Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-06, 19:48   #7
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim ********

Ndikimi i kultures eshte i pashmangshem ne formimin e individit (identitetit) perndryshe do te mbeteshim ose te pa identifikuar ( hiq) ose te pakulturuar . Per mendimin tim rendesi apo peshe me te madhe ka definimi i kultures . Pra , cila eshte ajo kulture qe duhet ndjekur apo krijuar nje individ kur dihet se sot bota qendron ne nje udhekryq pa semafor dhe pa rregulla te shkruara ,gjersa me shpejtesi marramendese dhe kaotike shohim defilimin e kulturave te llojlojshme . As nuk eshte e lehte te mbahet kultura e trasheguar , e as te krijohet kultura individuale qe te trashegosh me tutje. Zhdukja e distances ne boten tone , pra mundesia e te qenurit brenda nje kohe te shkurte ne vendet me te largeta gjitheashtu eshte nje faktor-ndikim ne formimin e individit . Une nuk munde te jem indiferent ndaj kultures gjermane nese me vite te tera jetoj dhe punoj ketu , por une gjitheashtu nuk munde te gjermanizohem sepse brumi nga i cili jam gatuar nuk i pershtatet ketij soji .
Prandaj me duket se me gjithe veshtiresite qe kemi dhe do te kemi duhet te mesohemi te ndajme te bardhen nga e zeza dhe anasjelltas ne menyre qe te mos humbim ate themeloren : Miresine, drejtesine dhe zemergjeresine .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė