Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-02-11, 01:56   #6
Dardani_K1
 
Avatari i Dardani_K1
 
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
Dardani_K1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ilace natyrore per gripin dhe te ftohtin...

Pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne
bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe:
Manushaqja eremire - Viola odorata

Manushaqja, eshte bime shumevjecare me lule ngjyre blu te vogla, te holla me ere shume te
kendshme dhe zbukuru-ese, lule te cilat perdoren jo vetem ne indusrine farmaceutike, por edhe ne
ate te parfumerise, te pijeve e ne pastigeri. Gjethet e saj jane vezake, te rrumbullakosura dhe ne baze
te dhembezuara, te medha e me disk te gjate. Rrenja eshte ne ngjyre hiri dhe zvarritese.Manushaqja
lulezon ne maj - prill. Ajo arrin 29 cm lartesi. Gjendet ne kopshtet e gjerdhet e burimeve te fresketa.
Manushaqes i vlejne lulet pa kercell, si dhe e gjithe bima. Ajo mblidhet ne mars - prill bashke me
rrenjet' ose mblidhet vetem rrenja ne muajin shtator - tetor.Manushaqja eshte bime stimuluese,
djersitese, qetesuese, antispazmatike dhe antiftohese.Pergatitja e saj behet me pak lule ose gjethe qe
zjehen ne nje gote uje. Marrim dy gota ne dite.Lulet e saj behen edhe shurup.Perdorimi keshillohet
ne pezmatimin e udheve te frymemarrjes, ne bronket, ne astmen e lagur, kollen e bardhe, si gargare
si valese, por edhe si shurup per femijet e vegjel.Ka shume lloje manushaqesh qe lulezojne ne te
gjithe stinet e vitit.Ne Amerike dhe ne Evrope ajo kultivohet mjaft per vajin e saj, por edhe si lule
dekorative.
Dardani_K1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė