PERIUDHAT E THIRRJES - DA'VES DHE SHKALLĖZIMI I SAJ
Sh
palljen e Kur'anit, qė i ka zbritur Resulull-llahut a.s. - salavati, paqja dhe selami qoftė mbi tė - mund ta klasifikojmė nė dy periudha kohore, me karakteristika tė veēanta:
1. Shpallja nė Mekė, e cila ka zgjatur pėrafėrsisht trembėdhjetė vjet.
2. Shpallja nė Medinė, e cila ka zgjatur plot dhjetė vjet.
Secila periudhė ka shkallėt dhe karakteristikat e veta, specifike pėr atė vend dhe pėr atė kohė, tė lidhura ngusht dhe tė pandara nga jeta e pėrditshme dhe nga ngjarjet historike.
Periudhėn e Shpalljes nė Mekė dhe thirrjen e Resulull-llahut a.s. nė Islam mund ta ndajmė nė tri periudha:
1. Thirrja e fshehtė nė Islam, qė ka zgjatur tre vjet.
2. Thirrja e hapėt qė i ėshtė bėrė banorėve tė Mekės nė fillim tė vitit tė katėrt gjer nė mbarim tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut - Risaletit.
3. Thirrja nė Islam qė u ėshtė bėrė njerėzve jashtė Mekės dhe pėrhapja e fesė. Kjo periudhė zgjatė nga fundi i vitit tė dhjetė e gjer tek hixhreti i Resulull-llahut a.s. nė Medinė.
Pėr Shpalljen medinase do tė flasim kur arrijmė nė kėtė periudhė.
|