Niset me not pėr nė Greqi, gjendet pa jetė nė Durrės
Durrės, 03.06.2013
Viktima Ilir Ēuni, notoi drejt Korfuzit, por u mbyt nė det. Policia: Rrymat detare ēuan trupin nga Saranda nė Durrės, do emigronte. Kufoma e gjetur nė plazhin e Durrėsit mbrėmjen e sė shtunės ėshtė identifikuar mėngjesin e djeshėm. Policia e Tiranės tha se trupi i pajetė, qė u soll nga Durrėsi, i pėrket njė 41- vjeēari, i cili besohet se kishte tentuar tė kalonte me not kanalin e Korfuzit pėr tė shkuar nė Greqi. Viktima ėshtė Ilir Ēuni, baba i dy fėmijėve tė mitur, njė djali e njė vajzė, tė cilin gjendja e vėshtirė ekonomike dhe borxhet e shumta e kishin shtyrė tė emigronte drejt Greqisė.
Nė pamundėsi pėr tė kaluar nga kufiri, pasi sipas Policisė ishte shpallur non grata nga autoritetet greke, ai ka zgjedhur njė mėnyrė tė rrezikshme pėr tė udhėtuar drejt shtetit helen. Ka tentuar tė kalojė me not kanalin e Korfuzit, transmeton Panorama. Nė kėtė mėnyrė ai kishte pėrshkuar kėtė kanal para disa viteve, duke arritur shėndosh e mirė nė Greqi, por kėsaj radhe nuk ia ka arritur qėllimit, pasi ėshtė mbytur. Rrymat detare kanė transportuar trupin e pajetė nga ujėrat e Jonit nė ato tė Adriatikut dhe kufoma e tij u gjet nė shtunėn e zonėn e plazhit tė Durrėsit, e njohur si Apolonia.
Nisur nga dėshmitė e familjarėve, 41-vjeēari ėshtė mbytur 2 ditė mė parė, pasi u ka telefonuar tė afėrmve dhe u ka thėnė qė po nisej pėr nė Greqi me not. Ndėrsa ka nisur tė notojė nga Ksamili drejt Korfuzit, pasi ka qenė njė distancė mė e shkurtėr pėr ta pėrshkuar.