Nje pjese nga ditari im:
Mė duaj,
pėr sa kohė jam gjallė,
mė duaj,
e kur tė nisem pėr udhėtim,
mes resh, dallgėsh, e pemėsh ,
harromė.
Mė puth,
tani qė jam jotja ,
mė puth,
e nė agimin tim tė fundit,
nėn njė qiell tė kuq,
harromė.
Pėrkėdhelėm,
ndėrkohė qė mė ke perlė nė duar,
pėrkėdhelėm,
e kur tė mė humbas shkėlqimi,
nga rrugėt e shumta e nga malli,
harromė.
Shikomė,
pėr sa kohė mė ke pranė,
shikomė,
e nė shikimin tim tė fundit,
qė do tė hedh mbi ty,
harromė.
Folėm,
mos ruaj brenda vetes fjalė,
folėm,
e kur mė tė mos dėgjoj,
nga muret e shumta qė do kem pėrreth,
harromė.
Eja,
ndėrkohė qė kam kaq mall,
eja,
e kur mė tė mos jem duke tė pritur,
ngaqė fryma e pritjes do mė ketė mbaruar,
harromė.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|