Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-07, 16:12   #44
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

....nga
ALBION TOPIA ,
i cili ka qene antare ne forumin DARDANISE

--------------------------------------------------------------------

KOLUMNE Antiperralle nga Albion TOPIA '1Jun 18, '07 7:05 PM


http://images.vudi.multiply.com/imag...6Yhkg3dC5pTxAw


Albion Topia

Antipėrrallė

Dehje patriotike nė Muēivėrc!

“Prit me muaj prit me vjet, o Albin e bėre shkret.” Kėtė e dėgjova nė njė ambient tė zakonshėm katundi, derisa me mikun mbetėm pa cigare dhe u desh tė ndaleshim pėr tė bler. Tre-katėr burra ishin ulur nė njė qoshe tė njė shitoreje, dy nė njė stol qė bėnte kėc-kėc, e dy tė tjerė nė arkėza shishesh (gajbe), njėra e kuqe e tjetra e gjelbėr. Dy tė parruar, u ngjanin filozofėve antik ndėrsa i treti nuk “pėrshtatej” aspak me atė ambient surrealist, sepse kishte njė kostum tė shtrenjtė dhe kravatė vizėlluese. Mund ta merrni me mend, ishte njėri nga ata tė ministrisė (ndonjė shėrbyes qė i kishte bindur bashkėfshatarėt e tij se ėshtė “ngjitur” lartė), por qė i kishte trajnuar tė shkretėt ta quanin Ministėr. I katėrti ishte me rroba gjuetie dhe njė sheshir si Buffalo Bill qė skajonte shishet dhe mirėmbante “tavolinėn e improvizuar”, herė duke hapur konserva e herė duke grimcuar ndonjė spec apo domate. S’ka se si pėrshkruhet ndryshe, veē atmosferė e avullt!!! Pasi blemė cigare, nga ato tė shtrenjtat se nuk kishte tė tjera, filozofi numėr njė pa njė pa dy na u drejtua;
- Jeni gazetarė?
- Jo, u pėrgjigj miku.
Sigurisht nga frika se do tė mund tė pėrgjigjesha ndryshe sa pėr tė hapur “muhabet”, i cili nė atė ambient i ishte dukur krejtėsisht i panevojshėm, diēka si “telashe e paplanifikuar”.
- Eh, shumė mirė. Po shihet qė jeni tė ndershėm dhe s’do tė kishte kuptim tė ishit gazetarė, vazhdoi komentin e tij filozofi i dytė (rezervė)… Shoferi i ministrisė (mė vonė e morėm vesh se ishte shofer) na shikoi me bisht tė syrit dhe si duket kur u bind se nuk ishim nga “ajo Bota e tij” e ndjeu vetėn mė lehtė.
- Do pini nga njė me ne, se nuk bėn ndryshe, tha Buffalo Bill.
- Ėshtė zakon i shitores, dhe i katundit, shtoi ministri-shofer…
Pasi na sollėn para njė vendimi tė kryer, nuk na mbeti hapėsirė tė kundėrshtonim, mendova vet me vete shyqyr qė nuk e keni ndonjė zakon
tjetėr tė bazuar nė emrin e katundit (diēka sikur ajo qė do tė thotė me “asish”) se vaj halli pėr kalimtarėt e rastit.
- Shikoni djema, vazhdoi filozofi i parė; - Krejt fajet i kemi ne”! Ne dhe askush tjetėr. E shikoni, krejt bota ėshtė ēuar nė kėmbė pėr tė na dhėnė Pavarsinė, e ne nuk e duam! S’e duam pėr inati! Gjynah prej Zotit ēfarė bėjnė disa gazetarė tanė…
- Jo gazetarėt, por kėta “flliqanat e Vetvendosjes”, ndėrhyri shofer-ministri.
- Po de, pėr ta e kam fjalėn, u "korrigjua" filozofi, duke e ēuar te buzėt shishen e zdralavtė, ndėrsa me dorėn tjetėr po mbante njė spec tė trashė…
- Vetėvendosja paguhet nga Serbia… tha me plot bindje Buffalo Bil. S’ka se si tė kuptohet ndryshe. Dhe nuk ėshtė e vetmja, jooooooooo… Ka edhe shumė gazetarė, OJQ, besa edhe politikanė, po!
E ngriti zėrin nė fund duke vėnė theksin nė kėtė Po.
- O djema, qenkeni tė mirė, se pėrndryshe kėto muhabete nuk i bėjmė jashtė rrethit tonė… por, po pijmė bashkė dhe kush pi, keq nuk mendon, a ėshtė ashtu!? - Po, po, u pėrgjigjėm.
S’kishte logjikė tė thoshim ndryshe, ngase shikimi i ashpėr dhe dyshues
i Buffalo Bil-it nuk lejonte shumė hapėsirė pėr “mendim tė kundėrt”.
- Dhe, ne e kemi bėrė njė kėngė e cila denoncon tė gjithė kundėrshtarėt e Pavarsisė sė shenjtė… shtoi shofer-ministri.
Pa e mbaruar mirė, t’ia krisi filozofi numėr dy.
“Prit me muaj, prit me vjet, Albin Kurti e bėre shkret, oiiiiiiiiii…”
"Iu hodhe nė qafė tradhėtisė sė Zotit,"
"Ua ktheve shpinėn, Djemve tė Kastriotit…"
(Kėta janė djemtė e Grupit tė Unitetit) mė pėrshpėriti ministri nė vesh, derisa vazhdonte isoja e Buffalo Bilit, ooooiiiiiiiiiiii…
- Kur mė nė fund tė gjithė politikanėt tanė u bėnė bashkė, grusht, ia dhanė besėn njėri-tjetrit qė do tė punojnė veē pėr popull, doli ky “birazeli” e t’ua futi thikėn nė shpinė. Pse? Hajt, mė thoni ju mua, pse?
Heshtje.
- Sepse ėshtė i paguar. Ka marrė para tė majme nga Koshtunica (kushėriri i Milloshit).
Po, po, pohuan me kokė tre tė tjerėt, ndėrsa Buffalo gjithė pezm ofshau shumė thellė…
- Gjithmonė kemi pasur tradhtarė dhe gjithmonė do tė ketė, por kur ta marrim Pavarsinė do tė jetė mė lehtė, konkludoi filozofi i parė. Dhe vazhdoi.
- Unė s’e kuptoj pse e lirojnė atė nga burgu? Dikush atje nė shtet ėshtė i korruptuar se pėrndryshe Ai ka bėrė aq faje saqė lehtė do tė mund dėnohej me 40 vjet burg. Pas kėsaj kohe nuk mund t’i bėj dėm askujt, e aq mė pak Grupit tė Unitetit (kėtyre patriotave tė vėrtetė). Nė pranga, nė qeli, nė Hagė bre nė Hagė duhet me ēue!!! - Pritni pak, t'i dėgjojmė lajmet tha shitėsi, i cili ia ngriti zėrin televizorit tė vendosur nė njė nga raftet, skaj dere.
"Sipas tė gjitha gjasave do tė ketė akoma shtyrje pėr sjelljen e njė vendimi rreth statusit tė Kosovės..." murmuriti spikerja plot patetikė!!!
- Po de po... E shihni ē'na bėri Albini? Krejt faji i tij, tha me gjithė dėshpėrim Buffalo.
- O mbanu Burrat e Unitetit, mos lėshoni pe para njė tradhtari, shtoi filozofi numėr dy dhe e kafshoi specin e trashė, lėngu i tė cilit kėrceu drejt e nė sy tė ministrit... - Mė qorrove bre !!! - Hajt gėzuar, pėr Pavarėsinė e Kosovės, ngriti shishen filozofi numėr njė, dhe vdekje tradhtarėve tė kombit. Urraaaaaaaaaaaa!!!
- Sa kemi borxh ore djalė, i ra nė mend dikur vonė Buffalos ta pyeste shitėsin i cili s'do mend qė ishte mėsuar me atė lloj tė pėrditshėm tė muhabetit.
- Krejt apo tė sodit?
- Krejt, krejt...
- Ti i ke 46 euro!
- Mirė, shkruaj diku se ti paguaj kur ta merr plaku pensionin!
- Po pensioni ėshtė 40 euro!
- Nejse de, ia marr edhe 6 euro nėnės edhe t'i paguaj, mos u bėn tahmaēar. S'e kam mendjen tė ikė askund, as tė vdes, nuk vdes pa e hangėr njė ditė Pavarėsi.
- Ah, tė lumtė bre Mic Sokol, ia rrahu shpinėn ministri, ndėrsa filozofėt i ngritėn shishet lartė sikur tė ishin kobure...
Kėnga e rikomponuar u pėrsėrit dhe stėrpėrsėsrit. Kėta i paskan dhėnė "karar" enigmave, mendova. E paskan gjetur "fajtorin" dhe e paskan dėnuar! Sa mirė qė janė vetėm katėr karikatura, e nuk janė nė krye tė ndonjė gjykate!!!
Apo ndoshta edhe janė!? Kush ta dij... Ikėm nga ai vend tė pasuruar pėr disa rima tė reja qė na ushtonin nė veshė; " Prit me muaj, prit me vjet o Albin e bėre shkret..."



http://vudi.multiply.com/tag/...





Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 20-06-07 nė 12:54
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė