Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:55   #16
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(xviii) Shih Spiegel 1980/6 dhe 1981/16 fq.150. Nė vjeshtėn dhe dimrin e 1980/1 pati fillimisht njė valė arrestimesh dhe pyetjesh nė polici (Kadri Rexha aaO. fq.167 Kjo ishte njė valė sipas koncepteve tė atėhershme. U arrestuan mbi 50 persona. Sot po kaq arreston policia serbe pėr ēdo ditė.). Me 11 dhe 26 Mars 1981 u zhvilluan protesta paqėsore tė studentėve kundra ushqimit tė keq nė mensa dhe vėshtirėsi tė tjera tė ngjashme. Policia arrestoi disa studentė. Shefi i komunistėve kosovarė, Bakalli, iu premtoi atyre lirimin por kjo nuk ndodhi. Studentėt protestuan kundėr kėsaj me 26, tani edhe me parrulla si "Kosova Republikė" dhe "Kosova - Kosovarėve". Kėto demonstrata u shtypėn brutalisht nga policia speciale serbe qė hyri edhe deri nė godinat e studentėve. Kjo shtypje u pasua nga protesta tė punėtorėve nė mbarė Kosovėn. Serbia deklaroi me 02.04 gjendjen e jashtėzakonshme dhe e izoloi krejt vendin prej botės sė jashtme. Policia serbe veproi me njė brutalitet vrastar. Kėshtu mė tregoi mua njė boshnjak qė jetonte nė Hamburg (z.Medic nga Sanski Most), i cili kalonte mė 1981 pushimet nė Adriatik pranė njė shtėpije pushimi tė policisė, se si njė polic serb mburrej qė kishte hyrė me makinė mes turmės duke shtypur e vrarė "me dhjetėra shiptarė". Njė dėshmitar shqiptar pa se si policia qėlloi mbi fėmijė. (Spiegel 1981/16 S.150; v.Kohl, Libal aaO. fq.83).
(xix) v.Kohl, Libal aaO. fq.99. Por nuk ishte fjala thjesht pėr pėrdhunime. Shqiptarėt u demonizuan pėrgjithėsisht si kriminelė dhe kjo propagandė serbe ka efekt akoma sot. Kėshtu psh. nė Gjermani pretendohet vazhdimisht kundėr realitetit se mes shqiptarėve tė kėtushėm (lokalė) ka njė shkallė tė lartė kriminaliteti.
(xx) sipas njė grupi zyrtar: "Scientific Conference Working Group", Prishtinė, 1.4.1995, http://www.yugoslavia.com/society_an...ovo/glava4.htm
(xxi) Sl.l.FRJ 1988.40,51 (Nrn.82-85) dhe Asistenca Fėminore shtetėrore serbe e 21.7.1992, Sl.gl.RS 1992/49.1657. Shih edhe vendimin e 16.10.1992, Sl.gl.RS 1992/75. Mė shumė nga N.Kelmendi nė: http://www.alb-net.com/html/ kosova_under_the_burden_of_the_serbian_discriminat ory_laws.html
(xxii) Vendimi u kontestua nga Gjykata Kushtetuese e rajonit tė atėhershėm autonom pėr shkak tė kėsaj tė mete dhe tė metave tė tjera. Gjykata hapi procesin pėrkatės me 27.06.1990 dhe pezulloi tė gjitha ndryshimet pėrkatėse kushtetuese nė Kosovė dhe Serbi. Por ky vendim nuk u firmos mė nga gjykatėsit sepse parlamenti serb nga ana e vet e shkarkoi parlamentin dhe qeverinė e Kosovės dhe detyrat e tyre ia kaloi organeve respektive serbe. Rrjedhimisht u bė e pamundur edhe puna e Gjykatės Kushtetuese (megjithėse ligji nuk e prekte direkt atė, veē nqs. gjykatėsit e zgjedhur nga parlamenti shiheshin si "funksionarė). Shih edhe N.Kelmendi aaO.
(xxiii) Pėr kėtė ai u sulmua nga gazeta proqeveritare "Politika" (16.05.1990): po qe se se ai kėrkon tė drejta tė popullit shqiptar nė Jugosllavi, atėherė ai i tejkalon shumė tė drejtat e tij si "mik nė njė vend tė huaj". Ky formulim pėr shqiptarėt, tė cilėt atėherė pėrbėnin grupin e tretė mė tė madh etnik nė Jugosllavi pas serbėve e kroatėve, si "miq" tė huaj tė ardhur nė Jugosllavi pėrdoret shpesh edhe sot. Ajo mbėshtetet me pretendimin se njė pjesė e madhe e shqiptarėve kosovarė, 30-70.000 ose, sipas "grupit shkencor tė punės" (shih shėnimin 20), 400.000 a mė shumė, paskėsh ardhur pėr herė tė parė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj nga Shqipėria. Pėrkundrazi, kryeministri i fundit i Jugosllavisė sė vjetėr, Markovic, i deklaroi pėrfaqėsuesit shqiptar nė Presidiumin Federal, z.Sapunxhiu, (shih intervistėn e tij tek Zogaj, Shala: "Dėshmi pėr Kosovėn 1989-1991", Prishtinė 1995, fq/23 ) se hetimet e zyrtarėve federalė kanė nxjerrė njė numėr total prej 732 tė ardhurish nga Shqipėria. Sipas tė dhėnash tė tjera zyrtare jugosllave, kishin ardhur nga Shqipėria nė Kosovė gjithsej 1543 persona. Prej tyre, nė 1981 jetonin akoma nė Kosovė vetėm 704 (H.Islami: Kosova dhe shqiptarėt - ēėshtje demografike, Prishtinė 1990, fq.163).
(xxiv) Zogaj, Shala aaO. fq.76
(xxv) 914802 prej 1051357 qytetarėve me tė drejtė vote (tė tė gjitha kombėsive. tė dhėnat sipas http://www.kosova-state.org). Shih edhe v.Kohl, Libal aaO. fq.122.
(xxvi) Me njė ligj serb tė 05.07.1990 u mėnjanuan parlamenti dhe qeveria e Kosovės dhe u zėvendėsuan me zyrtarė serbė. Ligje tė tjera mėnjanuan njė rradhė institucionesh tė tjera kosovare, pėr mė tepėr shih N.Kelmendi aaO. fq.16, 21, etj.
(xxvii) N.Kelmendi aaO. (fq.35-47); Bashkimi i Sindikatave tė pavarura tė Kosovės: Exploitation and Selling of the Resources of Kosova (fq.45); Felicitas Rohder: "Kosovo: Krieg, Vertreibung, Massaker.", raport i Shoqėrisė pėr popujt e rrezikuar, Göttingen, Gusht 1998, fq.7; Ost-Dienst Mars 1994, fq.45.
(xxviii) v.Kohl, Libal aaO. fq.136
(xxix),Duga (Beograd) 14.03.1998. Artikulli megjithatė nuk ėshtė krejt i qartė. Ky numėr ka mundėsi tė jetė ai i refugjatėve serbė tė ardhur nė Kosovė nga Kroacia dhe Bosnja. Kėtyre i duhen shtuar edhe ata tė ardhur nga Shqipėria.
(xxx) Nė mediat serbe ka artikuj tė shumtė mbi kėtė. Psh. Nedeljni Telegraf i 25.3.1998: Da li je drzava digla ruke od Srba na Kosovu i Metohiji? [A po i braktis shteti serbėt nė Kosovė dhe Metohi?]
(xxxi) Sl.gl.RS 1991/22; shih N.Kelmendi aaO. S.24 f.
(xxxii) Kėshtu psh. Muhamet Kelmendi: Realiteti dhe perspektivat e ēėshtjes kombėtare o.O. (Zvicėr) 1996, fq.121
(xxxiii) Shih N.Kelmendi aaO. fq.28
(xxxiv) Shih N.Kelmendi aaO. fq.30
(xxxv) Sipas Shpend Halilit [Ekzekutimi i librit shqip; Ora, Stuttgart, 14.6.1996 fq.40] u asgjėsuan 8142 periodikė, 6 kamionė me gazeta dhe rreth 100.000 vėllime librash. Nė vijim, nė mjediset e bibliotekės u vendosėn refugjatė serbė nga Kroacia.
(xxxvi) Shih v.Kohl, Libal aaO. fq.137.
(xxxvii) M.Pirraku: "Tetėvjetori i Lėvizjes pėr pajtim kombėtar", Rilindja 7.9.1998; Kėshilli komunal pėr evitimin e dukurive negative i Gjilanit ka zgjidhur nė 6 vite 541 prej 778 rasteve nė shqyrtim., QIK 22.9.1998
(xxxviii) Detaje tė zgjedhura nga raportet vjetore tė Komitetit pėr tė Drejtat e Njeriut tė K.:
1995: 3487 arrestime arbitrare pa urdhėr arresti, mė shumė se 11.000 tė keqtrajtuar nga policia (veē tė tjerash, janė rrahur tė gjithė tė arrestuarit pa pėrjashtim). Trauma nga keqtrajtimet vuajnė 506 gra, 611 fėmijė, 157 tė moshuar; 3296 janė torturuar, mes tyre ka 61 raste plagosjesh tė rėnda, 6 tė vdekur; pėrveē kėsaj, ka 10 tė pushkatuar nga policia ose ushtria; nė asnjė nga kėto raste nuk ėshtė nisur proces gjyqėsor ndaj autorėve tė krimeve. Dihen 2324 kontrolle shtėpish pėr armė (nė fakt, duhet tė jenė shumė mė tepėr) ku shtėpitė u plaēkitėn. Vetėm njė revistė dhe dy gazeta mund tė dalin tashmė nė shqip, bile edhe ato jo krejt legalisht dhe vazhdimisht tė penguara. 315 shqiptarė u dėnuan me 540 vite burg pėr krime politike (tradhti e lartė, terrorizėm). Pėr vitin e katėrt me rradhė procesi mėsimor pėr 270.000 nxėnės tė shkollave fillore dhe 60.000 tė atyre tė mesme u zhvillura nė kushtet mė primitive nė dhoma private. Ky proves u pengua nga policia nė 130 rast. Ka 507 raste keqtrajtimesh tė mėsuesve ose nxėnėsve nga policia.
1996: 14 shqiptarė vdesin nė rrethana tė pasqaruara tė dyshimta si rrjedhojė e dhunės serbe (2 tė torturuar pėr vdekje nga policia, 2 nėn rrethana tė pasqaruara tė vdekur nė burg, 3 tė vrarė nga kolonistėt serbė, nė njėrin rast edhe me ndihmėn e policisė, 2 tė vrarė nga serbė tė tjerė, njė i pushkatuar nga ushtarė, 5 tė gjetur tė vdekur). Autorėt e krimeve nuk u ndoqėn penalisht. 1712 u arrestuan pa urdhėr arresti, kryesisht gjatė kontrolleve pėr armė megjitėse nė pėrgjithėsi ose nuk u gjetėn armė ose ishin me leje. Gjatė 809 kontrolleve tė shtėpive u shkatėrruan shpesh mobiljet, baballarėt u rrahėn nė sy tė fėmijėve. Janė rregjistruar gjithsej 5197 raste keqtrajtimesh dhe torturash tė rėnda, mes tyre 240 raste fėmijėsh, 269 grash, 464 politikanėsh dhe bashkėpunėtorė tė organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, 15 gazetarė, 211 mėsues si shkak i aktivitetit tė tyre.136 persona janė plagosur rėndė, njė ėshtė torturuar deri nė vdekje. Janė rregjistruar 54 ndėrhyrje policore ndaj shkollave dhe 201 plaēkitje tė tregtarėve nga policia, shifra reale duhet tė jetė njė shumėfish i kėsaj. Kushtet e vėshtira pėr shtypin dhe arsimin nuk kanė ndryshuar aspak.
1997: u vranė 35 shqiptarė, prej tyre 5 tė torturuat pėr vdekje nga policia (nė njė rast viktimės iu nxorėn sytė), 12 tė pushkatuar nga policia, njė i therur nga njė serb, 18 raste tė pasqaruara. Pati 1740 raste torturash nga policia, prej tė cilave 587 shkaktuan dėmtime tė rėnda, 5 (siē u tha) shkaktuan vdekjen e viktimave. Mes tė tjerėve i keqtrajtuan edhe 79 fėmijė, 258 gra, 56 tė moshuar, 413 bashkėpunėtorė tė grupimeve politike ose organizatave pėr tė drejtat e njeriut, 40 gazetarė shqiptarė si edhe tė huaj, 295 mėsues pėr shkak tė ushtrimit tė profesionit. Policia ka ndėrhyrė 57 herė nė lokalet e shkollave dhe universiteteve, ka sekuestruar dokumente, ka keqtrajtuar mėsuesit dhe nxėnėsit. 596 shqiptarė u arrestuan nė mėnyrė arbitrare prej policisė, kryesisht nė 427 kontrollet pėr armė, qė zhvillohen ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė vitet e mėparshme. Janė rregjistruar 228 plaēkitje tė tregtarėve nga policia, nė tė vėrtetė numri i tyre ėshtė shumė mė i madh. U zhvilluan disa gjyqe tė mėdha politike. Mes tė tjerash, 17 shiptarė dėnohen mė 16.12.1997 me 186 vite burgim sipas pohimesh tė bėra nėn torturė dhe tė mohuara para gjygjit. Tė drejtat e mbrojtėsve shkelen nė mėnyrė masive... Kushtet e arsimit dhe shtypit nuk kanė ndryshuar... (nga http://www.kosova.com)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante