Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-08, 11:00   #51
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

4. Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri
dhe pavarėsi.


Me luftėrat e tij pėr gati njė ēerek shekulli, Skėnderbeu
ėshtė shembulli i virtytit dhe kryerjes sė detyrės ndaj atdheut, i
luftės pėr ēlirim nga pushtuesit mė tė egėr tė vendit. Ai po ashtu
ėshtė shembulli I trimėrisė dhe strategut ushtarak, meqenėse u ndesh
me njė fuqi shumė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.

Edhe ndaj kėtij argumenti janė paraqitur vėrejtje tė ndryshme dhe
interpretime alternative.

Sė pari, a ėshtė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit pėr liri apo siē ėshtė e zakonshme nė politikėn e shqiptarėve edhe ai ėshtė bashkėpunėtor me njė pushtues dhe
sundimtar kundėr njė pushtuesi dhe sundimtari tjetėr ?
Skėnderbeu ka qenė bashkėpunues politikisht me serbėt, veēanėrisht sundimtarin e
Kosovės Brankoviē.
Prandaj pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e lidhur me pėrgjigjen nė njė pyetje tjetėr:
a ėshtė Kosova toka shqiptare, do tė thotė atdhe, pjesė e atdheut ?
Nė qoftė se po dhe ndodhej nėn sundimin serb, atėherė del se
bashkėpunimi me serbėt ėshtė bashkėpunim me pushtuesit e atdheut.

qoftė se Kosova nga udhėheqėsit shqiptarė nuk konsiderohet tokė
shqiptare, pjesė e atdheut, atėherė bashkėpunimi me serbėt nuk ėshtė
bashkėpunim me pushtuesit e atdheut, por vetė politikani shqiptar
sillet dhe mendon njėlloj si politikani serb, domethėnė jo si
bashkėpunėtor i serbėve, por si vetė sebėt.
Sepse konsiderimi i Kosovės tokė joshqiptare ėshtė karakteristikė
themelore e mendimit tė ēdo politikani serb. Nė tė dy rastet,
bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt tregon rreshtimin e tij nė anėn
e pushtuesve, pėrkatėsisht tė armiqve tė shqiptarėve. Argumente tė
ndryshme janė zhvilluar pėr tė treguar se serbėt gjatė pushtimit
osman kanė qenė edhe vetė tė pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim tė
quhen pushtues (psh historiografia enveriste), por argumente janė
zhvilluar pėr tė treguar se edhe osmanėt pas disa shekujve tė
qėndrimit nė Ballkan, nuk ishin mė pushtues, por vetėm popull
sundues (psh Castellan).
Sidoqoftė, mė tepėr se ēėshtje pėrkufizimi teorik, cilėsimi i serbėve dhe osmanėve si pushtues ėshtė i lidhur me pėrjetimin e tyre nga popullsitė e sunduara.
Dhe, edhe pas shekujsh sundimi si serbėt, si osmanėt, pėrjetoheshin si pushtues dhe
sundimtarė. Nga bashkėpunimi me serbėt Skėnderbeu nuk del shembull
i luftėtarit pėr liri dhe pavarėsi, por I bashkėpunimit me njėrin nga
pushtuesit (serbėt) nė luftė kundėr pushtuesit tjetėr (osmanėve).

Sė dyti, cili ka qenė pushtuesi ose po tė pėrdoret termi i Castellan,
sundimtari mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt: sundimtari serb apo
osman ? Dėshmitė tregojnė bindshėm se jo vetėm para, por edhe pas
pushtimit osman pėr shqiptarėt rreziu kryesor, sundimtari dhe
pushtuesi mė i rrezikshėm mbeten sllavėt dhe grekėt.
Prandaj tė
gjithė politikanėt shqiptarė zgjodhėn ndėrmjet rrezikut mė tė madh
dhe rrezikut mė tė vogėl dhe jo ndėrmjet lirisė dhe robėrisė,
zgjodhėn bashkėpunimin me armikun dhe pushtuesin mė pak tė
rrezikshėm osman, ose me armikun dhe pushtuesin mė tė rrezikshėm sllav e grek.
Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai ka
qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm sllavė dhe
grekė.
Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai
ka qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm e
jo luftėtar i lirisė.

Sė treti, a ka qenė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė
apo tė vasalit ?

Skėnderbeu nuk kishte pranuar vasalitet ndaj sulltanit, por kishte pranuar vasalitet ndaj Venedikut. Nga kjo del se Skėnderbeu nuk ka qenė shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė, por
vasal, sepse fakti qė nuk ėshtė vasal i sulltanit, por i Venedikut
nuk e ndryshon faktin se ka qenė vasal.

Kjo pėrsėri ėshtė vetėm ēėshtje e zgjedhjes: vasal i kujt ? Kėtu
shtohet edhe se Venediku po ashtu mbante nėn sundim territore dhe
portet mė tė rėndėsishme shqiptare dhe Skėnderbeu ishte vasal i njė
sundimtari e pushtuesi.

Sė katėrti, Skėnderbeu vėrtetė ėshtė shėmbėlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndėrmjet luftės dhe politikės tek ai ėshtė I pėrmbysur, sepse lufta shikohet si
kryesore dhe politika dytėsore, ndėrsa politika do tė duhej tė ishte mbi
luftėn.

Sė pesti, nė luftėrat e tij Skėnderbeu ka qenė i manipuluar nga
agjentura joshqiptare, para sė gjithash papati, Venediku,
hungarezėt etj., etj., tė cilėt e kanė pėrdorur Skėnderbeun pėr tė dobėsuar
rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftėrat nė territor
shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, kėto fuqi kanė
arritur ta fusin Skėnderbeun nė luftė kundėr superfuqisė mė tė madhe
tė kohės (si t'u shpallė sot Shqipėria luftė SHBA-ve), luftėrat janė
zhvilluar nė territor shqiptar, pėr rreth njė ēerek shekulli
shqiptarėt as kanė mbjellė, as kanė korrur, as kanė zhvilluar
tregtinė, zejet etj., ėshtė shkatėrruar njė pjesė e madhe e
popullsisė, e pasurive si: ullinjtė, vreshtat etj., etj. Nga tė
gjitha kėto, nga kjo politikė e Skėnderbeut mund tė kenė pėrfituar
popujt e ndryshėm, por kanė humbur shqiptarėt.

Megjithė premtimin pėr tė mos bėrė digresione (degėzime) tė
argumentimit, kėtu bėhet i nevojshėm njė i tillė. Fjala ėshtė pėr
argumentin se ndėrmjet prirjes sė Skėnderbeut drejt katolicizmit dhe
prirjes sė tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ka njė kontradiksion
tė papajtueshėm, sė paku nė kontekstin e marrėdhėnieve ndėrmjet
katolicizmit shqiptar dhe sllavėve ortodoksė, nė radhė tė parė
serbėve. Nė traditėn katolike shqiptare ka pasur njė rrymė tė fortė
tė konfliktit me ortodoksizmin serb qė kur u ndanė
kishat nė romake dhe bizantine. Nė kohėn e Skėnderbeut ende ishin
tė pathara damkat e hekurit tė skuqur tė pėrdorur nga serbėt e Stefan
Dushanit e pasardhėsit tė tij, masakrat, shpronėsimet, ndarjet e
burrit nga gruaja, e fėmijėve nga prindėrit si presion pėr
konvertimin e shqiptarėve katolikė nė ortodoksė. Pėrdorimi i
shkallės kaq tė lartė tė dhunės pėr konvertim, ėshtė tregues edhe i
shkallės sė lartė tė kundėrshtimit tė shqiptarėve
katolikė pėr t'u kthyer nė ortodoksė qė e bėnte tė nevojshme
pėrdorimin e mjeteve ekstreme mesjetare tė dhunės. Prirja e
Skėnderbeut pėr aleanca me nipin e Car Lazarit, Brankoviēin, ishte
krejt nė kundėrshtim me kėtė qėndresė popullore dhe me rrymėn e
klerit katolik shqiptar qė pėrpiqej tė ruante lidhjet me papatin
dhe katolicizmin nga ortodoksizmi sllav. Qėndresa e klerit katolik
shqiptar jo vetėm me bazė fetare, por edhe mbi bazė etnike
ndaj sllavizimit tė kishės shqiptare vėrtetohet pėrgjatė gjithė
shekujve.
Ata, qė nė atė kohė janė ngritur kundėr mbushjes sė kishave
shqiptare me klerikė tė besimit katoloik, por etnikisht sllavė (psh
raguzianė) siē dėshmohet nė dokumentat e kohės dhe kjo ndeshje e
klerit katolik me klerin sllav, qoftė edhe katolik, gjendet gjatė
gjithė historisė sė katolicizmit shqiptar deri sot. Armiqėsia e
lashtė e ortodoksizmit sllav ndaj katolicizmit shqiptar u vėrtetua
si edhe mė e dhunshme nė vitet 1913-1914 nė masakrat e kryera nga
qeveria malazeze ndaj popullsisė myslimane e katolike shqiptare pėr
konvertimin e tyre nė ortodoks. Prandaj Skėnderbeu me prirjen e tij
drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ėshtė nė kundėrshtim me
qėndresėn popullore dhe tė klerit katolik shqiptar kundėr
ortodoksizmit sllav, sepse nuk mund tė ishte njėkohėsisht edhe mik
i sllavėve, edhe mbrojtės i katolicizmit shqiptar.

vazhdojme me piken 5.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė