Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-13, 17:45   #758
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

RAMIQI: EDHE NE JEMI VETĖVENDOSJE



Fuad Ramiqi i Lėvizjes Islame Bashkohu, nė njė intervistė pėr Gazetėn Express, tregon se pse iu bashkua Albin Kurtit nė protestėn e sė enjtes para Parlamentit tė Kosovės. Ai thotė se Vetėvendosje mbron parimet e njėjta me ato tė partisė sė tij. Ramiqi pohon se LISBA do tė konkurrojė e vetme nė zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndėr partitė mė tė preferuara pėr koalicione, e konsideron Vetėvendosjen.

Express: Fillimisht a mund tė na thoni si po shkojnė punėt nė partinė tuaj, a keni mbajtur kongresin dhe a janė zgjedhur strukturat drejtuese nėpėr degė?

F. Ramiqi: Tashmė ėshtė e ditur se jemi certifikuar si subjekt politik dhe kohėve tė fundit vėmendjen ekemi pėrqendruar nė formimin e infrastrukturės nė tėrė Kosovėn. Pretendojmė qė tė jemi edhe jashtė Kosovės nė perėndim, por edhe nė Maqedoni, Shqipėri dhe Preshevė dhe kemi bėrė kėshilla nismėtare pėrafėrsisht nė pesė deri gjashtė qytetet kryesore dhe kėto ditė presim qė ato t’i rrumbullakėsojmė dhe t’i mbajmė kuvendet e para zgjedhore, sepse deri nė gusht ne duhet tė mbajmė edhe zgjedhjet e brendshme, pra kuvendin e parė zgjedhor dhe deri atėherė do tė jemi gati. Deri mė tani nuk kemi asnjė degė, domethėnė janė kėshille nismėtare duke punuar nėpėr qytete dhe dalėngadalė jemi duke i zgjidhur njerėzit adekuat tė cilėt do t’i udhėheqin degėt nėpėr qytete.

Express: Ju kemi parė nė protestėn e fundit tė Lėvizjes Vetėvendosje. Ēka ju lidh juve me Vetėvendosjen?

F. Ramiqi: Qėndrimet e mia janė botėrisht tė njohura, nėse i hyni historikut, qėndrimeve tė pas luftės, gjithmonė kam pas qėndrime pėrafėrsisht tė afėrta me ato tė Vetėvendosjes. Vetė si njėri por edhe koncepti im politik dhe kombėtar ka qenė i pėrafėrt me atė tė Vetėvendosjes dhe zakonisht nė tė gjitha protestat e Vetėvendosjes kam marrė pjesė edhe pa u bėrė subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbėshtet ato kėrkesat e tyre sepse iu thashė janė tė pėrafėrta me qėndrimet tona por edhe sė fundi edhe Lėvizja Islame Bashkohu i ka qėndrimet e afėrta sepse nuk e mbėshtesim as si Lėvizje e as unė si Fuad marrėveshjen e cila ėshtė bėrė tashmė sė fundi me Serbinė dhe jemi munduar qė tė japim fillimisht njė kontributtė vogėl nė mbėshtetje tė thirrjes sė Vetėvendosjes kundėr ratifikimit.

Express: A ju keni bashkuar vullnetarisht protestės sė Albin Kurtit apo ka pasur koordinim mes dy subjekteve?

F. Ramiqi: Jo ne asnjėherė nuk kemi pasur koordinim, ne e kemi vlerėsuar vetė situatėn dhe pikat e pėrbashkėta tė cilat janė vitale pėr atdheun tonė, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojė pėr koordinim, nuk ka askush nė fakt do tė duhej tė ishin tė gjithė pa u koordinuar pėr t’i mbrojtur ato interesa vitale.

Express: A mund tė na thoni ēfarė mendimi keni pėr Albin Kurtin dhe Lėvizjen e tij?

F. Ramiqi: Mendimi im ėshtė ky: Unė e vlerėsojė shumė qėndrimin, vizionin dhe veprėn e tij nė tė kaluarėn dhe tash.

Express: Ky mendim i juaj a vjen pas deklarimeve tė tij pro shamisė dhe qėndrimit tė tij tė themi tė butė ndaj deklaratave tė Hoxhė Irfan Salihut apo ėshtė kaherė i tillė?

F. Ramiqi: Jo unė iu thashė qė me atė kam relacione edhe mė tė hershme dhe e kam vlerėsuar atė dhe pa kėto qėndrimet e fundit. Nuk ndikojnė fare kėto nė qėndrimet dhe mendimet qė kam pėr Liderin e Vetėvendosjes, pra kėto i kam qysh herėt. Anėn tjetėr ėshtė njė kėnaqėsi qė Lideri i VV’sė qėndrimet e fundit i ka nė interesa tė demokracisė sė zhvilluar dhe tė pėrparuar europiane e jo si subjekte qė pėr interesa vazale i kundėrshtojnė gjėrat fondamentale tė tė drejtave tė njeriut a gojėn e kanė plot integrime e demokraci kurse ato vetė i shkelin.

Express: A i bie kjo qė Lėvizja juaj dhe ajo e Albin Kurtit pėrkojnė me qėndrimet?

F. Ramiqi: Sigurisht qė ka shumė tė pėrafėrta sepse nė fokus ėshtė dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar nė tė ardhmen dhe gjithkund ku ka tė pėrbashkėta aty do tė bashkėpunojnė edhe pa u koordinuar. Ne i ēmojmė shumė vizionin edhe pse ne e kemi tė njėjtė pėr shembull sa i pėrket ēėshtjeve kombėtare, sa i pėrket marrėveshjes sė fundit qė u bė me Serbinė definitivisht Serbia arriti qė tė realizojė ėndrrėn e vet pėr Serbinė e madhe nė kufijtė e brendshme, jo me metodat gjenocidiale por me formėn e bisedimeve kinse demokratike duke rrumbullakėsuar Veriun e Kosovės me Republika Srpska dhe e cenojė rėndė interesin e kombit shqiptarė nė tėrėsi dhe pėr neve kjo ėshtė e papranueshme. Sikur qė ėshtė e papranueshme defilimi i hordave ēetnike me thirrjet kundėr shqiptarėve gjatė ditės qė ata e quajnė Vidovdan, ashtu humbjes sė tyre pėr fat tonin dhe dėbimin e tyre nga trojet shqiptare nė 1389 nga perandoria osmane dhe ne kėto nuk do ti tolerojmė nė tė ardhmen, Ka qenė njė situatė e ndjeshme, por nėse ata vazhdojnė kėshtu LISB’a nė vitin eardhshėm do tė merr masa dhe do tė pengojė edhe ardhjen e tyre ose ēfarėdo thirrje antishqiptare, urrejtjeje apo grup banale pėr neve ėshtė e patolerueshme dhe t’i ndalojmė ato grupe qė tė vijnė nė Kosovė.

Express: Kėto thoni qė janė qėndrimet tė pėrafėrta pėr ēėshtjeve kombėtare me Vetėvendosjes, ēka sa i pėrket ēėshtjeve fetare?

F. Ramiqi: Po ju e thatė mė herėt qė ata kanė dalė pėrkrah bartjes sė shamisė, unė nuk e shoh si pėrkrahje por ata vetėm e kanė zbatuar njė standard demokratik gjė qė edhe ne e jetojmė kėtu dhe ėshtė pėr t’i pėrshėndetur jo pse e kanė bėrė njė punė tė madhe por ata vetėm e kanė zbatuar njė standard. Kurse tendencat qė neve si lėvizje islame qė tė na etiketojnė vetėm si lėvizje islame ose tendencat qė ne tė hyjmė nė konflikt me Lėvizjen Vetėvendosje janė tė gabuara sepse koncepti edhe politik edhe filozofik edhe kombėtare edhe fetar ėshtė i pėrafėrt.

Express: Z. Ramiqi nė vjeshtė do tė mbahen zgjedhjet lokale. A do tė garojė LISB’a nė kėto zgjedhje?

F. Ramiqi: Lėvizja Islame Bashkohu e ka njė mision qė ta vetėdijesojė nė aspektin horizontal dhe vertikal ēdo qytetarė e jo vetėm familje pėr vlera kombėtare dhe fetare si parakusht i njė identiteti tė pėrafėrt me tė gjitha kombet e botės. Mos tė jetė e nėnshtruar nga interesa vazale apo mos tė jetė satelit i interesave tė dikujt tjetėr edhe si komb edhe si shtet por tė jetė faktor edhe paqeje edhe sigurisė por edhe forcė nė Ballkan qoftė ekonomike apo ushtarake nė tė ardhmen. Ne do ti vlerėsojmė mirė zgjedhjet por ky ėshtė njė problem i keq sepse fatkeqėsisht neve zgjedhjet na i caktuan serbėt duke shkel rėndė rendin kushtetues dhe parimet me tė cilat ne jetojmė e veprojmė dhe ndoshta ėshtė edhe njė arsye qė tė mos marrim pjesė nė kėto zgjedhje?

Express: Nė zgjedhjet parlamentare a do tė merrni pjesė?

F. Ramiqi: Po gjithsesi nė ato do tė marrim pjesė, ėshtė njė ndėr kushtet meqė po mundohemi qė mekanizmat e pushtetit tė jenė vetėm mjete pėr tė arritur qėndrimet tona dhe tė distancohemi nga mentaliteti vazal dhe mentaliteti i viktimės ose kėrcėnimeve apo shantazhit ose interesave tė tjetėr kujt nė kurriz tė popullit shqiptarė.

Express: Me kėnd jeni mė tė afėrt politikisht, pra me kėnd do tė lidhnit koalicion parazgjedhor, me Vetėvendosjen?

F. Ramiqi: Tash kėto janė kalkulime qė janė shumė tė hershme pėr neve meqė na takon neve qė tė dėshmohemi si subjekt andaj nė zgjedhje tė hyjmė si tė vetme. Tė hysh nė koalicion pa u dėshmuar nuk ėshtė njė forcė dhe ne pretendojmė qė tė jemi faktor dhe jemi faktor dhe koncepti fillestarėshtė qė nė vet do tė hyjmė nė zgjedhjet parlamentare. Nuk domethėnė qė njė qėndrim Ad- hoc ose njė segment ku pėrputhemi me ndonjė parti politike tė jetė gjithēka pėr tė hyrė nė koalicion. Ka gjėra mė parimore dhe tė thella qė mund tė na ofron me njė subjekt qė tė jetė nė garė me ne.

Express: Nėse do tė kishit ofertė nga z. Kurti a do tė pranonit?

F. Ramiqi: Po kjo duhet tė shihet. Unė ju thashė qė sė pari ne duhet ta tregojmė fuqinė tonė vet pastaj tė shohim me kė jemi mė tė pėrafėrt pėr tė zhvilluar konceptet tona.

Express: Pra nuk po e mohoni mundėsinė e ndonjė koalicioni me VV’nė?

F. Ramiqi: Po nė politikė jam mėsuar me thanė qė kurrė mos thuaj kurrė, pėr momentin nuk them asgjė por thellė parimisht jemi tė vendosur qė tė shkojmė vetė ne zgjedhjet dhe do tė tentojmė qė vet tė fitojmė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė