Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:18   #21
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Shumica e veprimtareve te levizjes kombetare brenda e jashte vendit dhe organet e shtypit atdhetar, e quanin te dobishme qe shqiptaret te shfrytezonin lirite qe u dha kushtetuta per te zhvilluar ne menyre legale levizjen kulturore-kombetare, per te hapur shkolla shqipe ne tere vendin, per te perhapur me te gjitha mjetet mesimin e gjuhes shqipe dhe per levrimin e saj te metejshem. Zhvillimi i levizjes kulturore shihej si nje nga mjetet me te rendesishme per ngritjen e ndergjegjes politike te popullit dhe per forcimin e bashkimit kombetar te shqiptareve.
Megjithate, edhe ne keto kushte u vune re dallime ndermjet atdhetareve shqiptare, me pikepamje radikale dhe atyre te krahut te moderuar, qe u shprehen ne qendrimet e ndryshme ndaj objektivit kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare, ndaj luftes politike per autonomine e Shqiperise, qe kundershtohej me ashpersi nga xhonturqit.Te paret theksonin se kishte nje dallim thelbesor midis synimeve te turqve te rinj, qe perpiqeshin te ruanin sundimin osman ne Shqiperi, dhe aspiratave te shqiptareve per clirimin kombetar, midis asaj qe ishte arritur pas fitores se revolucionit dhe programit themelor te levizjes shqiptare, formimit te nje Shqiperie autonome. Ky krah radikal i Levizjes Kombetare Shqiptare, ndonese kembengulte per te shfrytezuar lirite e shpallura kushtetuese ne te mire te levizjes per zhvillimin e arsimit e te kultures shqiptare, nuk e shihte kete si nje qellim te fundit, por si nje mjet per arritjen e objektivit themelor te levizjes shqiptare, te autonomise se Shqiperise dhe te clirimit te saj nga roberia osmane. Disa dite pas shpalljes se kushtetutes, me 31 korrik 1908 gazeta "Kombi" shkruante se "deshira dhe mejtimi i cdo shqiptari duhet te jete veteqeverimi dhe storasja (shpallja - shen. i aut.) e nje konstitucie kombetare, e nje shteti shqiptar. Atje duhet te drejtohen te gjitha veprimet tona". Ne shkrimet e botuara ne gazeten "Shkopi" (15 nentor 1908) u behej thirrje shqiptareve te hapnin shkolla shqipe, por te kerkonin edhe te drejtat e tyre politike, njohjen e kombit shqiptar nga qeveria osmane dhe te punonin per veteqeverimin e Shqiperise.
Keto qarqe atdhetare i mbaheshin pikepamjes se kerkesat politike, sic ishin ajo e njohjes se kombit shqiptar dhe e autonomise, nuk mund te plotesoheshin ne kuadrin e bashkepunimit me xhonturqit, qe i kundershtonin ato, por vetem me nje zhvillim dhe organizim te pavarur te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ngjarjet e mevonshme treguan se edhe ne luften per te siguruar lirine e shkolles e te shkrimit shqip, qe perbenin nje nga te drejtat me elementare njerezore e kombetare, shqiptaret do te ndesheshin me kundershtimin dhe me dhunen e turqve te rinj.
Krahu i moderuar i levizjes kombetare te periudhes se pasrevolucionit xhonturk, i mbahej pikepamjes se shqiptaret ne keto kushte te reja nuk duhej te shtronin kerkesa politike, por te kufizoheshin vetem me kerkesa humanitare, arsimore e kulturore, te punonin per te perhapur arsimin ne Shqiperi nepermjet klubeve, gazetave e shkollave shqipe, te pakten per nje periudhe 10-20- vjecare. Keto parashikohej te arriheshin nepermjet nje bashkepunimi te plote e pa kushte me xhonturqit. Qendrime te tilla u shprehen nga atdhetare te ketij grupimi ne organet e ndryshme te shtypit shqiptar, por sidomos ne gazeten "Liria" (Selanik, 1908-1910), te drejtuar nga Mithat Frasheri, drejtor per ceshtjet e jashtme te vilajetit te Selanikut, e cila u be zedhenese e ketij krahu te moderuar. Ne shkrimet e botuara ne kete gazete pas revolucionit (me 17 korrik e 21 korrik, me 18 gusht e 18 tetor 1908 etj.), theksohej se shqiptaret do te permbushnin kerkesat e tyre arsimore e kulturore dhe "do te shijonin frytet e kultures se sotme, nese do te hynin ne komunitet me turqit" dhe "do te bashkepunonin me xhemijetin (Komitetin "Bashkim e Perparim"), i cili i do te miren dhe i jep te drejta cdo kombi"; "se shqiptaret dhe xhonturqit nuk i ndante asgje", se ata kishin "qellime e deshira te njejta" dhe se perparimi i Shqiperise nuk do te arrihej "pa ndihmen e miredashjen e qeverise turke".
Ne te vertete turqit e rinj pas ardhjes ne fuqi hoqen dore nga premtimet, qe u kishin bere shqiptareve per t'u dhene te drejten e autonomise. Ne ceshtjen kombetare ata mbajten qendrim te hapur shovinist. Perballe prirjeve autonomiste te popujve te shtypur, xhonturqit vune doktrinen e "osmanizmit", e cila ishte shpallur ne kushtetuten e vitit 1876 (Neni 8) dhe u perfshi pastaj edhe ne programin, qe Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" miratoi ne mbledhjen e mbajtur ne Selanik, ne ditet e para te shtatorit te vitit 1908. Me ndihmen e kesaj doktrine, qe i shpallte te gjithe shtetasit e Perandorise "osmanllinj" dhe si te tille gjoja te barabarte para ligjit, turqit e rinj synonin te mohonin ekzistencen e popujve te tjere e te ceshtjes kombetare ne Turqi dhe te mos u njihnin kombesive joturke te drejtat me elementare. Ata shpallen gjuhen turke si gjuhe zyrtare e te detyrueshme ne organet shteterore e ne shkollat. Doktrina e osmanizmit tregoi se xhonturqit do te vijonin politiken e vjeter te asimilimit te popujve te shtypur, te turqizimit te tyre. Nje politike e tille i ktheu ne fraza boshe parimet e medha demokratike te shpallura nga xhonturqit gjate revolucionit: "Liri", "Barazi", "Vellazeri" dhe "Drejtesi".
Ne rrethana te tilla qysh ne periudhen e pare te pasrevolucionit dolen ne shesh kontradiktat ndermjet Levizjes Kombetare Shqiptare, synimeve te saj per veteqeverisjen e vendit, madje edhe kerkesave te saj me te thjeshta kulturore-kombetare dhe pushtetit te turqve te rinj, qe synonin te ruanin me cdo mjet sundimin e tyre mbi shqiptaret e popujt e tjere dhe teresine e Perandorise Osmane. Ne keto orvatje turqit e rinj u perkrahen nga kategori te caktuara te shoqerise shqiptare, nga paria konservatore, e lidhur me interesa ekonomike e politike me kete Perandori, nga nepunes te aparatit shteteror, rrethe burokratike-ushtarake etj. Ata u perpoqen gjithashtu te terhiqnin pas vetes edhe veprimtaret e Levizjes Kombetare Shqiptare dhe vecanerisht perfaqesuesit e krahut te saj te moderuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė