Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-13, 18:50   #43
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt



Nė fundjavė (15.06) nė Kėln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqėruar nga bashkėshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndėr tė tjera pėr raportin Shqipėri - Europė - Perandori osmane.

Bashkėbisedimi me shkrimtarin u fokusua mė shumė nė librat mė tė fundit tė Kadaresė dhe veēanėrisht nė temat mė aktuale qė preukupojnė shqiptarėt nė Shqipėri dhe Kosovė. Duke u nisur nga jehona qė ka bėrė libri mė i fundit i tij "Mosmarrėveshja“, pjesė e tė cilit u lexuan nė sallė shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal mė sė shumti nė temėn mjaft delikate tė raportit mes Shqipėrisė dhe Europės, apo tė raportit tė Shqipėrisė me kohėn e pushtimit turk, pėr tė cilėn kohėt e fundit ka pasur shumė diskutime.
Sipas Kadaresė, problemi thelbėsor mbetet raporti i Shqipėrisė me Europėn „Nuk ka problem tė Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem tė Shqipėrisė, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjė problem tė asnjė populli tė Gadishullit pa qenė i lidhur me Europėn“. Pėr Kadarenė shqiptarėt janė njė ndėr tri popujt mė tė rėndėsishėm nė Ballkan. Pra kėta janė: shqiptarėt, grekėt dhe serbėt. Por, sipas tij, ka mbi njė shekull qė pati lindur njė teori qė vetėm dy nga kėta popuj duhet tė qėndrojnė nė Europė, ndėrsa njė duhet zhdukur.

S'mund tė ketė Shqipėri jashtė qytetėrimit europian

„Populli i dėbuar qė ėshtė populli shqiptar, duhej tė dėbohej me forcė, me ndarje, me shpėrngulje, me denatyrim, duke provuar tė gjitha mėnyrat. Madje pėr parantezė: gjuha shqipe nė Europė ėshtė e vetmja e ndaluar me ligj pėr shekuj tė tėrė. Nuk ka njė gjuhė tjetėr indo-evropiane qė ėshtė e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk ėshtė shpjeguar nga historiografia shqiptare“. Duke u nisur nga kėto fakte, sipas Kadaresė shqiptarėt megjithatė kanė njė lloj pėrkushtimi disi tė habitshėm pėr Europėn, pėr qytetėrimin europian. "Ata e kanė kuptuar se s'mund tė ketė Shqipėri jashtė komunitetit europian, jashtė qytetėrimit europian".

Nė librin "Mosmarrėveshja", Kadare heq njė paralele mes shqiptarėve dhe Europės duke theksuar se ngjajnė pėr nga ashpėrsia. Kėtė Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy pėrbindshat mė tė rrezikshėm tė shekulllit tė 20 e kėtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetė kjo Europė i ka mbytur ato. "Nuk e mbytėn fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikės, as Kina dhe as India apo ndonjė kontinent tjetėr. Dhe kėtu ėshtė forca e qytetėrimit europian, qė ai edhe kur pjell tė keqen di ta mbysė atė. Besoj se tashmė tė gjithė e kujtojnė parrullėn tonė pas rėnies sė komunizmit: E duam Shqipėrinė si gjithė Europa“.

Njė tjetėr temė me tė cilėn u pėrball shkrimtari Kadare nė mbrėmjen letrare nė Kėln ishte edhe periudha e sundimit osman nė Shqipėri, pėr tė cilėn pati njė sėrė pyetjesh nga tė pranishmit. Dihet tashmė se nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri ėshtė vėnė nė diskutim raporti i Shqipėrisė sė atėhershme dhe pushtimit osman. Shumė debate kanė nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve tė historisė pėr periudhėn osmane. Ka shumė teza qė vėnė nė diskutim kėtė periudhė historike. Kadare me njė gjuhė tė ashpėr u shpreh mjaft kritik ndaj kėsaj teme. „Thelbi dhe baza e historisė nuk mund tė ndryshohet, ajo mund tė interpretohet sipas interesave tė ditės, por kurrsesi nuk mund tė ndryshojė. Kėtė „teori“ qė ka dalė tashmė nė skenėn shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robėrisė".


Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt


Sipas kėsaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diēka pozitive pėr kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga njė rrezik mė i madh qė ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresė ėshtė e gjitha krejtėsisht e pavėrtetė. Kjo ėshtė njė fantazi makabėr, shpifje, njė doktrinė e sajuar. “Tė gjithė popujt e Ballkanit pėsuan njė dramė tė pėrbashkėt dhe nė kėtė dramė nuk ka pse populli shqiptar tė bėjė befas njė pėrjashtim, sepse nuk ka pasur kurrėfarė pėrjashtimi nė fatin e tij. Populli shqiptar ka qenė mė i ashpri kundėr Perandorisė Osmane, pėr vetė faktin se shqiptarėt u bėnė pengesė kryesore pėr depėrtimin e Perandorisė Osmane deri nė Itali. Sllavėt vetė ishin pėr faqe tė zezė, gjendja e tyre ishte mė e defavorizuar se e shqiptarėve. Atėherė: nga cilėt sllavė na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtėn ne turqit nga sllavėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Pėr mua e gjitha ėshtė groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri nė fund“, shtoi Kadare.

Nė fund tė takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipėrisė lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e sė kaluarės duke iu referuar shembullit tė Gjermanisė e cila e kapėrceiu kėtė akt nė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėr Kadarenė ky problem nuk mund tė anashkalohet se paska probleme tė tjera nė Shqipėri mė tė rėndėsishme se sa ky. Ai i quajti tė pajustifikueshme tė gjitha zvarritjet qė bėhen nė kėtė drejtim. Sipas tij, kjo detyrė morale pėr hapjen e arkivave tė fshehta, tė ndėrgjegjes sė njė populli ėshtė numėr njė dhe pėrsa i pėrket profecisė se po u hapėn arkivat e fshehta do tė ndodhi katastrofė, kjo sipas tij nuk ėshtė e vėrtetė. „Pėrkundrazi asnjė katastrofė nuk i erdhi as Gjermanisė, madje njė nga arsyet qė eci pėrpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndėrgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė