Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-07, 23:42   #3
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kush do të luftonte për Kosovën ?



Sipas një ankete te CESID (QZLD) amviset dhe pensionerët e Serbisë mendojnë se duhet luftuar për Kosovën



Ruajtja e Kosovës në kuadër të Serbisë është në vendin e pestë nga ngjarjet më të rëndësishme për qytetarët e Serbisë, ndërkaq shumica e qytetarëve të Serbisë nuk është e gatshme të luftojë për Kosovën. Megjithatë, pakica, kryesisht pensionerë dhe amvise, janë të mendimit se duhet luftuar për Kosovën kundër shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.



Siç ka treguar CESID ( Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci –QZLD), rreth 59 për qind e qytetarëve mendon se primare duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

49 për qind mendojnë se duhet zvogëluar papunësinë, kurse 46 për qind mendojnë se primare duhet të jetë përmirësimi i standardit jetësor. Sipas rezultateve 26 për qind e qytetarëve mendon se ruajtja e Kosovës në kuadër të Serbisë nuk duhet të jetë prioritet.



Përafërsisht 70 për qind e të anketuarve nuk është e gatshme të futet në kurrfarë konflikti për shkak të Kosovës, kurse 12 për qind kryesisht pensionerë dhe amvise, mendojnë se duhet luftuar kundër shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.


Në të njëjtën kohë gati gjysma mendon se duhet refuzuar anëtarësimin në BE për Kosovën, kurse 39 për qind e qytetarëve do t´i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendet që njohin pavarësinë e Kosovës.

Rreth 33 për qind e qytetarëve mendon se mund të shpërthej ndonjë lloj konflikti social – ekonomik, 22 për qind mendojnë se mund të vijë deri te ndonjë konflikt për shkak të Kosovës.

Anketimi është bërë nga 9 deri më 17 qershor dhe janë anketuar 1677 qytetarë të Serbisë pa Kosovën. “
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė