Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-14, 19:07   #57
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kosova ne tu Sexit !!!

Nė Shqipėri myslimanė e tė krishterė bėhen bashkė kundėr homoseksualėve



Tiranė, 25.05.2014

Njė javė pas marshimit tė pėrfaqėsuesve tė aleancės kundėr diskriminimit gjinor LGBT, nė ditėn ndėrkombėtare tė tyre, drejtues tė komuniteteve fetare nė Shqiperi, gjatė njė simpoziumi, theksuan rėndėsinė e familjes, si themeli i njė shoqėrie tė shėndoshė.

“E keqja pėrhapet nėpėrmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, tė kėqija, duke krijuar pėrshtypjen se ata e kanė fituar tashmė betejėn me ne. Ndėrkohė qė orientimi nga e mira, nga vlerat, e zvogėlon tė keqen dhe e orienton shoqėrinė drejt sė mirės. Dhe nėse ne do tė merremi vetėm me dhunėn, me veset, me tė keqen, duke mos e vėnė theksin tek e mira, do tė lejmė hapėsira pėr tė keqen, qė tė prezantohet si normalitet brenda nesh”, tha Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit shtetėror pėr Kultet.

“Familja ėshtė elementi themelor i shoqėrisė. Ajo ėshtė shtylla mė e rėndėsishme e saj. Nėna ėshtė elementi mė i rėndėsishėm i familjes qė pėrgatit njė komb. Nėna ėshtė dora e shenjtė qė e gatuan njė komb, si dhe ngritėsja e folesė familjare, qė pėrbėn qelizėn e parė tė shoqėrisė”, u shpreh Genti Kruja, pėrfaqėsues i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė.

“Familja ėshtė nė tė vėrtet ajo pjesė mikro e shoqėrisė njerėzore, ku tė gjitha sistemet makro tė shoqėrisė nė ēdo nivel, atė tė moralit, kulturės, etikės, drejtėsisė sociale, barazisė dhe paqebėrjes, brenda familjes zhvillohen nė fazėn e tyre tė plotė, veēse nė nivelin mikro. Njė familje e shėndetshme nė kėto drejtime, natyrisht qė do tė profetizojė apo do tė qėndrojė si njė lapidar, pėr njė shoqėri po aq tė shėndetshme”, tha Reverent Akil Pano, Sekretar i Pėrgjithshėm i Vllazėrisė Ungjillore.

Edhe pėrfaqėsuesit e komunitetit katolik e ortodoks theksuan se, vetėm besimi nė Zot mund tė ulė sulmin, qė po pėrjeton instuticioni i familjes.

“Familja sot ėshtė e sulmuar dhe shumė i ēuditshėm ėshtė fakti qė kėto sulme po bėhen nėn maskimin e tė drejtave. E drejta e homoseksualėve, qė tė formojnė njė marrėdhėnie, qė tė njihet si martesė me tė gjitha tė drejtat e tė martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diēka mė tė fortė: ndikimin. Politika mund t’i ndryshojė strukturat, por vetėm besimi mund t’i ndryshojė zemrat”, tha Don Henri Val-Kepm, pėrfaqėsues i Kishės Katolike.

“Besimi fetar e ushqen familjen, ose bėhet njė ndihmės i rėndėsishėm nė formizimin, zhvillimin dhe qendrueshmėrinė e familjes, nėpėrmjet dialogut, debatit dhe pėrvojės shoqėrore dhe familjare qė jetojnė brenda besimit”, tha Thoma Ēėmeni, pėrfaqėsues i Kishės Ortodokse.

Pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare kishin shprehur tė njėjtin qėndrim edhe vitin e kaluar, pas promovimit tė lėvizjes LGBT, ndėrsa kjo ėshtė hera e parė, qė ata artikulojnė qėndrimin e tyre nė mėnyrė tė pėrbashkėt, nėpėrmjet njė simpoziumi dedikuar vlerave tė familjes.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė