Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-06, 14:21   #6
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Une konsideroj ne ate qe shpesh quhet ‘Ana e erret e mediave’ nuk eshte aq e rendesishme se a konsumojm apo nuk konsumojm permbajtje mediale te tilla te rriturit … Pamarre parasysh efektet anesore te mundshme qe kane te bejne me shendetin mental dhe procesin e socializimit – si process i cili fillon me lindje dhe vazhdon gjere ne vdekjen e njeriut …
Problemin me te madhe ne kete aspect e shoh tek femijet, per te rriturit eshte diq tjeter, pasi qe varet krejt prej kontekstit kulturor se cfare konsideron , definon si delikt , apo sjellje deviante …
Sikurse per mjetet narkotike , duhanin , alkoolin qe dihen efektet dhe pasojat anesore (dhe prap se prap ajo konsumohet me te madhe , dhe nje person qe konsumon alkool, cigare… shtrohet pyetja a mund ta marrim si delikuent, deviant?! Eshte nje pikepyetje e madhe, per te cilen ofrohen, argumentet dhe kunder argumentet ne kete pyetje ) edhe per kete problematik(permbajtjet mediale pornografike) ekzistojn teori dhe pikepamje te cilat ofrojne argumentet per pasojat qe bart konsumi i permbajtjeve mediale pornografike dhe ajo qe quhet dhune mediale ne pergjithesi ..
Edhe pse dihet nje pjese e mediave kane misione positive me karakter edukativ, te cilat ndikojne ne edukimin dhe zhvillimin e personalitetit, nga ana tjeter flitet shume per ndikimin e mediave ne paraqitjen e delikuences dhe sjelljeve deviante tek femijet dhe te rinjet .
Dihet se dhuna ne permbajtje mediale eshte shume e pranishme, qe femijet e kane veshtire te mos konsumojne ne menyre joselektive permbajtjet e tilla. Nje vend te vecante ze edhe interneti dhe nuk eshte problem edhe i vogel se si femijet te mbrohen nga atakimi i permbajtjeve te pahijshme te dhunshme dhe te rrezikshme ne internet. Ekzistojne pikepamje dhe teza te ndryshme lidhur me ndikimin e akteve te ndryshme te dhunes dhe ekspozimit te femijeve ndaj saj
Nder to eshte edhe teza qe pretendon se eshte mire qe femijet ta shikojne me syt e tyre dhunen ne TV me te gjitha pasojat e saj, edhe pse ne shkence pranohet nga nje pakice shume e vogel studiuesish. Nje nder ta eshte psikiatri Bruno Bettelheim, i cili ishte i mendimit per femijet eshte shume e rendesishme qe te zhvillojne qysh ne moshe te njome mendimin e tyre per sa i perket dhunes. Te mbyllesh syt para akteve te dhunes sipas tij nuk i sherben ne asnje forme te ardhmes se tyre . Por Bettelheim kerkon qe femijet te shikojne TV gjithnje se bashku me prinderit e tyre.
Ndersa , sipas tezes se sugjestionimit pretendohet se nepermjet shikimit te vazhdueshem te akteve te dhunes ne TV, rritet tek femijet deshira per t’i imituar ato . Ekkshard F.Kleiter , lidhur me kete teze konsideron se femijet e integruar ne shoqeri i klasifikojne skenat e dhunes ne media si shembuj negative, kurse te njejtat skena tek nxenes me prirje agresive shkaktojne nje rritje te gadishmerise per agresion, e cila ne kushtet e mungeses se mekanizmave te mjaftueshmem te kontrollit mund te shendrrohet ne sjellje reale te deviante.
Konstatimet lidhur me ndikimin dhe rolin e mediave ne deliktet dhe sjelljet deviante jane te llojllojshme. Prandaj,shtrohet nevoja qe kjo ceshtje te analizohet dhe veshtrohet ne menyre te gjitheanshme, duke theksuar ne menyre objective rolin dhe rendesine e ketyre mjeteve ne paraqitjen e delikuences dhe sjelljeve deviante apo pengimin e tij. Eshte fakt se mediat mund te ndikojne ne formimin e drejte dhe te gjitheanshem te personalitetit te femijes, kur ne to paraqiten dhe kultivohen permbajtje dhe emisione qe kane vlera te shendosha educative, shkencore , zbavitese . Permbajtjet e tilla te prezentuara nepermjet mediave, ndikojne ne pengimin e sjelljeve delikuente dhe kriminale te femijet .
Perkundrazi permbajtjet mediale me vlera te dyshimta destructive kontribuojne ne nxitjen dhe kryerjen e sjelljeve delikuente tek femijet. Ne permbajtjet e ketyre veprave mediale, pos pornografise shpeshhere dominon dhuna, sjelljet delikuente ,prostitucioni – te cialt te shumten e rasteve cilesohen si ane e erret e mediave . Keto permbajtje mediale ndikojne negativisht tek femijet, duke marre parasysh se ata gjenden ne procesin e zhvillimit psikofizik dhe ende nuk kane aftesi qe ne menyre kritike t’i vleresojne dhe analizojne vlerat dhe antivlerat, porosite e njemendta te permbajtjeve mediale .
Duke pasur parasysh faktin se ne familjet bashkekohore qe te dy prinderit jane te punesuar ne pune te rregullt jashte shtepise, duke mos ditur per permbajtjet mediale qe konsumojne femijet gjate kesaj kohe , konsideroj qe shoqeria keti problemi duhet t’i caset me seriozitetin me te madhe., pse jo edhe duke institucionalizuar me norma –si dispozite preventive per kanosjet e mundshme – posacerisht mediat te cilat mirembahen/mbijetojne nga fondet qe sigurohen nga publiku/qytetari – eshte e ndaluar rreptesisht emitimi i pornografise…
E sa i perket mediave komerciale-private ekzistojne predispozita parandaluese , qe para blerjes se konsumit te permbajtjeve te tilla identifikojne moshen e konsumatorit apo formave preventive tjera te ndryshme …. Qe tek e fundit edhe mediat jane biznis dhe sjellin perfitime … dhe si te tilla edhe ato paguajne per veprimtarine e biznesit te tyre, (sikurse duhani, alkooli neper dogana qe paguajn nje tarif ekstra ‘akcizen’) te cilat e ushtrojne ne baze te rregullave te parapra me ligj ….
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė