Tema: Depresioni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:24   #4
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal)

Njė fėmijė porsa ka lindur, qanė, ėshtė i shėndosh, fati i njė familje duket tė jetė pėrfekt. Por tani papritmas, pėrafėrsisht njė deri nė tri ditė pas lindjės, shumė nėna tė reja e ndjejnė vetėn tė pikėlluar (mėrzitur), pothuaj depresiv.

Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal)
Shembuj me ndjenja tipike tė cilat femrat me depresion post-natal i pėrjetojnė:‘Tėrė koha mė shkon duke qarė. Nuk mund tė bėjė asgjė, kam shumė punė qė mė duhet t’i kryej. Ndjej se kam dėshtuar plotėsisht si nėnė.’ ‘Mė duket se nuk mund tė vendosi pėr asnjė gjė. Mendja ime ėshtė e turbulluar me mendime tė ngatėrruara dhe i bėrtas ēdokujt ēdoherė. Me duhet tė jem e lumtur, por unė ndjehem shumė keq’. ‘Foshnja qanė vazhdimisht e unė nuk mund ta rehatoj. Ndjehem qė kam dėshtuar por edhe e zemėruar. Ėshtė faji im, nuk ėshtė faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotėsisht vetėbesimin. Dukem shumė keq dhe ndjehem keq.’

Ēka ėshtė Depresioni Post-Natal (Pas-Lindjės)?
Depresioni post-natal ėshtė lloj depresioni i cili shfaqet pas lindjes sė foshnjes. Depresioni ndonjėherė mund tė fillon gjatė shtatėzanisė, por quhet depresion post-natal vetėm nėse vazhdon pasi qė keni lindur. Depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ėshte e ditur se dhjetė deri pesėmbėdhjetė femra nga njėqind qė lindin foshnje do ta pėrjetojnė. Numri i vėrtet mund tė jetė mė i madh sepse shumė femra nuk kėrkojnė ndihmė dhe nuk i tregojnė tė tjerėve pėr ndjenjat e tyre.

Si dallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshėm?
Simptomet e depresionit post-natal janė tė njėjta si tė ēdo depresioni. Ato pėrfshijnė mėrzitjen dhe mos interesim nė gjėrat qė zakonisht janė nė rregull. I vetmi ndryshim ėshtė se kėto ndjenja zakonisht fillojnė brenda tre muajve pasė lindjes sė foshnjes. Poashtu ėshtė e mundur qė depresioni post-natal tė fillojė mė vonė mirėpo, nėse simptomet ia fillojnė njė vit mė vonė apo mė shumė se njė vit pasė lindjes ka pak mundėsi qė tė quhet depresion post-natal. Lajm i mirė ėshtė se si ēdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal ėshtė shėrues me tretmane, dhe pothuajse gati tė gjitha femrat shėrohen plotėsisht.

A ka probleme tjera post-natale me tė cilat ballafaqohen gratė?
Janė edhe dy gjendje tjera tė vėshtira emocionale te cilat femrat i pėrjetojnė pas lindjes sė fėmiut.

“Baby Blues”
E para ėshtė shumė e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo ėshtė lloj i lehtė i depresionit i cili paraqitet nė ēdo tetė nga dhjetė nėna gjatė ditėve tė para tė lehonisė. Kur nėnat vuajnė nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumė emocionale dhe qajnė pa ndonjė shkas tė vecantė. Nėnat pasė lindjes sė foshnjes shpesh ndjejnė Ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund tė kenė problem me gjumė. Mjekėt mendojnė se ndyshimet e papritura nė nivelin e hormoneve rreth kohės sė lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund tė jenė shkaqet tjera, si traumat nga vetė lindja dhe shqetėsimet qė foshnja sjell. Ėshtė koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshėm pėr tu forcuar por ėshtė koha mė e vėshtirė qė mund tė pushoni. ‘Baby Blues’ zakonisht zgjat njė ose dy ditė dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojė pėr brengosje pėrveq nėse ndjenjat vazhdojnė tė keqėsohen, nė kėtė rast mund tė jetė fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisė
Problemi i dytė i cili lajmėrohet ndonjėherė te femrat pas lindjes sė foshnjes ėshtė mė pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet nė njė nėnė nga ēdo njėmijė dhe ėshtė mė serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatė dy javėve tė para tė lehonisė,me ērregullim tė thellė tė gjendjes shpirtėrore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozė tė Lehonisė mund tė bėhen shumė tė nevrikosura dhe tė hutuara dhe shpesh kanė besime tė pazakonshme dhe tronditėse pėr veten dhe foshnjen e tyre.

Cilat janė simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i pėrshkruajnė njė numėr tė simptomeve, shumė prej tyre janė tė pėrmendura mė poshtė. Kėto simptome mund tė jenė tė tejkalueshme nė kohėn kur foshnjės tuaj i duhet shumė kujdes dhe vėmendje. Kėto janė disa nga shenjat e simptomeve qė ju mund t’i pėrjetoni nėse vuani nga depresioni post-natal.

Ndjenjat apo emocionet:
*Pikėllim, shqetėsim, dėshprim
*Qani shumė apo nuk mund tė qani
*Ndjeheni tė pavlefshme
*Gjendja shpirtėrore ndryshon shpesh
*Ndjeheni fajtore
*Nuk ndjeheni tė interesuara
*Humbje tė kėnaqėsisė
*Ndjeheni tė shqetėsuara apo me panik dhe brenga
*Ndjeheni tė nevrikosura dhe tė zemruara
*Nuk ndjeheni ashtu si dėshironi pėr foshnjen tuaj

Shenjat trupore dhe fizike:
*Mungesė tė energjisė dhe rraskapitje
*Shqetėsime gjatė gjumit
*Ēdo gjė e bėni nė mėnyrė tė ngadalėsuar, apo
*Tė shpejtuar, jeni tė nevrikosura dhe nuk mund tė relaksoheni
*Mos intersim pėr intimitet bashkėshortor
*Ndryshim nė oreks – hani shumė apo nuk hani sa duhet

Mendimet – kur njerėzit janė nė depresion, ata bėhen ‘ekspertė’ nė mėnyrėn si mendojnė, gjithmonė nė mėnyrė negative dhe tė zymtė.
*Kritikoni vetėveten si: – ‘unė jam nėnė e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj kėtė fletushkė unė jam budallaqe!’
*Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirė’
*Fajsoni vetėn si – ‘unė i kam fajet’
*Paramendoni mė tė kėqijat si – ‘Ēdo gjė do tė bėhet keq – asgjė nuk do tė ndryshojė kurrė’
*Mendime pa shpresė si – ‘Ēdo gjė ėshtė pa shpresė. Ndonjėherė mendoj qė tė gjithė do tė kishin kaluar mė mirė pa mua’
*Mendimet pėr tė tjerėt si – ‘Ēdokush kalon mirė. Askush nuk kujdeset pėr mua’
*Dhe bota – ‘Vend i tmershėm pėr tė rritur fėmijėt...’

Mendja – poashtu nga depresioni ndikon nė mėnyra tė tjera:
*Koncentrim i dobėt
*Mos mundėsia pėr tė marrė vendime
*Mendime tė koklavitura dhe tė hutuara

Sjelljet:
*Mos dėshira pėr tu takuar me njerėz tjerė dhe pėr tė dal
*Moskėnaqsi pėr gjėrat qė ju kanė pėlqyer
*Tė bėni shumė gjėra gjatė ditės apo nuk bėni asgjė nga detyrat ditore
*Nuk merrni vendime tė duhura me kohė
*Fjaloseni mė shpesh, bėrtisni, humbni kontrollin

Nėse i keni njė numėr tė kėtyre sjelljeve dhe mendimeve mė lartė gjatė shumtėn e kohės, gjatė dy javėve apo mė gjatė, ėshtė e mundshme qė ju vuani nga njė form tė depresionit. Nėse kėto kanė filluar brenda disa javėve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atėhere ėshtė e mundshme qė ju keni ndonjė form tė depresionit post-natal.

A duhet tė kėrkoj ndihmė?
Nėse vuani nga depresioni post-natal ėshtė me rėndėsi qė ta pranoni dhe kėrkoni ndihmė. Njerėzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh nė kohėn kur shumė ndryshime ndodhin dhe nėnat shpesh nuk e dinė ēka ėshtė normal dhe ēka pritet. Problemi mund tė filloj ngadalė dhe shpesh nėnat mendojnė se nuk mund tė pėrballojnė nė vend qė ta njohin se ato janė duke vuajtur nga depresioni post-natal. Poashtu, shumė femra me depresion post-natal ndjehen tė turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga tė tjerėt. Sa mė herėt aq mė mirė ėshtė ta dalloni qė e keni depresionin post-natal pėr tė marrė hapa pėr ti ndihmuar vetėvetes dhe pėr tretmane efektive. Mbajeni nė mend depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ka mundėsi qė ndodh nė njė nga ēdo pesė femrave. Kėshtu qė ju lutemi bisedoni dhe kėrkoni ndihmė nga anėtarėt e familjes tuaj, infermieren e shėndetit apo mjekut.

Kush ėshtė e rrezikuar nga depresioni post-natal?
Ēdo femėr qė lind fėmijė mund tė zhvillon depresionin post-natal. Mirėpo, ekzistojnė disa faktor tė cilėt do te ndikojnė mė shumė. Kėto janė:

*Nėse keni pėrjetuar depresion mė parė
*Nėse lindja e fėmijut ka qenė posaqėrisht e vėshtirė dhe traumatike pėr ju
*Nėse keni probleme me marrėdheniet bashkėshortore
*Nėse jeni duke pėrjetuar ngjarje tė tjera tė vėshtira nė jetėn tuaj
*Nėse jeni e izoluar nga shoqėria, pa familje dhe shoqėri tė cilėt mund tė ju ndihmojnė
*Nėse nėna juaj apo familja nuk ėshtė afėr tė ju pėrkrahin dhe tė ju ndihmojnė

Mirėpo, kjo sdo tė thotė se ēdokush qė i pėrjeton kėto vėshtirsi do tė vuaj nga depresionin post-natal.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė