Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-09, 21:11   #17
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Omar Al-Khayyam

Nga hidhėrim'i ndarjes jam pėrpirė,
Sa e sa herė zemra m'ėshtė grirė:
Ty natėn tė kujtoj e psherėtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirė.


32

Kur s'dhėmp e s'shėmp nuk ėshtė Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsė dhe Huri:
Kur zjarr' e ke nė gji, me nat' e ditė
Sot ndrit me gas e nesėr ndes mė zi.


33

Te rrug' e Trėndafilit plot me gjėmba
Pikova gjak, u ēora dhe u shėmba:
Pa qindra plag' e ēpojtje s'qepeht krehri
Nė flokėt e sė Dashurės me dhėmba.


34

Zemrėn me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakėn rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tėra digjet pa kujdes.


35

Me syrin bukuri e dritė ēpall,
Nė zemrėn Dashuri e zjarr mė kall:
Ti s'mė vė re aspak ose mė tall,
Kur unė pshėrtij pėr ty me mall.


36

Zefire, fryre, syri im tė pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe mė la
Dhe dyke fluturuar pas tė ra:
Banesėn sot nė gjoksin tėnt e ka.


37

Selvia qė mė bėri skllav e mbret
Tani mė nisi prapė muhabet;
Mė qesh me buz' e sy, se shpirti i thotė:
"Bėje tė mirėn dhe e hith nė det".


38

E dashura shkėlqeu, mė vėrboi,
Zemra mė fliste gjuha mė pushoi:
Kush pa me sy torturė kėsisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39

Kush nė Gėrmadhen tė ka prurė, kush?
Kush ta ka ēfaqur natėn mirė, kush?
Kush tė ka fryrė tė mė ndezėsh furrė
Nga Dashuria tė sėmurė, kush?


40

Nė kėtė Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kėrkim e udhėtim:
Tė bukur Qiparis si ti s'kam parė,
S'tė kapėrcen as hėna nė shkėlqim.



Raportoje E identifikuar
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė