Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:27   #25
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

c) Ardhja e Hitlerit dhe nacizmit nė pushtet (1933-1945)
Nacizmi si ideologji personifikohet nė Partinė Nacional Socialiste Punėtore tė Gjermanisė tė liderit dhe ideologut tė saj Adollf Hitler, i cili, i nxitur nga ndikimet dhe fitoret gjithnjė mė tė mėdha tė komunistėve, me pėrkrahjen e disa magnamėve industrialistė, nė janar tė vitit 1933, emėrohet si kancelar i Gjermanisė, dhe praktikisht konsiderohet si ardhje e tij dhe ideologjisė naciste nė pushtet. Me ardhjen e Hitlerit nė pushtet, menjėherė, qė nė shkurt tė po kėtijė viti, mondohet djegia e ndėrtesės sė Rajhstagut e bėrė gjoja nga komu-nistėt. Ky motiv shėrben si pretekst qė tė fillohet me pėrndjekjet mė tė mėdha tė komunistėve, shoqatave tė ndryshme sindikale, partive dhe liderėve opozitarė tė sė majtės dhe kundėrshtarėve tjerė politikė. Me qėllime gjenocidale dhe nga urrejtja nacionale, fillohet me pėrndje-kjen, e mė vonė edhe shfarosjen masive fizike tė popujve tjerė jo-arianė, veēanėrisht atyre ēifutė, romė dhe sllavė.
I nxitur nga apetitet gjermanomadhe, anekson Austrinė (Anschluss) dhe Ēekosllovakinė, duke filluar kėshtu tė pėrmbushen realizimet e aspiratave tė kėsaj ideologjie tė prezentuara nė librin e mirėnjohur tė Hitlerit (“Mein Kampf”) “Lufta ime” (1925), pėr t’u shndėruar mė vonė nė njė luftė tė madhe botėrore.
Nga parathėniet si mė tė qartėsuara tė Nostradamusit, konsi-derohen edhe vargjet rreth paraqitjes e kėsaj ideologjie shkatėrimtare. Prijsin dhe udhėheqėsin e kėsaj ideologjie, Nostradamusi e emėrton si “HISTER” (gabim i vogėl qė mund t’i falet).
Kėshtu e sheh Nostradamusi ardhjen e Hitlerit nė pushtet:
Shefi (prijėsi) nga germanėt nė fronin e artė do tė ulet
Zonja (dama) zyrtare do ta pėrjetojė fundin e vet
Sepse ajo nuk ishte e aftė t’i pėrballojė vėshtėrėsitė.

Pa gabime! Hitleri nuk u lind nė Gjermani, por nė Austri (nga fisi german). Kurse zonja apo dama zyrtare, siēe quan Nostradamusi Republikėn e Vajmarit, atėbotė, nuk ishte e aftė t’i zgjidhė problemet egzistuese ekonomike, politike, si dhe kontraditat tjera tė Gjermanisė sė posadalė nga Lufta e Parė Botėrore, prandaj kėtė gjendje, nė tė cilėn ishte zhytur Gjermania, shumė mirė e shfrytzoi ideologjia naciste e Hitlerit, pėr marrjen e pushtetit.
Ja njė pėrshkrim, tė thuash poetik, tė paraqitjes sė ideologjisė naciste nė skenėn politike tė shoqėrisė sė atė-hershme:
Do tė vijė njėri i cili nė mėnyrė joshėse
Do tė mundohet ta bėjė me dorėn e shtrirė
Atė ēka nuk ėshtė arritur me grusht tė shtrėnguar.

Nuk ka koment!
Pėrshėndetja naciste ka qenė me dorė tė zgjatur pėrpara.

b) Lufta e Dytė Botėrore (1939-1945)
Qė nga ardhja e Hitlerit nė krye tė Gjermanisė, tė gjitha veprimet e tij na shpiejnė kah njė dyshim i bazuar, se ky shtet me ideologjinė naciste nė krye, pėrgatitet pėr njė luftė tė madhe me pėrmasa tė gjera botėrore.
Shkaktarin e fillimit tė kėsaj lufte me pėrmasa tė gjera botėrore, Nostradamusi e parathoshte kėshtu:
Mitet e mėdha do t’i mashtrojnė njerėzit
Shaktar i konfliktit tė madh ato do tė jenė
Sė pari do tė besohet se qielli kthjelltėsi kishte
Arma vdekjepruese nė dorėn e majtė do tė jetė.

Dihet mirė se Hitleri pėrmes ideologjisė fashiste dhe miteve tė vjetra pėr madhėrinė e racės sė pastėr ariane, e fut Gjermaninė nė Luftėn e Dytė Botėrore, duke predikuar se gjermanėt janė populli i dėrguar nga Zoti pėr tė sunduar me tėrė botėn.
Vargu i tretė ka tė bėjė me besimin se para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas tejkalimit tė krizės sė madhe ekonomike, nė Gjermani ka mbretėruar bindja se ēdo gjė ishte e qetė dhe e kthjellėt.
Arma vdekjepruese nė dorėn e majtė duhet tė jenė kaqushat Sovjetike. Ato nė betejat e Luftės sė Dytė Botėrore luajtėn njė rol tė madh nė shkatėrrimin e makinerisė shumė tė pėrsosur ushtarake hitleriane.
Kėshtu mendojnė disa komentatorė tė Nostradamusit, por, ne, nėse analizojmė kėto vargje nga kėndi i realitetit tonė ballkanik, kuptimi i tyre mė i afrtė do tė ishte se ato kanė tė bėjė me Serbinė, shkataren e shumė luftėrave me pasoja tė papara nė Ballkan. Kėto luftėra vėllavrasėse dhe shkatėrrimtare, me elemete tė gjenocidit dhe pastrimit etnik, ideologu i saj psikopat i mbėshteste nė mitet e vjetra mbi popullin serb si popull hyjnor.
Edhe vargu i tretė mund tė komentohet nė kėtė kontekst. Asnjė rrethanė ekonomike dhe politike nė atė kohė nuk shkonte nė favor tė mundėsisė sė fillimit tė njė lufte me pasoja kaq tė mėdha materiale dhe njerėzore.
Kush ka mundur, pra, tė priste njė luftė shkatėrrimtare nė trojet e Jugosllavisė, kur ēdo gjė atėbotė ishte e qetė?
Arma nė dorėn e majtė, ka mundėsi qė ta nėnkuptojė anėn e majtė tė globit, pra shetet e Perendimit (SHBA-tė me aleatėt e saj). Roli i tyre nė planin diplomatik dhe ushtarak (rezolutat e Kombeve tė Bashkuara dhe bombardimet e Serbisė), do tė jetė shkatėrrimtare dhe vdekjepruese pėr Serbinė.
Nga historia na ėshtė e njohur se Italia dhe Gjermania kanė qenė shtete qė gjithmonė kishin pretendime serioze tė dominimit mbi tėrė botėn. Kėto pretendime tė kėtyre shteteve kanė qenė edhe shkaktare pėr fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore.
Nostradamusi, qė nė shkekullin XVI, nė veprat e tij parathė-nėse pėrmend vendin Teshin. Dihet se rreth kėtij vendi pėrherė ka pasur konflikte nė mes tė Polonisė dhe Ēeko-sllovakisė. Teshini, gjatė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Sudenit, i ka takuar Polonisė. Pikėrisht ky vend i njėjtė do tė jetė shkaktare e sulmit tė Gjermanisė mbi Poloninė, dhe kjo ngjarje nė histori zyrtarisht do tė konsiderohet si dita e fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Kur dy ushtri prej mureve nuk mund tė ndeshen
Nė atė moment do tė dridhet Teshini.
Nga vargjet nė vijim do tė shohim se cili popull do tė jetė shkatar i kėsaj lufte tė madhe shkatėrrimtare:
Populli qė ėshtė i huaj dhe i largėt i romakėve
Shteti i tyre do tė jetė nė Majne.
Polonia nė Luftėn e Dytė Botrore pėrshkruhet nė kėtė kontekst:
Qielli do ta vajtojė disfatėn e shtetit tė pėrzier
Deri nė “hava” gjaku do tė derdhet
Nėpėr vdekje pėrsėri ky popull do tė ngritet.

Polonia njėkohėsisht ka qenė mbretėri dhe republikė dhe ka pasur popullsi tė pėrzier: njė pjesė katolike, kurse pjesa tjetėr ishte e besimit ortodoks.
Bombardimet dhe shkatėrrimet masovike tė qyteteve nė kėtė luftė pėrshkruhen kėshtu:
Qarshia e madhe do tė shkretohet
Prej njerėzve rrallė kush do tė mbetej.
Tė pakta janė qytetet qė nė Luftėn e Dytė Botėrore kanė pėsuar shkatėrrime kaq tė mėdha sikurseVarshava, prandaj nuk ka dyshim se kėto vargje i dedikohen pikėrisht kėtij qyteti.
Nga karkalecat qė do tė arrijnė prej qielli
Do tė vijė vdekja dhe shkatėrrimi
Duke mos respektuar rregullat e luftės.

Me “karkaleca” qė do tė arrijnė nga qielli, mendohet pėr aeroplanėt bombardues.
Edhe miqėsia e madhe e Hitlerit dhe Musolinit, dalė nga aleanca e pėrbashkėt ideologjike dhe ushtarake, nuk kanė qenė jashtė syrit tė mprehtė vrojtues tė Nostradamusit:
Njė ditė do tė bėhen
Dy sundues miq tė mėdhenj
Pushteti i tyre do tė rritet
(dhe)Do tė zgjerohet gjithnė e mė tepėr.

Mė sipėr cekėm vetėm disa vargje tė cilat edhe laikun e zakon-shėm qartazi do ta bindnin se Lufta e Dytė Botėrore ėshtė parathėnė nga Nostradamusi. Pėr kėtė ngjarje tė madhe dhe vendimtare pėr historinė njerėzore, ka ende kuatrane me detaje tjera, qė ndoshta do tė ishte e udhės tė pėrmenden, por ne nė kėtė prezentim do tė kėnaqemi si tė mjaftueshme vetėm me kėto.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė