Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-11, 18:25   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

QEVERIA KĖRKON NGA OPOZITA IDE PĖR VERIUN





Nga Express 10 Tetor 2011 16:12

Lėvizja Vetėvendosje ditė mė parė nė njė konferencė pėr media ka prezantuar 13 pika, si hapa qė duhet tė ndjek Qeveria e Kosovės pėr ta shtrirė sovranitetin e plotė nė veri tė vendit.

Por Qeveria, vazhdon tė konsiderojė se opozitės i mungojnė idetė pėr veriun, andaj e fton qė tė jap ide dhe premton se idetė e dobishme do tė adaptohen me mundėsitė qė ka Kosova.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė tė hėnėn se para sė gjithash, do tė dėshironte tė dėgjonte qė opozita ka ide pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė ndryshme, para se tė kritikojė.

Megjithatė, i pyetur nėse 13 pikat e Vetėvendosjes janė ide, Kuēi kėtė nuk e ka mohuar.

“Ende nuk na i kanė dėrguar, le tė na i dėrgojnė, do t’i shqyrtojmė pa asnjė problem”, ka thėnė ai.

Lėvizja Vetėvendosje kėto 13 pika kishte paraparė t’i paraqiste nė njė seancė tė jashtėzakonshme, pėr tė cilėn nuk ka marrė mbėshtetjen madje as tė dy grupeve opozitare, LDK dhe AAK, pėrjashtuar disa deputetėve tė kėsaj tė fundit.

Por, zėvendėskryeministri Kuēi shprehet hapur se ėshtė lodhur nga kėrkesat pėr seanca tė jashtėzakonshme.

“Kjo seanca e jashtėzakonshme nė Kosovė, besoj fjala e jashtėzakonshme jemi lodhė me tė. Kurdo, me 6 deputetė, me njė grup parlamentar, ne kemi biseduar, ju e dini pėr kėtė ēėshtje, jemi tė gatshėm tė raportojmė, tė informojmė pėr ēdo ditė. Por logjika pėr tė bėrė seanca tė jashtėzakonshme, kur nuk ėshtė gjendje e jashtėzakonshme, nuk mund ta bėjmė. Ajo ēka mund tė jetė, ne e ftojmė edhe Lėvizjen Vetėvendosje edhe tė tjerėt qė tė japin ide. Ne nuk mendojmė qė idetė mė tė mira nė botė janė nė Qeverinė e Kosovės. Ne nuk e kemi atė logjikė. Ne do ta shqyrtojmė ēdo ide tė kujt do qoftė qė do tė vijė dhe idetė e mira do t’i adaptojmė. Natyrisht nė pėrputhje me rrethanat nė kushte dhe me buxhetin qė e kemi”, ka thėnė Kuēi.

Ndėr 13 pikat qė Vetėvendosja i ka prezantuar nė konferencė pėr media nė pamundėsi pėr t’i prezantuar nė seancė tė jashtėzakonshme, janė edhe pavarėsisė, shndėrrimi i FSK-sė nė ushtri, shtimi i prezencės se policisė nė veri, krijimi i marrėdhėnieve bilaterale me Shqipėrinė, SHBA-tė, Turqinė dhe vendet mbėshtetėse tė BE-sė, ndėrprerja e burimeve financiare pėr strukturat kriminale nė veri, angazhimi i Kosovės dhe Serbisė pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės, integrimi i serbėve tė veriut pėrmes zhvillimit e jo pėrmes privilegjeve, moslejimi i shitjes sė pronave tė qytetarėve nė veri etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė