Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:50   #12
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

4. A ėshtė kjo luftė e detyrueshme sipas tė drejtės ndėrkombėtare?

Nėse argumentet e mė sipėrme (nėn 3.) nuk ndiqen, kjo do tė thotė qė kosovarėt duhet tė luftojnė pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Njė luftė e tillė, qė tashmė ka filluar, do tė jetė njė luftė nacionale pėr ēlirimin dhe sipas shumė rezolutave tė KB kosovarėt duhen ndihmuar. Kjo luftė me gjithė viktimat e shumta do tė jetė e suksesshme. Moszbatimi i argumenteve tė pikės 3., nėnkupton se pritet nga kosovarėt qė luftojnė pėr t'i dhėnė fund situatės sė tyre tė padurueshme. Kjo luftė ka mundėsi tė shkaktojė me dhjetra-mijėra ose qindra-mijėra viktima dhe tė sjellė pasoja tė paparashikueshme pėr krejt rajonin.
Pavarėsia e Kosovės dhe ēlirimi nga rregjimi kriminel serb mund tė arriheshin me mė pak viktima nėse Kosova do tė njihej si shtet i pavarur dhe nga Serbia do kėrkohej tė tėrhiqej nga ky shtet i pavarur e veēanėrisht tė tėrhiqeshin komandot vdekjeprurėse serbe. Kjo do duhej shoqėruar edhe nga presioni ndėrkombėtar. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės sipas sė drejtės ndėrkombėtare do ta qartėsonte situatėn dhe do tė jepte bazėn pėr sanksione tė qarta qė do kishin pėrkrahjen e shumicės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB, si nga vendet perėndimore ashtu edhe ato tė botės sė tretė qė dekolonializimin e kanė bėrė pėr detyrė prioritare. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės pėrputhet edhe me parimin e heqjes dorė nga dhuna dhe me parimin pėr proporcionalitetin e mjeteve.
5. Jugosllavia e mbetur - pasardhėse e dyshimtė ligjore.

Jugosllavia e sotshme nuk ėshtė identike me Jugosllavinė e para vitit 1989. Serbia, me sulmet e veta kundėr pjesėve tė tjera tė Jugosllavisė, duke filluar me heqjen e dhunshme tė autonomisė sė Kosovės, ka shkatėruar Jugosllavinė. Kėshtu, qė nė vitet 1990/91, katėr njėsi federale kanė shpallur pavarėsinė e tyre (Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia) pak para se kėtė ta bėjė edhe Kosova. Me kėtė ėshtė shkatėrruar Jugosllavia e vjetėr. Andaj Jugosllavia e sotme, ajo e mbetur, nuk mund tė jetė pasardhėse legjitime e Jugosllavisė sė paraluftės, (as qoftė e Serbisė dhe Malit tė Zi tė para vitit 1914) dhe tė pretendojė Kosovėn (as edhe Maqedoninė e okupuar mė 1918 nga Jugosllavia e paraluftės). Pushtimi i sėrishėm i Kosovės nga RFJ pėrbėn pra edhe njė rianeksim tė dhunshėm tė saj dhe ėshtė kundėr sė drejtės ndėrkombėtare.
6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States.

Karta e KSBE, e njohur edhe si karta e Parisit, kėrkon ato qė nė 'Guidelines' tė europianėve pėrcaktohet si bazė pėr njohjen e shteteve tė reja nė Europė: shtetin juridik, demokracinė, respektimin e tė drejtave tė njeriut; garanci pėr tė drejtat e grupeve dhe pakicave nacionale (lxvi).
Pėr tė gjitha kėto nė RJ as qė mund tė bėhet fjalė. RJ i shkel tė drejtat e shqiptarėve me aparatin e vet shtetėror nė mėnyrėn mė tė ashpėr. Ata, por edhe tė tjerėt, organizimi shtetėror jugosllav nuk i trajton si shtetet e tjera europiane por si ndonjė organizatė gangsterėsh qė uzurpon aparatin shtetėror dhe bile ka kėnaqėsinė qė tė torturojė dhe vrasė njerėz. Udhėheqja shtetėrore bashkėpunon me njerėz tė mafias. Njė organizatė e tillė kriminale nuk mund tė pretendojė mbrojtjen thjesht se pretendon se ėshtė "shtet". Meqėnėse ajo i shkel principet e OSBE-sė dhe kėtė e bėn nė Europė, OSBE-ja ka pezulluar anėtarėsinė e Jugosllavisė. OSBE-ja duhet tė bėjė ē'ėshtė e mundur qė ta mėnjanojė njė organizatė tė tillė dhe nuk duhet t'i ofrojė kėsaj organizate kriminale mbrojtjen qė u takon anėtareve tė saj lidhur me "kufinjtė ekzistues". Aq mė tepėr kur kėta kufinj, siē u pėrmend edhe mė lart, janė vendosur dhe mbajtur nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. OSBE duhet tė bėjė mė tepėr pėr mbrojtjen e shteteve europiane dhe grupeve qė janė tė sulmuara nga kjo organizatė kriminale. Konkretisht, Kosova dhe shqiptarėt atje duhen mbėshtetur, nė mėnyrė qė nė Europė tė krijohen kushte europiane. Situata kėtu ka shumė ngjashmėri me Saharėn perėndimore. Ashtu si shumė shtete afrikane qė njohėn pavarėsinė e Saharės Perėndimore pasi qė nuk deshėn tė durojnė mė tej koloni nė Afrikė dhe nuk dėshironin tė njihnin pushtetin kolonial tė Marokut, duhet qė edhe shtetet europiane tė njohin Kosovėn si shtet tė pavarur. Sipas kartės sė Parisit ata nuk duhet tė lejojnė njė diktaturė vdekjeprurėse dhe pėr kėtė nuk duhet qė edhe tė njohin sundimin jugosllav nė Kosovė.
7. Mbrojtja kundėr gjenocidit dhe shkelja e Konventės tė Gjenevės.

Ashtu si edhe nė Bosnjė, aksionet jugosllave nė Kosovė, pėrmbushen objektivisht kushtet faktike pėr gjenocid sipas konvencioneve pėr gjenocidin (§ 220 StGB). Por a veprohet "qėllimisht" qė shqiptarėt e Kosovės "tė zhduken pjesėrisht ose krejtėsisht"? A ekzistojnė pra edhe kushtet faktike subjektive? Nė Kosovė kriminelėt nuk janė aq tė pakujdesshem si nė Bosnjė, ku flisnin hapur pėr shfarosjen e "turqve", sa pėr qėllim tė vetin tė deklarojnė zhdukjen e shqiptarėve tė Kosovės. Por thirrjet nė Cvijiqin, fjalimet mbi "shtimin gjenocidal tė 'shiptarėve'", tė cilėt duhen "kthyer mbrapsht, dhe aludimet tė ngjashme u mjaftojnė njohėsve tė Jugosllavisė njėlloj si neonazistėve gjermanė shifra 88 i mjafton si shprehje sekrete pėr "Heil Hitler". Edhe fjalime tė tilla dėshmojnė qėllimin e gjenocidit pas veprave tė tilla. Aksionet jugosllave kanė shkaktuar njė luftė nė tė cilėn janė tė zbatueshme Konventat e Gjenevės, pikėrisht sipas protokolleve shtesė tė vitit 1977, edhe nqs. kjo shihet si luftė qytetare. Konventat e Gjenevės shkelen nga aktet e ndryshme kundėr civilėve tė paarmatosur, ndėr ta shumė gra dhe fėmijė, me shkatėrrimin e vendbanimeve tė tėra, shkatėrrimin e tė korrave dhe tė tė mirave tė tjera materiale nga veprime kriminale dhe luftarake. Gjenocidi dhe shkeljet e konvencioneve tė Gjenevės janė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Kosovarėve duhet t'u njihet e drejta pėr pavarėsi si bazė pėr vetėmbrojtje kundėr veprimeve kriminale tė Jugosllavisė, tė cilat janė edhe kundėr tė drejtės ndėrkombėtare.
8. Detyrimi pėr ndihmė

Disa ekspertė tė sė drejtės ndėrkombėtare kanė vėshtirėsi me principin relativisht tė ri tė vetėvendosjes. Ata pėrdorin formulime tė pasigurta. Nė njėrėn anė: "the use of force to suppress self-determination is now clearly unacceptable", ndėrsa nė anėn tjetėr lejojnė ndihma e njė tė treti pėrmes "provision of armed help would appear to be unlawful" (lxvii). Pra lejohet e drejta pėr vetmbrojtje por jo e plotė. I lejohet kanarinės qė tė mbrohet nga macja, por jo njė tė treti qė t'i ndihmojė asaj, sepse kjo "duket si e kundėrligjshme". Kėso "tė drejtash" qesėndisin tė nėnshtruarin e pashpresė (Shaw so shkruante: "would appear to mock him"). E drejta pėr ndihmė urgjente ėshtė rrjedhojė logjike e tė drejtės pėr mbrojtje. Kjo deduktohet edhe nga shėnimi mbi mbrojtjen "kolektive" nė Art. 51 tė Kartės (lxviii). Nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė KB kundėr kolonializmit rrjedh jo vetėm e drejta pėr ndihmė urgjente por edhe detyrimi pėr kėtė (lxix). Ky detyrim mund tė deduktohet edhe nga principet e OSCE (shih pikėn 6.) Me kėtė nuk justifikohet ēdo lloj dhune pėr vetėvendosjes. Ndihma urgjente e armatosur njėlloj si vetmbrojtja nuk ėshtė teprim por ėshtė e lejuar vetėm nė raste shumė urgjente dhe aty ku ndihma urgjente dhe vetėmbrojtja nuk paraqesin agresion por mbrojtje (lxx). Njė rast i tillė urgjent ekziston nė Kosovė. RJ duke sulmuar drejtpėrdrejt Kosovėn, sulmon edhe gjithė sistemin shtetėror demokratik europian dhe, nėpėrmjet veprimeve tė saja, rėndon gjithė Europėn me refugjatė. Si mbrojtje ndaj kėtyre aksioneve, sipas pėrvojės sė derisotme, sanksionet janė tė paefektshme. Ata vetėm forcojnė regjimin. Vetėm kėrcėnimet dhe, po qe e nevojshme, dhuna direkte mund tė ndihmojnė nė rastin e Kosovės.
Mbi kėtė mbėshtetet detyrimi tė paktėn i shteteve europiane qė tė ndalojnė njė rast tjetėr gjenocidi nga keqbėrėsit e pėrsėritur tė udhėheqjes jugosllave. Ky detyrim rrjedh edhe nga Art.1 i konventės mbi gjenocidin tė vitit 1948. Rruga e vetme pėr tė pamundėsuar njė tjetėr gjenocid ėshtė kėrcėnimi dhe, nė rast nevoje, pėrdorimi i dhunės sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Kjo mund tė pėrgatitej mė sė miri nėpėrmjet njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, ngase njė shteti sovran mund t'i vinin nė ndihmė edhe shtete tė tjera. Pra, duke u nisur edhe nga ky obligim, pėr tė penguar njė tjetėr gjenocid duhet njohur pavarėsinė e Kosovės.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė