Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 19:52   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islam vs Muslim

Sunitėt dhe shiitėt: kontradikta dhe rivaliteti


Qemajl Morina



Bota islame, viteve tė fundit po ballafaqohet me njė mosbesim tė madh nė mes sunitėve, tė cilėt pėrfaqėsojnė 90% tė myslimanėve tė botės dhe shiitėve, tė cilėt pėrfaqėsojnė 10% e popullatės nė fjalė. Nė kohėn kur sunitėt janė tė shtrirė nė tė gjitha vendet myslimane, shiitėt janė tė pėrqendruar nė Iran, ku shiizmi ėshtė drejtim zyrtar i fesė shtetėrore. Por, shiitėt janė tė pėrhapur edhe nė disa vende tjera, siē ėshtė Iraku, ku edhe ekzistojnė disa vende tė shenjta tė tyre.

Mospajtimet nė mes Iranit dhe botės arabe nė fillim ishin mė tepėr tė karakterit nacional se sa fetar. Kėshtu mund tė pėrshkruhet periudha e perandorit iranian Reza Pahlavit, ndėrkohė qė periudha pas Revolucionit Islamik e Ajatullah Humejnit e vitit 1979 do tė merr karakter fetar. Ishte hera e parė nė kohėn mė tė re, qė Iranit po i jepej rasti tė jetė prijės i Botės Islame. Pėr kėtė edhe bėri ēmos qė ta shrijė ndikimin e vet kudo nė vendet islame. Por, aty ku dėshironte ta bėnte mė sė shumti ishte Egjipti. Nė Egjipt ishte themeluar shteti i parė shiit i Fatimijėve gjatė viteve ( 969 - 1171 ). Mirėpo, Egjipti pėr shkak tė njė miqėsie tė kahershme ndaj Pahlavit, ishte i martuar me princeshėn Fevzije, motrėn e mbretit Faruk tė Egjiptit. Nė momentin kur ai ra nga pushteti, aleatėt e tij perėndimorė nuk i siguruan qoftė edhe vend strehimi pėr tė dhe familjen e tij. Pėr tė Egjipti ishte vendi i vetėm, nė krye tė cilit ishte presidenti i atėhershėm, Muhamed Enver Es-sadat, i cili e strehoi, por pėr njė hap tė tillė atij iu desh t’i ndėrpriste marrėdhėniet diplomatike me Teheranin dhe regjimin e Humejnit.

Kėshtu pra ardhja nė pushtet e Lėvizjes Islamike e “Vėllezėrve Myslimanė” nė Egjipt, pas Revolucionit tė 25 janarit tė vitit 2011, pėr Teheranin ishte njė lajm i gėzueshėm, pėr realizimin e interesave tė tij nė njė vend ku pėrveē tjerash gjenden njė numėr i konsiderueshėm i monumenteve shiite. Pėr kėtė pra dhe hapi i parė qė ndėrmori Teherani ishte nėnshkrimi i marrėveshjes pėr shkuarjen e turistėve iranian nė mėnyrė tė organizuar nė Egjipt. Kjo marrėveshje ishte e mirėseardhur pėr Egjiptin nė kohėn kur numri i turistėve nga bota ėshtė reduktuar nė maksimum pėr shkak tė gjendjes jo stabile pas revolucionit tė 25 janarit tė vitit 2011.

Marrėdhėniet e acaruara dhe humbjen e besimit nė mes sunitėve de shiitėve mė sė miri e ilustron, analisti iranian, Ataallah Muhaxherani, nė tė pėrditshmen saudite, “Asharqal Avsat”, tė datės 13 mars, i cili e pėrshkruan pėrvojėn e qėndrimit tė tij tė shkurtėr nė Kajro. Nė rrugėn time pėr nė pjesėn e vjetėr tė Kajros nė lagjen Han el-Halili mora njė taksi, shoferi i tė cilit mė pyeti se a mos isha irakian. Unė ia ktheva , jo unė jam iranian. Pastaj mė pyeti me njė theks pak sa tė lartė: sunit apo shiit? Ia ktheva: unė jam mysliman! Mirėpo ai ma ktheu: shiitėt nuk janė mysliman ! Iu pėrgjigja: unė jam mysliman, besoj nė profetin Muhamed, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė. Ai ma ktheu: mirėpo ai ishte profet sunit!.

Kėshtu pra vazhdoi diskutimi ynė, qė herė pas here ishte i nxehtė dhe i ashpėr, gjatė rrugėtimit tanė prej aeroportit e deri nė lagjen e Kajros sė Vjetėr nė Han el-Halili, gjatė sė cilės unė u pėrpoqa ta bind bashkėbiseduesin tim se shiitėt janė myslimanė dhe se unė jam mysliman po ashtu.

I njėjti refren i taksisistit tė nesėrmen u pėrsėrit nė hotelin e vjetėr “Vindsor” nė rrugėn “Mbreti Fuad i Parė” ku pas sa e sa peripecish mezi sa gjeta njė dhomė. Nė mėngjes u zgjova dhe shkova tė pijė ēaj nė verandėn e hotelit ku po pinin ēaj njė numėr i madh i njerėzve. Pranė meje ishte ulur njė njeri nė moshėn mesatare. Hyra nė bisedė me tė, duke e pėrshėndetur me pėrshėndetjen tradicionale islame. “Esselamu alejkum !” Po ashtu e njoftova edhe me pėrkatėsinė time kombėtare. Nė fytyrėn e tij u shfaqen disa emocione. Kuptova se filloi tė mendojė diēka dhe me njė herė mė pyeti: “A je sunit apo shiit ?” Iu pėrgjigja:”unė jam mysliman !” Ma ktheu: “A ėshtė kjo pėrshėndetja e juaj?” Pėr tė vazhduar: “Mirėpo, shiitėt nuk janė mysliman”! Megjithatė, unė vazhdova diskutimin tim me kėtė tė ri, i cili quhej Ebu Bekr, deri nė orėn 11 tė paradites. Nė fund mė puthi dhe mė tha: “Dashtė Allahu qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė bėhesh sunit, sepse ti paske njohuri pėr Kur’anin”!.

Bashkėbiseduesi im pastaj vazhdoi: “Mirėpo, shiitėt nuk besojnė nė Kur’an e as nė profetin, pėrveē kėsaj ata ofendojnė shokėt e profetit si dhe Aishen, njėrėn prej grave tė profetit”. Kurse unė iu pėrgjigja: “Shiitėt besojnė nė Kur’an, mirėpo secili vend dhe secili popull ka ekstremistėt e vet”. Po ashtu pyeta nėse ka dėgjuar pėr njėrin nga komentet mė tė mirė tė Kur’anit, autor i tė cilit ėshtė dijetari i madh iranian Tabatabai. Ky koment mbėshtet nė tre aspekte: filozofik, mistik dhe komenti i haditheve . Po ashtu e pyeta nėse ka njohuri se afėr 500.000 ekzemplarė tė Kuranit shtypen nė Iran pėr ēdo vit, tė cilėt janė identik me ekzemplarėt e Kur’anit qė shtypen nė Egjipt si dhe nė vendet tjera islame.

Pėr kėtė njerėzit e fesė, qofshin ata sunitė apo shiitė, duhet tė japin kontributin e tyre pėr afrimin e besimtarėve tė dyja grupeve pėr tejkalimin e kėtyre problemeve tė rrezikshme, tė cilat janė prezentė nė shoqėrinė myslimane. Njerėzit e fesė kanė pėrgjegjėsi para Allahut pėr jetėt e myslimanėve tė pafajshėm, tė cilėt bien viktima tė pėrēarjeve sektare si nė Irak, Afganistan, Pakistan si dhe nė vende tjera, sepse kėta njerėz janė viktima tė injorancės. Andaj, duhet ta dimė se vrasėsit dhe individėt, tė cilėt marrin aksione vetėvrasėse janė njerėz tė rėndomtė, nga se ata janė tė bindur se nė atė mėnyrė ata janė nė shėrbim tė kauzės sė tyre. Pėr kėtė ėshtė obligimi i dijetarėve t’i korrigjojnė mendimet e tyre ndaj Islamit.

Andaj, ashtu siē thotė Muhamed Arkuni, ne kemi nevojė pėr “humanizimin dhe racionalizimin e Islamit mė tepėr se asnjė herė mė parė”. Apo ashtu siē thotė Jusuf el-Kardavi ne kemi nevojė pėr “selefizmin e mistikėve dhe misticizimin e selefijve”. Ėshtė obligim i dijetarėve tanė t’i kundėrvihen kėtij ekstremizmi dhe fundamentalizmi, sepse kultura urrejtjes dhe e keqkuptimit do tė jetė shkatėrrimtare pėr tė gjithė ne.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė