Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-07, 11:57   #14
ARI_03
I thjeshtė
 
Avatari i ARI_03
 
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
ARI_03 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dinamike e re ne partneritetin ekonomik transatlantik gjate presidences gjermane te BE-se

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi tė enjten nė mbrėmje njė vizitė tė shkurtėr nė Uashington, vizita e saj e parė jashtė vendit si kryetare e BE-sė dhe e grupit G-8. Si presidente e Kėshillit Europian Merkel synon tė forcojė marrėdhėniet tregtare tė Unionit me SHBA. Mė parė Merkel i kishte prezantuar presidentit Bush programin e punės sė qeverisė sė saj gjashtė gjashtė muajve tė ardhshėm kur ajo tė ketė kryesinė e radhės tė Kėshillit Europian dhe atė tė grupit G-8 tė vendeve mė tė industrializuara.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se do tė mbėshtesė SHBA nė bisedimet pėr tregtinė botėrore tė mbetura nė vend. "Ne dėshėrojmė tė arrijmė sukses dhe do tė bashkėpunojmė shumė, shumė ngushtė nė kėtė aspekt" ėshtė shprehur Merkel pas takimit me presidentin e SHBA George W. Bush. M.q.s. nuk ka mbetur mė shumė kohė janė tė nevojshme pėrpjekje tė forta, ka thėnė kancelarja duke shtuar se objektivi ėshtė njė rezultat qė t'u vijė nė ndihmė vendeve tė varfėra dhe t'i shėrbejė njėkohėsisht transparencės sė tregjeve. Pėr kėtė do tė zhvillohen konsultime nė grupin G-20 ku bėjnė pjesė vendet mė tė rėndėsishme tė industrializuara dhe nė zhvillim. Bush u shpreh optimist pėr arritjen e njė marrėveshjeje.
Bisedimet pėr tregtinė botėrore tė njohura si raundi i Dohas dėshtuan korrikun e kaluar si pasojė e zėnkave mbi subvencionet agrare nė SHBA dhe BE. Tė dyja palėt ia hodhėn fajin njėra-tjetrės. Nga liberalizimi i synuar i tregtisė botėrore pritet njė kontribut i rėndėsishėm nė reduktimin e varfėrisė nė botė.
Duke prezantuar programin e punės pėr gjashtė muajt e ardhshėm Merkel njoftoi se temat mė tė rėndėsishme do tė jenė mbrojtja e klimės dhe projekti pėr krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt. Merkel shprehu gėzim qė nė SHBA po shtohet gadishmėria pėr shtimin e eficiencės, pėrdorimin e karburanteve biologjike dhe teknologjive tė reja. Kancelarja gjermane njoftoi se do tė ngrihet njė grup pune i cili do tė ēojė pėrpara bisedimet pėr njė treg transatlantik. Kėtu bėhet fjalė pėr mbrojtjen e pasurisė intelektuale, tė drejtėn e patentave dhe pėr tregjet financiare ndėrkombėtare.
Mė parė Elmar Brok, kryetar i Komisionit tė Parlamentit Europian pėr politikėn e jashtme ishte shprehur pėr njė dinamikė tė re nė partneritetin ekonomik transatlantik gjatė presidencės gjermane tė BE-sė: "Na duhet tė konstatojmė se nė disa fusha ekonomia ka disavantazhe pėr shkak tė pengesave nė tregti. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr pengesa doganore tė cilat praktikisht egzitojnė ende vetėm nė fushėn e politikės agrare. Por kur ėshtė fjala pėr shėrbime financiare, pėr standarte nė prodhimin e automobilėve apo fusha tė tjera si ajo kimike ndeshim kudo pengesa tregtare jo tarifore. Kėto pengojnė njė bashkėpunim mė tė ngushtė tė kėtyre dy blloqeve tė mėdha tregtare ndaj do tė ishte e arsyeshme qė ato tė eliminoheshin, sė pari pėr njė rritje mė tė fortė ekonomike dhe sė dyti pėr tė siguruar njė bashkėpunim mė tė fortė politik mes Europės dhe Amerikės."

DW-WORLD
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
ARI_03 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė