Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-06, 20:14   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Brenda rreth 2,5 javėve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde tė specializuara, ose shtresa fillestare, tė quajtur ektodermė, endodermė dhe mezodermė.
Ektoderma krijon struktura tė shumta, ku pėrfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lėkura, thonjtė, dhe flokėt.
Endoderma prodhon shtresėn e brendshme tė sistemit tė frymėmarrjes dhe tė gypit tretės, si dhe prodhon pjesė tė organeve kryesore si p.sh. tė mėlēisė dhe tė pankreasit.
Mezoderma formon zemrėn, veshkat, kockat, kėrcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura tė tjera.
Brenda 3 javėve truri ndahet nė tri pjesė kryesore tė quajtuara truri i pėrparmė, truri i mesėm dhe truri i prapėm.
Zhvillimi i sistemeve tė frymėmarrjes dhe tė tretjes ka filluar gjithashtu.
Gjatė kohės qė qelizat e para tė gjakut dalin nė qesen e tė verdhės sė vezės, formohen enė gjaku nėpėr tė gjithė embrionin dhe fillon tė shfaqet zemra nė trajtė gypi.
Pothuajse menjėherė, zemra qė rritet me shpejtėsi paloset brenda vetes ndėrsa dhomėzat e ndara fillojnė tė zhvillohen.
Zemra fillon tė rrahė 3 javė dhe 1 ditė mbas fekondimit.
Sistemi i qarkullimit ėshtė sistemi i parė i trupit, ose grupi i organeve qė kanė lidhje me tė, qė arrijnė njė gjendje funksionale.


Midis 3 dhe 4 javėve, shfaqet plani i trupit ndėrsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund tė identifikohen me lehtėsi pranė qeses sė tė verdhės sė vezės.
Rritja e shpejtė shkakton palosjen e embrionit relativisht tė rrafshėt. Ky proces pėrfshin pjesė tė qeses sė tė verdhės sė vezės nė murin e brendshėm tė sistemit tė tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe tė barkut tė njeriut nė zhvillim.


Brenda 4 javėve amnioni i tejdukshėm rrethon embrionin nė njė qese tė mbushur me lėng. Ky lėng steril, i quajtur lėngu amniotik, i siguron embrionit mbrojtje prej lėndimeve.



Zemra zakonisht rreh rreth 113 herė nė minutė.
Vini re se si zemra ndryshon ngjyrė kur gjaku hyn dhe del nė dhomėzat e veta sa herė qė rreh zemra.
Zemra do tė rrahė afėrsisht 54 milionė herė para lindjes dhe mbi 3,2 miliardė herė gjatė periudhės jetėsore prej 80 vjetėsh.


Rritja e shpejtė e trurit evidencohet nga ndryshimi i paraqitjes sė trurit tė pėrparmė, trurit tė mesėm, dhe trurit tė prapėm.


Zhvillimi i gjymtyrėve tė sipėrme dhe tė poshtme fillon me daljen e sytheve tė gjymtyrėve brenda javės 4.
Lėkura ėshtė e tejdukshme nė kėtė pikė, pasi ėshtė e trashė vetėm njė qelizė.
Me trashjen e lėkurės, ajo do ta humbė tejdukshmėrinė, qė do tė thotė qė ne do tė jemi nė gjendje tė shikojmė vetėm zhvillimin e organeve tė brendshme pėr rreth njė muaj tjetėr.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė