Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:30   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

>>>>>>>>>>>>>>>>

Anthropologjija, pėr tė studjuar njė grup njerzish, mbėshtetet nė disa masa e pėrshkrime tė njė pjese individėsh pėr tė cilėt besohet se pėrfaqsojnė grupin. Mbėshtetet, prandaj, nė probabilitetin, i cili i afrohet mė tepėr sė vėrtetės sa m'i math te jetė numri i vėzhgimeve.

Karakteret somatike qė do t'i duhen mė shumė lexonjsit tė kėtij libri janė kėto:

1. — NGJYRA E LĖKURĖS: nuk ėsht i lehtė caktimi i sajė, pse racat e ndryshme kanė ngjyra qė i u pėrngjajnė shumė njėra tjetrės dhe qė nuk ka se si tė pėrshkruhen me fjalė. Pėrveē ngjyrės sė pėrgjithėshme tė njė race janė edhe ato tė cilitdo individi veēanėrisht. Shkenca, pėr t'i bėrė ball kėtij studimi tė ngatrruar, pėrdor shkallėn kromatike tė Von Luschan-it nė tė cilėn ngjyrat e lėkurės, nga m'e qarta gjer te m'e errta, ndahen nė tetė klasė dhe seecila klasė ndėr numra qė shkojnė nga 1 deri nė 36. Racat qė mbajnė numrat mė tė vegjėl, pse mė tė bardha, janė ato qė rrethojnė Baltikun dhe detin e Veriut, kurse mė t'errtat, q'arrijnė nė ngjyrėn gati tė zezė, janė ato tė zonavet tropikale tė Sudanit.

Ngjyra ka rėndėsi tė veēantė nė caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt tė besojnė ata qė shohin trupat tė nxirė prej rrezeve tė diellit, por ėsht e trashėguarshme nė pjellė edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikės mbetet i zi edhe kur len e rritet n'Evropėn e veriut, ndėr sa Evropjani bardhosh qė ka kaluar verėn lakuriq nė ndonjė ranishtė fillon tė marrė prap ngjyrėn qė kishte porsa nis punėn e tij tė pėrditėshme nė hije.

2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t'agut (iridit) nga tė cilat njėra ndodhet nė siipėrfaqen e mbrėndėshme, tjetra nė tė jashtmen. Ndėr albinėt (sybardhėt) kėto ngjyra mungojnė qė tė dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrėn e trėndafilit. Nė syt bojė qielli mungon vetėm ngjyra e jashtme, kurse e mbrėndėshmja ėsht e kuqe e ēelėt, Edhe nė syt ngjyrė ulliri tė hapėt thuaj se mungon ngjyra e pėrparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjė e mė tepėr nė syt me ag ngjyrė gėshtenje t'errėt dhe tė zezė. Nė trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjėt mendeljane.

3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njėra e verdhė nė tė skuqur pėrhapet barabar nė tė gji

thė qimen dhe tjetra e gėshtenjtė pėrhapet si pluhur nė kokrra tė vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokėt janė tė kuqė. Edhe pėr flokėt ėsht vėrtetuar mendelizmi: flokėt e gėshtenjtė, pėr shėmbull, nuk janė prodhimi mesatar qė rrjeth nga kryqzimi i niė flok-verdhi me njė flok-zi, por pėrbėjnė njė karakter tė pavarur. Ka rėndėsi tė dihet edhe se ngjyra m'e errėt ėsht zotronjse mbi ngjyrėn mė tė hapėt, por kjo vlen vetėm pėr tė rriturit; fėmijt shumė herė kanė flokė me bojė tė ēelėt qė vijnė duke u nxirė me kalimin e moshės.

4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.

Kemi dy trajta tė ndryshme flokėsh: flokė tė pėrdredhur tė shkurtėr e tė hollė dhe flokė tė drejtė tė gjatė e tė trashė. Por njė sasi e madhe trajtash tė ndėrmjeme ka shkaktuar qė kėto tė mblidhen nė tri kategori: elikotrikė (nė trajtė tė spirales), flokė tė pėrdredhur a kaēurrela; cimotrikė, me valė; lisotrikė tė drejtė tė trashė dhe shumė a pak t'ashpėr, tė pėrngjarshėm deri diku me lelėn e kalit.

Ndėr rasje kryqėzimesh midis njerzish me flokė qė kanė trajtė tė ndryshme ėsht vėnė re se zbatohen pikėrisht ligjėt e Mendel-it.

Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje tė ngushtė me trajtėn e flokvet, Me gjithė se pėrfaqson njė karakter njerzor parak (primitiv), duket se atė e kanė humbur tė gjithė lisotrikėt qė janė gati qose dhe njė pjes' e elikotrikvet, ndėrsa e kanė ruajtur tė gjithė cimotrikėt.

5. — LARTĖSIJA E TRUPIT tė njeriut (mashkullit tė pjekur) mė kėmbė ndryshon nga 120 nė 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janė tė lartė prej 142 nė 180 centimetra. Shtati i gruas ėsht mesatarisht 12 centimetra m'i ulėt nga ai i burrit.

Lartėsit e shtatit ndahen prej anthropologve nė tetė klasė:

Shtate shumė tė ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
Shtate t'ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
“ 153 “ 157.9 “ “ III.
Shtate tė mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
“ 162 “ 167.9 “ “ V.
Shtate tė larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
“ 173 “ 177.9 “ “ VII
Shtate shumė tė larta “ 178 cm. e pėrpjetė “ VIII.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė