Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-07, 13:39   #66
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vidhen 2 milionė dollarė nė aeroportin e Sarajevės

Sarajevė, 7 dhjetor - Autoritetet nė Bosnje-Hercegovinė thanė se 4 burra tė veshur si policė vodhėn gati 2 milionė dollarė nga aeroporti i Sarajevės. Autoritetet thanė se personat nė fjalė hynė nė departamentin e ngarkesave tė aeroportit dhe e ngarkuan sasinė e tė hollave nė njė makinė me tė cilėn ikėn. Makina dhe njė sasi armėsh automatike u gjetėn mė vonė nė mes tė flakėve nė njė bazė ushtarake tė braktisur afėr kryeqytetit. Zjarrfikėsit thanė se e patėn tė vėshtirė tė shuanin zjarrin, pėr shkak tė municioneve qė shpėrthenin nė makinėn qė digjej.
Del Ponte kėrkon nga Serbia tė dorėzojė ish-gjeneralin Mlladiq

Hagė, 7 dhjetor - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi, Karla del Ponte kėrkoi nė mėnyrė ultimative nga Serbia qė tė dorėzojė ish-gjeneralin Ratko Mlladiq. Nė rast se ai nuk dorėzohet deri mė datėn 10 dhjetor, atėherė ajo do tė shprehet kundėr afrimit tė Serbisė me Bashkimin Evropian, tha del Ponte. Ajo kėrkoi edhe nga Bashkimi Evropian qė tė ushtrojė presion ndaj qeverisė nė Beograd. Bashkimi Evropian i ka hapur rrugė muajin e kaluar nėnshkrimit tė marrėveshjes sė asocim-stabilizimi me Serbinė. Kjo marrėveshje konsiderohet si hapi i parė drejt anėtarėsimit nė BE.

Shqiptarėt kėrkuan nė Londėr qė Britania tė njohė pavarėsinė e Kosovės

Londėr, 10 dhjetor Shqiptarėt qė jetojnė nė Britani tė Madhe i kanė shprehur dje mirėnjohje qeverisė sė kėtij vendi pėr qėndrimin e saj pėr Kosovėn. Nė njė tubim para selisė sė Qeverisė nė Londėr, ata kėrkuan njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Qytetarėt shqiptarė tė tubuar nė disa shoqata qė jetojnė nė Britani mbanin flamujė shqiptarė e britanik e parulla pėr zgjidhje e shpejtė tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Manifestuesit shqiptarė, tė grupuar nė disa shoqata qė veprojnė nė Britani, mbanin flamuj shqiptarė e britanikė dhe hidhnin parrulla pėr zgjidhjen e shpejtė tė statusit tė Kosovės. Organizatorėt thanė se kishin arritur tė zhvillojnė manifestimin mė tė madh tė shqiptarėve nė Britani, qė prej kohės sė luftės sė Kosovės. Gjatė manifestimit paqėsor, pjesėmarrėsit pėrshėndetėn Britaninė e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara pėr pėrpjekjet e tyre pėr finalizimin e statusit. Komunitetet shqiptare nė diasporė kanė njoftuar pėr tubime tė tilla edhe nė vende tė tjera, ditėn e paraqitjes se raportit tė Treshes ndėrmjetėsuese nė bisedimet Prishtinė Beograd

Shqiptaro amerikanėt sot protestojnė para selisė sė OKB sė, kurse studentėt nė Prishtinė

Nju Jork, 10 dhjetor - Komuniteti shqiptaro amerikan organizon sot njė tubim me moton "Mbahu nėnė mos ki frikė i ke djemtė nė Amerikė", para selisė sė OKB sė, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrkaq po sot nė Prishtinė studentėt e Universitetit tė Prishtinės kanė paralajmėruar pėr sot njė marsh paqėsor, nė kėrkim tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Situata nė Kosovė ėshtė e rrezikshme, tha gjenerali Xhekson

Londėr 10 dhjetor - Situata nė Kosovė ėshtė e rrezikshme dhe kėrcėnon tė shpėrthejė, ka deklaruar gjenerali britanik Majk Xhekson, qė kishte kryesuar forcat e KFOR it nė vitin 1999. "Ėshtė e qartė se shqiptarėt e Kosovės presin pavarėsinė, gjė tė cilėn Beogradin e refuzon dhe rrjedhimisht nuk duhet nėnēmuar rrezikshmėrinė e situatės", ka deklaruar Majkėl Xhekson. "Nuk besoj se serbėt janė aq tė krisur pėr tė bėrė invazion nė Kosovė, ku do tė ballafaqoheshin me KFOR in, por druaj nga dhuna ndėretnike dhe rrjedhimisht duhet dėrguar pėrforcime pėr KFOR in", ka thėnė pėr gazetėn "Dejli Telegraf", gjenerali Majkėll Xhekson.

Nė rastin e Kosovės afatet nuk janė tė detyrueshme thotė Lavrov

Nikozi, 10 dhjetor - Afatet kohore tė vendosura pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės nuk janė tė detyrueshme dhe mund tė pengojnė pėrpjekjet pėr gjetjen e zgjidhjes. "Afatet artificiale tė imponuara nga faktorė tė jashtėm nuk funksionojnė. Ne besojmė se nė rastin e Kosovės kėto afate nuk janė tė detyrueshme", tha ministri i jashtėm rus Sergej Lavrov gjatė vizitės sė tij nė Qipro. "Ne jemi tė bindur se veprimet e njėanshme tė cilat nuk janė nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar, pėrkundrazi e shkelin atė mbartin shumė rreziqe. Duhet tu ipet me shumė kohė palėve pėr njė marrėveshje tė pranuar nga tė gjithė", tha Lavrov. Nderkaq ministri i jashtėm i Qipros Marko Ulis tha se pavarėsia e njėanshme "krijon precedent qė shkel sistemin lirgjor ekzistues nė Kombet e Bashkuara, OSBE dhe me gjerė". Qiproja ėshtė vendi i vetėm anėtar i BE-sė qė kundėrshton hapur pavarėsinė e Kosovės.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė