Pershendetje te gjithve dhe nderime.
Falenderoj te gjithė ata qe shkruan dhe do te shkruajn ne oden tonė shqiptare, ne fakt isha pak i nxenė dhe ju kerkoj falje per mos pranin time ne ketė temė.
Njehere kishte kerkuar njeri qe te takohej me sherrin e femres dhe i tha ta atit te vetė:
-O babė , dua ta njoh sherrin e femres , se me kan thenė se ai eshtė i fortė.
-Le ore bir i tha i ati - rri ne shtepi e mos shko me largė sepse pleqnia ka dalur prej femrave dhe jo prej mashkujve , mirpo ai i gjori nuk e ndegjoj te atin dhe vajti ne kerkes te sherrit te femrave.
Duke kaluar disa fshatra e pa nje grua e cila nxirrte ujė nga bunari.
Iu afrua me ngadale dhe e pyeti:
-Me fal , a benė te me tregosh se ku mund ta takoj sherrin e femrave , tek cila grua-tha ai.
Gruaja vetem qeshi dhe tha:- Po qte duhet ty sherri i gruas , shko rruges tende dhe nese do ujė ja te jap.
Jo -tha ai, vetem me trego se me cilen grua te ndeshem dhe ta vertetoj se kush eshtė me i fortė , trimeria ime apo sherri i gruas.
Kukuuuuuuuu-bertiti gruja.
Burrat qe po punonin afer ares vrapuan me shati , e kosa ne dorė dhe i thanė.
Qka u ba bre , qka u ba???!!! dhe i drejtuan te gjithė veglat e punes kah ky burri.
Asgjė - tha gruaja , vetem i mbeti uji ne fyt kah po pinte dhe mendova mos po pelset me ujė ne fytė.
Burrat u larguan dhe shkuan te punojn prapė.
O zotri-i tha gruja , a e takove sherrin e gruas , po sikur te ju thoja burrave qe me ke prek me dorė, do te benin copė e grime, pra shko nga ke ardhur e mos kerko sherr te gruas , sepse nga gruja kan dalur fjalet e pleqnia e burrave, shko pra tash.
Ai u kthye me kokė ulur nga kishte ardhur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|