Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-09, 15:03   #17
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Nė gusht tė vitit 1973, njė aksion i dėshtuar pėr tė plaqkitur bankėn “Kreditbank” nė Stokholm tė Suedisė, pėrfundoi nė marrjen peng tė katėr nėpunėsve nga grabitėsit e armatosur.
Pas gjashtė ditė tratativash e negociatash tė policisė suedeze me pengmarrėsit, kriza u zgjidh me happy-end dhe pengjet u liruan tė padėmtuar.

Tė padėmtuar mund tė thuhet nėse pėrjashtojmė sjelljen e tyre tė ēuditshme nė ditėt, javėt dhe muajt pas kėtij incidenti. Sepse viktimat e kėtij akti "normal" terrorist, derisa mbaheshin tė burgosur nė njė bodrum tė bankės, u lidhėn shpirtėrisht me kriminelėt qė i mbanin peng, deri nė atė shkallė sa filluan tė tregonin mirėkuptim pėr arsyet e kėtij akti, e mė pas, tė pėrpiqeshin tė siguronin ndihmė financiare pėr tė paguar avokatė pėr mbrojtjen ligjore tė ish-xhelatėve tė tyre... bile edhe tė dilnin nė gjyq pėr tė dėshmuar nė favor tė kriminelėve.
Psikologėt qė e studiuan kėtė reagim nė dukje absurd, e quajtėn “sindroma e Stokholmit”.
Menjėherė u vu re se kjo sindromė paraqitej rėndom nė situata pengmarrjeje, por edhe nė situata tė tjera ku njėra palė mund tė ushtronte lirisht dhunė ekstreme ndaj palės tjetėr: nė burgje, kampe pėrqendrimi, nė marrėdhėniet midis shfrytėzuesve dhe prostitutave, ose edhe nė familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fėmijėt.
Sipas disa autorėve, sindroma e Stokholmit ka tė ngjarė tė shfaqet nė rrethanat kur:
  • Njė person kėrcėnohet se do ta vrasė njė person tjetėr, dhe duket se ėshtė nė gjendje qė ta bėjė kėtė.
  • Personi i kėrcėnuar (viktima) nuk mund tė largohet nga kjo situatė, prandaj e percepton se jetėn e vet e ka nė duart e abuzuesit (dhunuesit).
  • Personi i kėrcėnuar (viktima) ėshtė i izoluar nga mjedisi rrethues, nė kuptimin qė i vetmi realitet dhe e vetmja perspektivė qė ka e qė sheh, pėrveē tė vetes, ėshtė ajo e personit kėrcėnues (dhunuesit).
  • Personi kėrcėnues (dhunuesi), herė pas here, tregon njėfarė dhemshurie ndaj viktimės.
Sipas disa autorėve, mjaftojnė tre-katėr ditė qėndrimi nė kėtė lloj situate, qė viktima tė fillojė tė ndiejė simpati ose mirėkuptim pėr xhelatin.
Kjo ėshtė shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimės e njė strategjie pothuajse instinktive pėr tė mbijetuar, duke ia bėrė qejfin personit qė i ka jetėn nė dorė dhe duke u identifikuar me kėndvėshtrimin e tij ndaj botės. Gjithashtu, nė viktima, frika fillestare nga xhelati shndėrrohet gradualisht nė mirėnjohje qė ky po ua “falė” jetėn (pra "qė po ua shpėton" jetėn).

***

Kaq, pėr rastin! "Sindromėn e Stokholmit"!


Duke pasur parasysh, pėrshembull, izolimin e hekurt dhe krimin 50 vjeqar tė Shqipėrisė nga xhelatėt e enver hoxhės... patjetėr tė kujtohen duartrokitjet dhe adhurimi i flaktė i masės popullore ndaj xhelatėve tė vet... deri nė ditėt e sotme.

Duke parė, edhe sot, adhurimin dhe vuajtjet e disa shqiptarėve pėr turqinė, perandorinė osmane e pėr palestinėn... tė kthehen nė kujtesė 500 vitet e vuajtjes nėn thundrėn otomane, si dhe pasojat.

Duke, pasur parasysh faktin se nė Kosovė, sidomos para luftės... njė kategori personash shumė tė respektuar nga populli - ish tė burgosur politik tė viteve 70-ta e 80-ta, tė njohur si patriotė... mė vonė kishte dalė se shumica prej tyre ishin shndėrruar nė spiunė e bashkėpunėtorė tė okupuesit, duke dėmtuar seriozisht rrethin dhe bashkėpuntorėt (shokėt)...

...kėto e shumė tė tjera, m'u kujtua pra "Sindroma e Stokholmit", dhe desha tė pyes:

Po ne shqiptarėt, A jemi a qysh jemi?!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė