Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-07, 15:25   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim "Ikja e trurit", brenga e Evropes Juglindore

Nje e treta e te diplomuarve braktisin vendin per Perendimin

"Ikja e trurit", brenga e Evropes Juglindore

Parashikimet per ndryshimin e kesaj tendence brenda nje kohe te shkurter jane shume pesimiste
Nė mėnyrė tė rregullt e tė vazhdueshme, popullsia mė aktive e mė e aftė nė vendet ku ėshtė zhvilluar testimi si: Shqipėria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Rumania e kėrkon fatin e saj jashtė vendit, thotė Marijana Grandits, qė punon pėr Paktin e Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Pėr vendet e Evropės Juglindore ajo e cilėson tė ashtuquajturėn tashmė si simptoma e "Brain Drain", (rrjedhja e trurit) me pasoja tė rėnda: "Te kėta njerėz ėshtė investuar pėr njė kohė tė gjatė. Ata janė shkolluar e trajnuar, por mė pas shohim se ata largohen. Shpesh bėhet fjalė pėr kontingjente tė rinjsh, tė pasionuar e tė ndershėm, qė janė tė vlefshėm nė ēdo kohė e pėr ēdo shoqėri, pasi ata kėrkohen si forca mė e kualifikuar pėr ndėrtimin e strukturave tė reja, pėr tė cilat ata, ndėrkohė, edhe kanė kontribuar, e mund tė kontribuonin sigurisht edhe mė shumė".

Tė ardhura mė tė larta dhe mė shumė mundėsi

Arsyet pėr tė lėnė vendin janė tė shumta. Nga njėra anė, ata joshen prej tė ardhurave mė tė mėdha nė vendet e vjetra anėtare tė BE-sė. Tej kėsaj, shkencėtarė shumė tė zotė nė vendet e tyre respektive, nuk kanė kurrfarė shansesh praktikisht pėr tė bėrė karrierė. Bullgaria, pėr shembull, ka vėnė nė dispozicion si buxhet pėr kėrkimin shkencor, vetėm 0,5 pėr qind tė GDP-sė sė saj, thotė Nikolina Sretenova, specialiste nė Akademinė Bullgare tė Shkencave: "Unė nuk dua tė bėj fare krahasim me vendet e vjetra anėtare tė BE-sė, apo me SHBA-nė, por tė krahasohemi me vendet ish-komuniste, anėtare tė reja tė Bashkimit Evropian. Ndėr ta, e para renditet Sllovenia, e ndjekur nga Ēekia e Hungaria pėr investimet nė kėtė sektor. Nė krahasim me Bullgarinė, ajo shpenzon dhjetėfish mė shumė, kurse Ēekia gjashtė e Hungaria pesė. Pėr tė mos folur pastaj pėr rrogat".

Pėrse tė rikthehen?

Pa mjetet e duhura financiare dhe investimet nė shkencė e lėmin e kėrkimit shkencor, shkencėtarėt e rinj nė vendet tyre nuk mund tė konkurrojnė dot nė mėnyrė tė barabartė me kolegėt e tyre nė vendet e tjera tė Evropės e botės. E kjo do tė thotė se ata parapėlqejnė mė mirė tė shkojnė e tė jetojnė e punojnė atje ku gjenden dhe kushtet optimale pėr ta. "Njė aspekt tjetėr ėshtė edhe se qėndrimi nė vendlindje pėr ta nuk duket fare atraktiv, duke pasur kėtu parasysh jo vetėm kushtet e punės e rrogat, por edhe kushtet e jetės nė tėrėsi", thotė Gejsi Plaku, bashkėthemeluese e rrjetit tė studentėve shqiptarė jashtė vendit. Kundėr idesė sė rikthimit flet shumėēka: "Gjendja sociale e ajo politike flasin kundėr njė rikthimi tė mundshėm, pasi akoma nuk ėshtė ashtu siē ne do ta kishim dashur tė ishte. Rroga mesatare nė Shqipėri shkon te 200 euro, e njė profesor universiteti fiton 400 euro, ēfarė flet qartazi se ajo ėshtė shumė mė e vogėl se nė Evropėn Perėndimore".

Perspektivat nė vendet e tyre

Mobiliteti i studentėve dhe shkencėtarėve tė rinj nuk mund tė interpretohet vetėm nė aspektin e saj negativ, mendon Marijana Grandits e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Nėse fenomeni "Brain Drain" do tė shndėrrohej nė "Circulation of Brains" (qarkullim i trurit), atėherė tė rinjtė do t‘i investonin eksperiencat e tyre nė atdhe. E pėr kėtė, sė pari ata duhet tė shohin njė terren ku i ofrohet perspektiva e qartė. "Ēfarė kuptohet nėn termin perspektiva? Nga njėra anė ajo politike dhe, nga ana tjetėr, ajo ekonomike e sociale. Kėtu duhen pėrpjekje tė mėdha nga ana e qeverive pėrkatėse dhe e Komisionit Evropian, tė shteteve fqinje, tė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, pėr tė arritur nė krijimin e strukturave pėrkatėse. Me kėto hapa duhej tė fillohej qysh mė parė, pasi ne tė gjithė e dimė se minimumi do na duhen tė paktėn dhjetė vjet pėr tė parė rezultatet e punės sonė".


Gazeta "Shqip"



Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante