Tema: Lėkura
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-11, 08:20   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lėkura

Londėr, 13 mars - Pėr shumė nga ne, koha e ftohtė sjellė lėkurė tė thatė dhe flokė mė tė yndyrshėm. Fajtori: lagėshtia e ulėt nė ajėr, e cila than lėkurėn. Ajri i thatė dhe ngrohja, ngrohėsit e hapėsirės dhe kaminat, tė gjitha kėto kontribuojnė nė nivelet mė tė ulėta tė lagėshtisė. Pėr luftė kundėr thatėsisė, provoni kėto trajtime natyrale pėr lėkurė tė thatė e cila menjėherė do tė bėhet e butė dhe e mėndafshtė.

Pėr lėkurė tė thatė, vaji i ullirit mė i miri
Kur ėshtė fjala pėr strategji pėr kujdesin e natyrshėm tė lėkurės sė thatė, vaji i ullirit ndoshta ėshtė zgjidhja mė e mirė. E freskon shpejt lėkurėn e thatė, bėn mrekulli nė duar dhe bėrryla, largon grimin dhe qetėson kruajtjet e lėkurės. Kur lėkura ėshtė shumė e thatė, mund tė aplikoni njė shtresė tė hollė tė vajit tė ullirit ekstra tė virgjėr pėr dozė shtesė tė antioksidantėve dhe acideve tė mira yndyrore.

Provoni pilingun natyror si jogurti, papaja dhe kungulli
Mund tė gjeni shumė mundėsi pėr kujdes tė natyrshėm tė lėkurės sė thatė nė kuzhinėn tuaj. Jogurti, veēanėrisht ai grek, ėshtė i shkėlqyeshėm pėr pastrim me pilingun e lehtė e cili do tė largojė lėkurėn e thatė dhe do ta lėrė ndjenjėn e freskisė.
Provoni me kėtė maskė pėr fytyrė dhe dekolte: pėrzieni gjysmė filxhani tė jogurtit grek me 3 lugė papaje dhe aplikojeni nė lėkurė.
Maskėn pėr fytyrė dhe trup nga kungulli dhe cimet pėrgatiteni me kungull tė grirė nė rende dhe gjysmė luge cimet nė pluhur. Lėreni maskėn nė fytyrė dhe trup 5 deri 15 minuta.
Ose provoni me maskė antioksidante pėr duar dhe kėmbė. Pėrzini nė mikser tri tė katėrtat e filxhanit me dredhėza, tri tė katėrtat e filxhanit me mjedra, tri tė katėrtat e filxhanit me boronica dhe gjysmė filxhani me kefir.

Pėrgatitni piling shtėpiak
Ekonomik dhe efektiv, sheqeri dhe ēfarėdo vaji bėjnė piling tė pasur, tė ushqyeshėm pėr lėkurė tė thatė. Thjesht, vetėm pėrzieni sasi tė barabarta tė sheqerit kualitativ ngjyrė kafeje dhe tė vajit. Shpėrndajeni nė lėkurė me lėvizje rrethore. Pėr doza shtesė tė vitaminave dhe mineraleve shtoni njė lugė mjaltė. Pėrkujdesuni pėr njė dush tė plotė pas kėsaj!

Fuqia shėruese e mjaltit
Mjalti ėshtė i shkėlqyeshėm pėr buzė tė thata, tė ēara. Aplikoni pak mjaltė organik nė orėt e mbrėmjes dhe do tė zgjoheni me buzė tė buta tė gatshme pėr puthje. Ky trik po ashtu funksionon nė thembra dhe bėrryla tė ashpėr.

Provoni ilaēe natyrale pėr flokė tė thatė
Pėr flokė tė thatė; pėrzieni njė tė kuq veze dhe njė lugė shampon. E kuqja e vesė nė flokė mund tė forcojė rrėnjėn e flokut, ndėrsa disa besojnė qė parandalon edhe rėnien e tyre.
Ose provoni me maskė hidratuese pėr flokė tė thatė. Pėrzieni njė avokado me dy lugė vaj apo lėng rrepe dhe vaj tė ullirit. Bėjini masazh kokės dhe lėreni kapelėn plastike pėr dush nė kokė pėr ta mbajtur ngrohtėsinė dhe lagėshtinė. Lėreni nė kokė pėr 15 minuta.


Mos harroni shėrimin e lėkurės prej brenda nga jashtė

Ushqimi i pasur me magnez, me acide esenciale yndyrore, vitaminėn C dhe beta-karoten, e ushqen lėkurėn brenda dhe e bėn mė pak tė prirė ndaj thatėsisė. Ushqejeni lėkurėn duke ngrėnė ēokollatė tė zezė, salmon dhe karota.
  Pėrgjigju Me Kuotė