdesesh natyrshem. Kjo eshte deri diku ajo liria e jashtme, liria ekzoterike...Pastaj, cka eshte me kryesore, duhet te fillojme te lirohemi nga pengesat e mbrendshme. Pengese me kryesore eshte iluzioni...



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė