Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-05, 17:17   #3
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LAUDATIO PĖR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA

Nga Bardhyl Metaj
Sep 8, 2005, 11:20


Ibrahim Rugova, Presidient i Kosoves
„Süddeutsche Zeitung”: “E ēuditshme! Nė Kosovė ishte edhe dikush –apojo? Ishte edhe njė personalitet - i cili paraqiste figurėn Qendrore tė Kosovės! Dhe i cili nuk mungonte asnjėherė, nė asnjė fotografi nga Kosova, nė asnjė lajm e pankartė tė demonstratave Kosovare...Po sot, ku ėshtė Dr.Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarėve tė Kosovės?”... Ai i cili qysh atėherė, mė 1991, kėrkonte njė protektorat tė OKB-sė dhe prezencė tė NATO-s nė Kosovė...njė demilitarizim tė Kosovės...njė Kosovė tė Pavarur dhe Neutrale...”dhe ku ėshtė personaliteti, i cili gjatė Procesit tė Dejtonit, tentonte qė t’i mobilizonte pėr ēėshtjen e Kosovės fuqitė e Mėdha Perėndimore...dhe tė cilit, Amerikanėt, qysh atėherė (Konferenca e Dejtonit) i premtuan – se fill pas “Konferencės sė Dejtonit”, ”do tė jeni Ju Kosovarėt, ēėshtje qėndrore nė agjendėn e Perėndimorėve (...),
“Ku ėshtė Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarėve tė Kosovės?”, shpaloste dilemat dhe pyeste plot brengė e pėrditshmja autoritative gjermane “Süddeutsche Zeitung”, nė komentin qendror tė saj, tė shkruar nga nėnkryetarja e Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Dr. Antje Vollmer!
Duke portretizuar figurėn e Presidentit tė Kosovės, tė cilin sė fundi edhe Reuters, sikurse edhe ēdo agjenci e gazetė ditore apo javore, radio e televizion ndėrkombėtar e vendor - nė lajmin trishtues mbi sėmundjen e tij rėndė, e portretizojnė, si ikonė (“leitfigur”) e simbol tė luftės sė kosovarėve pėr Pavarėsi – Zonja Antje Vollmer, shkruan mė tutje: ”Pėrkundėr paraqitjes sė tij tė butė e tė thelluar nė mendime – imazh tė cilin e kultivon gjatė prezantimeve tė tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndėrkaq, si shumė kokėfortė dhe i palėkundshėm nė atė, qė e ka pėrcaktuar pėr qėllim dhe cak tė njohur tė tij...ėshtė shumė karizmatik, flet me zė tė ultė dhe duket pothuajse i marrshėm dhe i largėt... pothuaj edhe qiellor, tė lė pėrshtypjen sikur tė ishte nga njė botė tjetėr...por, njėkohėsisht, shumė i fuqishėm, gjithherė i pathyeshėm dhe i pa zbrapshėm nė synimet e tij...”.
“Pėr dhe rreth tij, bashkohen e ndahen shpirtrat dhe mendjet”, vazhdon komentin dhe portretizimin nėnkryetarja e parlamentit gjerman. “Por autoriteti i tij (Rugovės) njėkohėsisht ėshtė garanci - e njė dhjetėvjetėshi tė pacifizmit e mosdhunės sė shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt, tradicionalisht janė ēdo gjė tjetėr - por jo edhe pacifistė! Dr. Rugova, nuk preokupon vetėm fantazinė e bashkėkombėsve tė tij, por ka irrituar edhe shumė bashkėbisedues perėndimorė! Ai synonte, qė nga fillimi i veprimtarisė sė tij politike, njė status tė njėjtė tė Kosovės me atė tė Sllovenisė dhe Kroacisė...ndėrkohė qė, qėllimi dhe strategjia e bashkėbiseduesve tė tij perėndimorė, ishte (gjatė kohė) ruajtja e ish-Jugosllavisė...”
Kėshtu shkruante nėnkryetarja e Parlamentit Gjerman, qysh mė 19.06.1999, nė njė editorial tė saj tė botuar nė tė pėrditshmen autoritative gjermane „Süddeutsche Zeitung”, shkrim ky qė nė tė vėrtetė sublimon e pėrmbledhė ate qė po emitojnė tė gjitha mediat pėr personalitetin e Presidentit Rugova, pas mesazhit tė tij drejtuar popullit tė Kosovės dhe opinionit ndėrkombėtar.
Vetėm pak ditė mė vonė, do t’i jepet nderi nga Qeveria Gjermane, pikėrisht kėsaj zonje qė mė 15 gusht 1999, t’i dhurojė Presidentit tė Kosovės, z. Ibrahim Rugova, ēmimin e mirėnjohur ndėrkombėtar gjerman pėr tolerancė, tė qytetit Münster - me ē’rast ajo do tė shtrojė dilemėn me tė cilėn, fatkeqėsisht, po ballafaqohemi ne Kosovarėt sot:
Posibiliteti i mungesės sė tij nė jetėn politike tė Kosovės.
Mungesa eventuale e personalitetit tė tij, i cili autoritetin e tij politik ndėrkombėtar dhe kombėtar e ka krijuar ekskluzivisht duke ndėrtuar e promovuar identitetin politik-shtetėror kosovar, si dhe duke ruajtur e ndėrtuar “unitetin dhe konsensusin demokratik e institucional” tė Kosovės e Kosovarėve – por, pa sulmuar nė asnjė rast, asnjėrin prej oponentėve tė tij jo tė paktė politik, nė Kosovėn e 16 viteve tė fundit, nuk ka sesi tė mos vėrehet e ndihet.
Personalitetit tė tij duhet t’i falėnderohen nė heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumė “publicistė”, “analistė”, “ekspertė”, e njė dorė politikanėsh kosovarė, tė cilėt duke kritikuar Rugovėn, mė tė drejtė e pa tė padrejtė, me vend e pavend...kanė krijuar njėfarė soj profili identifikues politik. Pa kėtė parashenjė - anti-Rugovė - njė pjesė syresh zor se do tė kishte apo do tė ketė ēfarė t’i thotė a sjell politikės kosovare nė tė ardhmen e saj.
Nė pėrfundim tė kėsaj qė po e quajmė “Laudatio pėr Presidentin Ibrahim Rugova”, mė duhet tė shtoj se, marshi i tij nė historinė diplomatike shqiptare, veēanėrisht historinė e Kosovės, e ka forcėn e fenomenit i cili ndanė historinė e Kosovės – nė dy pjesė...nė atė para dhe pas tij.
Nuk jam i sigurtė, ndėrkaq, nėse njerėzit e mėdhenj i bėjnė Kohėrat e Mėdha, apo anasjelltas, Kohėrat e Mėdha i nxjerrin nė sipėrfaqe njerėzit e mėdhenj, por e di se Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė krijues e bir i Kohėrave tė Mėdha... pjesa e tyre mė e devotshme dhe mė origjinale.
Urimeve tė shumta tė cilat po i arrinė Presidentit Rugova i bashkohet edhe ekipi i gazetės JAVA. Ndoshta kėtė e shpreh mirė edhe Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipėrisė, Dr. Sali Berisha: “Ndihma e Zotit, guximi me tė cilin ju po i qėndroni sėmundjes, mbėshtetja dhe pėrkujdesja e madhe familjare dhe mė gjerė, mjetet e shkėlqyera tė mjekimit, misioni i madh qė keni pėr tė pėrmbushur, kemi bindjen se tė gjitha kėto sė bashku do ta mposhtin kėtė proces dhe shėrojnė atė".
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė