Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:18   #22
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

a) Revolucioni Francez (1789-1794)

Nga i gjithė visari i parathėnieve tė shkruara tė Nostra-damusit, pjesa mė e madhe e tyre kanė tė bėjnė me fatin e Francės dhe sunduesve tė saj gjatė njė periudhe tė gjatė historike. Kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme, sepse edhe vetė parathėnėsi u lind nė Francė dhe preokupimi i tij mė i madh pėr kėtė shtet dhe ardhmė-rinė e saj, ka qenė i natyrshėm. Franca qė nga kohe e Nostradamusit, gjegjėsisht fillimit tė parathėnieve tė tij, kishte njė histori tė bujshme. Pėrveē ndėrrimeve tė shpeshta spektakulare tė sunduesve nė poste mbretėrore, tė pėrcjellur me pėrplot komplote dhe kurthe nga mė tė ndryshmet, mjaftė ngjarje tjera me rėndėsi kanė shėnuar njė fillim tė ri tė njė historie tė gjithė Evropės dhe shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kontekst kurrsesi nuk mund tė anashkalohej Revolucioni Francez dhe koha e lavdishme e pushtimeve tė mėdha tė Napolonit. Parathėnia e kėtyre ngjarjeve karakterizohet me njė qartėsi tė theksuar , duke qenė, pa dyshim, njėra prej shkaqeve themelore qė Nostradamusi tė lartėsohet dhe tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr tėrė botėn.
Revolucioni Fracez, i njohur si Revolucioni Borgjez Francez, ka fillur nė vitin 1789 dhe ka pėrfunduar mė 1794. Vetė ngjarja e Revolucionit ishte njė kthesė e madhe historike, ku pėr herė tė parė shėnojnė fitore forcat antifeudale nė rrėzimin e sundimit shekullor tė sistemit shoqėror feudalist dhe ardhja e kapitalizmit si sistem i ri i sundimit dhe i organizimit. Parimisht pėr herė tė parė zhduket pushteti absolut i mbretit dhe vihen themelet e para tė organizimit shtetėror tė tipit tė monarkisė parlamentare me kushte-tutėn si akt mė tė lartė konstituiv.
Revolucioni Francez zhvillohet nė kohėn e pushtetit tė mbretit Luigji XVI tė Francės (1774-1792), i cili, pėr kohėn e vet, nuk qe i aftė pėr t’i zgjidhur problemet financiare tė buxhetit shtetėror, duke rėnduar mė tepėr mbi supet edhe ashtu tė varfra tė shtresave tė gjera popullore.
Revolucioni nė pėrgjithėsi dhe sundimi i mbretit Luigji XVI deri nė vdekjen tragjike tė tij (janar 1793), kanė qenė njė kaptinė e rėndėsishme nė parathėniet e Nostradamusit. Aq ishte i qartė nė kėto pėrshkrime, saqė edhe data e saktė e fillimit tė Revolucionit, nuk i shmanget stilit tė tij dominant nė mjegullimin e ngjarjeve. Shumė nga kėto parathėnie janė tė pėrfshira nė letrėn drejtuar tė birit Cezarit, dhe diēka mė pak pėrmenden edhe nė letrėn drejtuar Henrit II.
Qė t’i rregullojnė rendet e atyre
Qė deshėn tė pėrkrahin brezin e Kapetave , tė kuqtė do ti sulmojnė
Ēdo familje me njė vdekje do tė jetė nė zi
E pastaj do tė vijnė edhe tė tjerėt tė kuq
Qė ata ( tė kuqtė) tė parė t’i shfarosin
Ata qė erdhėn nė pushtet pas Kapetit tė madh,
do tė hyjnė nė Konvent.
Dymbėdhjetė tė kuqtė do tė hyjnė nė nėnkulm
Dhe pėrmes vrasjeve, vrasjet do tė vazhdojnė.

Mbreti, si kundėrpėrgjigje ndaj shpalljes sė Kuvendit Popullor nga revolucionarėt, mė 12 qershor 1789 rrethon Parisin. Duke u gjetur nė kėtė situatė, revolucionarėt formojnė komitetin12 anėtarėsh tė Shpėtimit Kombėtar dhe i shpallin luftė forcave mbretėrore. Sulmohen depot e municionit dhe bie Burgu i famshėm i Parisit “Bastila”. Fillon njė kryengritje e madhe dhe e pėrgjakshme, e paparė nė historinė e Francės.
Pėr tė kuqtė e parė qė do t’i shfarosin tė tjerėt, mendohet pėr konfliktin nė mes tė jakobinėve dhe zhirordinėve, nga e cila jakobinėt dalin si fitimtarė duke ndėrmarrė mė pas njė terror tė paparė, qė njihet nė histori si “terrori jakobin”.
Pėr dymbėdhjetė tė kuq qė do tė hyjnė nė njė nėnkulm, alu-dohet nė 12 anėtarėt e Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar.
Nė njė kuatran qė kishte tė bėnte me burgosjen e mbretit Luigji XVI i cili gjatė ikjes nga pėrndjekja e kryengritėsve, me tradhti, zihet nė njė mal afėr qytetit Varen. Zėnia dhe burgosja e tij shkaktoi si pasojė njė valė tė paparė tė burgosjeve, dėnimeve me gijotinė dhe vrasjeve tjera tė mėdha qė pasuan.
Nė mbrėmje do tė arrijnė nė mal me mbretėreshėn
Murgu i zi me veshje tė purpurt nė Varen
Kjo do tė jetė shkas i turbullirave
Zjarr, gjak dhe heqje kokėsh.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė