Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-05, 20:12   #61
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

bukur:

njeriun e shtyejne te jetoj, dy forca levizese gjenetike qe perbejne nje gjenerator te gjalle, ma i persosuri qe nuk mund te kete edhe nje pergjegjes te vet, as perkah ngjajshmeria, as pernga veprimi psiko-fizik.

Keto dy forca levizese jane geni psiko-fizik, te lidhur ne gjenetiken gjenealogjike te organizmit, qe perbehet prej disa organeve e shqisave, te cilat veprojne ne menyre e methode, kohe e perkohezim, me nje fill e me nje fund veprimi - ne nje levizje te gjithmbarshme, ne levizje te dukshme e te padukshme per syrin dhe te kapshme e te pakapshme per mendjen, te menduarit. Ne kuptimin e thjeshte nuk na duken kjo levizje veprimi e organizmit aq e pakuptueshme, por ne kuptimin esencial, kjo levizje e gjithmbarshme organike, psiko-fizike e organizmit te gjalle - na ben te ndjehemi aq te vegjel para kesaj fuqie veprimi, sa qe eshte nje levizje veprimi ne miniature, sikurse levizja e veprimit te qendres se universit, e pakapshme per trurin, te menduarit e njeriut - qe na shtyen te jetojme.

Thone, 'te mbane, ajo qe nuk e sheh', ajo te mbane gjalle e te shtyen te jetosh. Dikush edhe mund te thote, se te shtyen te jetosh besimi, dashuria
e une them, te shtyen te jetosh - nevoja ne kuptimin gjenetik gjeneral, kuptohet [pasiqe krijohet organizmi). Dikush permendi emra shkencetaresh vargevij, e nuk tha asgje cfare thone shkurt ata shkenctare lidhur me kete ceshtje.

Te shtyen te jetosh ajo qe as nuk e sheh, as nuk mund ta marresh me mend edhe ne trupin tend e ke! Kjo eshte ne kuptimin filozofik, kurse ne kuptimin psikologjik - nevoja per te ekzistuar si gjallese, sepse cdo organ i trupit kerkon dicka imunitive, per te hyre ne nje levizje (qe na duket si levizje mekanike) ashtu sikur substanca energjetike te shtyen ne levizje veprimi nje mekanizem, perafersisht eshte edhe tek nje organizem. Makinen e shtyen ne veprim substanca energjetike, si nevoje mekanike e plotesimit te nevojave te njeriut, por patjeter duhet ta kete nje gjenerator e nje motor startues te levizjes se veprimit.

E ky gjenerator ne kuptimin gjenetiko-gjenealogjik te gjalleses, e shtyen te jetoj. Ne shqipen kemi disa forma shprehese: te jetoj, e te mbahem gjalle, te keme jete, e gjalleri - gjella - jeta (jo gjella si ushqim) - qe mund ta percaktoj si - gjella e gjalle!

Tash: gjeneratori, substanca energjike qe e shtyen ne levizje e veprim dhe motori (ne kuptimin konkret), kurse geni, substanca gjenetike dhe tokzimi i veprimit gjenealogjik te organizmit, ne kuptimin abstrakt, si abstrakcion - si shpirti i jetes, qe shtyen organizmin te jetoj.

Pra njeriun e shtyen te jetoj - nevoja per te ekzistuar. Kur lindet i vogli i cdo gjallese, foshnja per njeriun, e shtyen jeta per te jetuar, perplitet te shperthej ne vaj e ne levizje gjymetyresh - gjella (jeta) si ushqim shpirteror.

(me tregoni, cfare thashe ne origjinal:)
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante