Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 01:56   #17
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Nostradamusi nė shkrimet e veta poetike parathėnės (centurijet) ka qenė tejet enigmatik, mistik dhe i pakuptueshėm Shumė shtete dhe kontinente ekzistuese nėpėr kuatrane i quan me emra tė ndryshėm. Ngjarjet qė i parashikon nuk janė kronologjike, shumė kuptime janė tė mjegulluara, andaj kjo u jep tė drejtė kundėrshtarėve tė tij qė atė ta konsiderojnė si fantazier, ose thjesht poet me poezi qė nuk kanė kurrfarė vlera artistike. Me plot tė drejtė parashtrohen pyetjet: Pėrse ka vepruar ashtu Nostradamusi? Pėrse nuk ishte mė i qartė dhe mė decidiv? Pėrse shkrimet e tij kanė aq rėndėsi, kur ato vėrehen vetėm atėherė kur ndodhin ? Kėto dhe shumė pyetje tjera praktike mbeten ende tė pasqaruara dhe nė suaza tė supozimeve logjike. Pėrgjigjet dhe sqarimet e mundshme nė kėto pyetje mund t’i klasifikojmė nė disa supozime mė afėr logjike:
Nė rend tė parė, ceturiet e Nostradamusit nuk janė tė paqarta, mistike, tė mjegulluara; ato mund tė deshifrohen vetėm kur zbulohet ēelėsi magjik i renditjes sė tyre logjike nga njerėzit e ngritur dhe ekspertė. Kėtė ai e ka bėrė me vetėdije tė plotė qė parathėniet i tij tė mos jenė vegėl e keqpėrdorimeve nga vetėdija e ulėt e njerėzve tė gabuar.
Nė njė kuatran tė tij ai ua tėrheq vėrejtjen lexuesve tė vet:
Le tė mendojnė pjekur ata tė cilėt
i lexojnė kėto vargje.
Dhe nga to budallenjtė dhe astrologėt barbarė
tė qėndrojnė nė distancė
Kush do tė veprojė ndryshe qielli le ta mallkojė.

Sė dyti, prejardhja e tij etnike dhe koha kur ka jetuar, marrja me okultizėm, magji dhe parathėnie kanė qenė tė dėnuara me vdekje. Nostradamusi ishte ēifut, ashtu tė themi i natyralizuar, d.m.th prindėrit e tij e kishin pranuar krishterimin. Si fėmijė dhe njė njeri me prejardhje ēifute, pėrherė ishte nė sytė e shoqėrisė sė atėhershme ku mbisundonte kisha. Nėse kjo rrethanė pėrputhet edhe me marrjen e tij me parathėnie dhe okultizėm, atėherė Inkuizicioni e kishte bėrė punėn e vet (kallja pėr sė gjalli nė turmėn e druve). Pėr “veprimtarinė e vet tė dyshimtė” disa herė ėshtė marrė nė pyetje nga autoritetet e Inkuizicionit, prandaj edhe lėvizjet e tij tė shpeshtė prej njė rajoni nė rajonin tjetėr, pėrshkruhen pikėrisht si preventivė nga pėrgjegjėsia dhe dėnimi i mundshėm.
Sė treti, supozohet se ai duke i njohur mirė fshehtėsitė e ligjeve natyrore, ka qenė i vetėdijshėm se gjėrat qė duhet ndodhur nuk mund tė pengohen.
Sė katėrti, Nostradamusi ka jetuar nė shekullin XVI, prandaj disa gjėra dhe zbulime tė mėvonshme gjatė shekujve pėr tė kanė qenė tejet tė pakuptueshme dhe ėshtė normale qė ai ato nuk ka mundur t’i emėrtojė me emra tė tyre tė vėrtetė. Shumė shtete dhe popuj qė kanė ekzistuar nė at kohė, tanimė nuk ekzistojnė. Aeroplanin e sotėm ai nuk ka qenė nė gjendje ta emėrojė me kėtė term por gjithnjė e quante si njė “zog metali qė gjuan zjarr ” ose eksplodimet i quan si “diell i zjarrtė” etj. Pastaj, ėshtė shumė karakteristike edhe loja dhe ironia me emrat e disa qyteteve qė i pėrshkruan qartė, por pėrherė i emėrton me simbolikė, si be fjala: “qyteti i luleve ” “qyteti midis dy lumenjve” e shumė terma, qė unė mė tepėr i kisha quajtur si terma poetike, e qė e mjegullonin dhe vėshtirėsonin kuptimin e parathėnieve tė tij.
Nuk duhet ēuditur aspak pse veprat e Nostradamusit janė mistike dhe tė paqarta, pėrkundrazi, do tė jetė ēudi mė e madhe se si ėshtė e mundur qė edhe pas 400 viteve tė mos jenė tė sqaruara kuptimet e tyre?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė