Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-09, 22:19   #49
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Kush din dhe mundet me m'tregue...!

..Diploma nuk mė mėsoj mua,unė mėsova Diplomėn…
Nje shkaravine ne gjuhen maqedone,tjetra ne ate gjermane jan dy flete letre te zbukuruara dhe me germa boll mire te qendisura te cilave nuk au kam ve veshin, po as syt nuk i kam lodhe,as qe kam mundesi te flas ngase nuk me ndihmuan mua te ngritem ne nivel te atij qe jam,po as me ulen nga ai nivel qe duhet te jam,sepse,une isha ai qe mesova diplomen,megjithate,nuk di asgje.
Do te ik te se kaluares se te gjithe asaj per cka dhash mund kur me ne fund, me u deshte te arratisem per te siguruar kafshaten e bukes.U shtru nevoja perkrah aftesive qe kisha ne lemin e telekomunikacionit,te merem edhe me Sistemin Kompjuterik per te cilin kisha ndigju,por dhe kisha frike te i afrohem sepse me dukeshte i pakapshem per mua.

Eshte ne nivel te ulet te shqiptarit te flas me diplomen,sepse krijuesit e veprave te medha kur nuk kan fole per diplome po kan fol veprat e tyre.
Libri i pare qe me ka ra ne dore ne gjuhen shqipe,Sistemi Kompjuterik,eshte i Autorit Nexhat Tatari”Sistemi punues dos windows`98,botimi Zvicer 1999,dhe askund nuk permendet grada e Diplomes,por si veper ben Zotri Nexhat Tatarin te gjindet ne mes te doktoreve te shkencave,keshtu mendoj une kurse,Zenel Berisha,Dejė-Kosovė shkruan;

“Duke lexuar librin”Sistemi punues DOS dhe Windows`98.
Te zoteri Nexhat Tatarit nga lemia e informatikes.Nuk na mbetet tjeter vec se te pershendesim me fjalet miradie duke i deshiruar suksese edhe ne te ardhmen.Ky liber eshte nje dritare me shume. Eshte nje mesim i pavarur drejt kycjes ne linjat botrore.
Zotri Tatari deshmoi se populli yne nuk eshte vec per pune krahu,po din te eci ne hap me kohen.Mjerisht dikush tjeter eshte ai qe po e pengon dhe qe deshiron ta lene edhe me ne terin informativ”.

Si njohes i gjuhes gjermane qe ne moshe te re,nuk pata veshtirsi te futen ne boten kompjuterike,por libri i Nexhat Tatarit me shkriu ne emocione dhe me dha forcen dhe dinjitetin,krenarin dhe kurajon,nje dhurate e shtrejte qe hapi cdo qelize te trurit time dhe me plote kenaqsi dhe vullnet te ec perpara.
Ishte kenaqsi e veqante kur ate qe kisha mesu nga Windows libra ne gjuhen gjermane,tashti te lexoj edhe ne shqip.Ndjeja nje ngrohtesi qe me kapercente cdo pellembe te trupit tim kur lexoja se sa bukur dhe thjeshte zotri Tatari i jepe ketij libri dhe lexuaesit sqarime te hollsishme qe nga veteranet e shekullit 18-19. nga mjetet mekanike per llogaritje,deri ne modernizim te sistemit kompjuterik sot.
Kenaqsia me e madhe ishte se kisha ne dore gjithe boten dhe ardhmerine ne gjuhen shqipe.
Kisha ne dore ne gjuhen time”Sistemin Kompjuterik”per te cilin Autori shprehet:
“Thenja kompjuter ne nje menyre tjeter do te mund te shprehet edhe me fjalet:Sistem Kompjuterik.Ne esence perbehet nga dy komponente te cilat e ndertojne nje teresi kompakte“
HARDUERdhe SOFTUERI.

Une jam nje komponent individ i thurur ne brendesi te dy komponenteve-Kompjuter,per fat te mire pa diploma sepse ato jan te varura diku ne muret e shtepise time ne Kercove, dhe vetem miucet kaher ua hedhin syt sepse nuk u jepet mundesia te i bejne “bersi”,copa copa.qe do te ishte edhe kenaqsia e tyre,kurse ketu jemi dhe duhet te jemi po qofte edhe ne boten virtuale pa diploma, po me njohuri lakmuse te pakten per ato qe deshten te na lene ter informativ per gjithe jeten.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė