Tema: Osho
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-12, 13:06   #22
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"] Ligjėrime nga OSHO

PYETJET NGA: Nxėnėsit e Rajneesh - GJERMANI


“Po udhėtoni si Papa. doni qė tė gjithė tė bėhen sanjasin?”


Osho:

E para qė duhet mbajtur nė mend: kurrsesi s’duhet tė mė krahasoni me Papėn. Ai e pėrfaqėson Jezu Krishtin, e pėrmes Jezu Krishtit ai e pėrfaqėson Zotin.
E unė nuk e pėrfaqėsoj askėnd.
Unė e pėrfaqėsoj vetėm veten time.
Ai ėshtė kopje karbonike; unė jam origjinal.
E tėrė ideja se dikush tjetėr mund ta pėrfaqėsojė tė vėrtetėn, pėrvojėn e dikujt tjetėr, nė themel ėshtė e pavėrtetė. O e njihni tė vėrtetėn o nuk e njihni. Ata qė e njohin tė vėrtetėn s’kanė mundėsi ta pėrfaqėsojnė askėnd tjetėr. Ata qė nuk e njohin, pėrfaqėsimi i tyre ėshtė gėnjeshtėr, fundamentalisht ėshtė pavėrtetėsi. Ata pretendojnė tė jenė dikush qė nuk janė.
Papa ėshtė i pagabueshėm; unė jam vetėm qenie njerėzore – mė i gabueshėm se ēdokush tjetėr, sepse siē e shoh unė atė, sa mė shumė gabime qė bėni, mė tė pjekur do tė bėheni. Ēdo gabim ėshtė shans pėr tė mėsuar. Por mos e bėni gabimin e njėjtė pėrsėri e pėrsėri – kjo ėshtė marrėzi. Por bėni aq gabime sa jeni tė aftė – mos u frikėsoni – sepse kjo ėshtė e vetmja mėnyrė tė cilėn natyra e lejon pėr t’u mėsuar. Vetėm mendoni pėr personin i cili kurrė s’ka bėrė gabim. Ai nuk do tė ketė kurrfarė rritje, kurrfarė pjekurie, kurrfarė pėrqendrimi, kurrfarė vetėdije. Ai do tė jetė vetėm bimė.
Papa pretendon tė jetė i pagabueshėm. Ai e ka pretenduar kėtė, sepse ėshtė e logjikshme se ai e pėrfaqėson Jezu Krishtin: nėse ai ėshtė i gabueshėm atėherė edhe Jezu Krishti ėshtė i gabueshėm. Jezu Krishti e pėrfaqėson Zotin: nėse ky ėshtė i gabueshėm atėherė edhe Zoti ėshtė i gabueshėm. Ta bėsh Zotin tė gabueshėm ti do ta bėsh tė gabueshėm Polakun (ėshtė fjala pėr Papa Vojtillėn v.p.), pėr t’u larguar nga kursi i logjikės – nė kėtė nuk ka tė vėrtetė ekzistenciale.
Udhėtimi i tij rreth botės ėshtė politik, nuk ėshtė religjioz. Kjo s’ka tė bėj asgjė me shpirtėroren. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė konvertuar numėr mė tė madh njerėzish nė kishėn katolike, sepse numri nėnkupton fuqinė. Posaēėrisht nė botėn nė tė cilėn sundon mobokracia (mob, ang = masa, turma), numrat janė fuqia mė e madhe. Tash Papa i ka 600 milion katolik nė botė, dhe ai numėr shtohet pėr ēdo ditė. Por konvertimi i njerėzve nė katolicizėm nuk ėshtė konvertim nė shpirtėroren…
Islami pėrdor forcėn pėr t’i konvertuar njerėzit, me shpatė nė njėrėn dorė, shpatė tė hapur, dhe nė dorėn tjetėr me, Kur’anin e Shenjėt. Mund tė zgjedhni. Tash, shumė ėshtė vėshtirė pėr qeniet njerėzore tė zgjedhin jetėn e diēkahit me tė cilėn ata nuk pajtohen, por ata do ta zgjedhin atė sepse kjo nuk ėshtė mė pyetje e zgjedhjes nė mes dy doktrinave, dy filozofive: kjo ka qenė zgjedhje nė mes jetės dhe vdekjes. Jeta ėshtė e mirė – kush po mėrzitet pėr Kur’anin?
Muhamedanėt kanė konvertuar me miliona njerėz vetėm duke i detyruar ata me shpatė; i vetmi argument i tyre ka qenė shpata. Tash bota ka ndryshuar, kėto strategji kanė ndryshuar. Nėse shkoni tek dikush me shpatė do tė burgoseni.
Misionarėt e krishterė ende e bėjnė tė njėjtėn gjė, me pak ndryshime: nė njėrėn dorė mbajnė Biblėn e Shenjėt, e nė dorėn tjetėr bukėn dhe gjalpin. Bota ėshtė aq e varfėr…dhe kėta njerėz dėshirojnė qė bota tė mbetet e varfėr, sepse ata janė nė gjendje tė konvertojnė vetėm varfėri. Kjo ēėshtje duhet tė mbahet nė mend. Krishtenizmi nuk ka qenė nė gjendje ta konvertojė njė person tė edukuar, arsimuar tė shtresės sė lartė askund nė botė. Ai ka qenė nė gjendje tė konvertoj vetėm lypsarėt, bonjakėt, tė uriturit, gjysmė tė vdekurit, dhe tė sėmurėt.
Kėta njerėz nuk e kanė zgjedhur krishtenizmin, ata e kanė zgjedhur bukėn dhe gjalpin. Ata janė tė uritur. Ata kanė zgjedhur barėra dhe spitale. Ata kanė zgjedhur shkolla pėr fėmijėt e tyre. Ata s’kanė tė bėjnė asgjė me krishtenizmin, por nėse tė gjitha kėto gjėra vijnė pėrmes krishtenizmit ata me – padėshirė dhe pavullnet – janė tė gatshėm ta pranojnė kėtė.
Por, me dėshirė apo pa dėshirė, ata e rrisin numrin e katolikėve nė botė. Kjo shumė e ma shumė e bėnė Papėn tė fuqishėm: kudo qė katolikėt janė nė shumicė, ai popull ėshtė nėn thundrėn e tij. Politikanėt duhet ta dėgjojnė atė.

Ju s’mund ta krahasoni udhėtimin tim rreth botės me udhėtimin politik tė papės.
Nė tė vėrtetė unė duke udhėtuar rreth botės jam kundėr strukturave politike.
Pėr shembull, nė vendlindjen tuaj, nė Gjermani: unė kurrė s’kam qenė atje, dhe ata kanė shumė frikė – nga njeriu qė s’ka qenė atje, i cili kurrė nuk ka aplikuar pėr ndonjė vizė apo ndonjė udhėtim – e ata kanė miratuar ligjin me tė cilin unė nuk mund tė hyjė nė Gjermani. Botė e ēuditshme! Unė nuk kamė bėrė kurrfarė krimi nė atė vend, unė s’kam qenė atje; as nuk i kam pyetur. Ata kanė mundur ta refuzojnė vizėn: s’ka pas nevojė tė bėjnė kurrfarė ligji, por tė jenė nė anėn e sigurt…
Unė po flas pėr udhėtimin rreth botės, nuk po e konvertoj askėnd – unė nuk e kam konvertuar askėnd nė jetėn time; kjo ėshtė gjėja mė e shėmtuar qė bėhet.
Duhet ta kuptoni realitetin e brendshėm tė personit tė konvertuar. E para ju duhet ta pranoni se keni tė drejtė dhe tjetra se jeni gabim, dhe ai tė vihet nė rrugė tė drejtė – nė ēdo mėnyrė. Askush nuk ka kurrfarė tė drejte tė vendos kėtė. Ēdo pėrpjekje pėr tė konvertuar dikė ėshtė kundėr tė drejtės themelore tė njeriut. Ky ėshtė interferim nė lirinė e tyre, tė mendimit; ajo pėrpiqet t’i robėrojė ata.
Ju mund ta shprehni cilėndo ideologji qė keni dhe mandej t’ia leni njerėzve. Nėse ėshtė mė e mirė se e tyre, ata mund ta pranojnė; nėse nuk ėshtė mė e mirė, ata mund ta refuzojnė. Por ēfarėdo qė ata pranojnė apo refuzojnė ai nuk ėshtė problemi juaj.
Konvertim ėshtė emėr i mrekullueshėm pėr robėrinė shpirtėrore.
Unė kurrė s’e kam konvertuar askėnd.
Njerėzit qė janė bėrė sanjasin janė bėrė sanjasin pėr veten e tyre. Ai ka qenė vendim i tyre. Ata kanė ndier diēka, ata kanė njohur diēka, ata kanė pėrjetuar diēka.
E vėrteta e ka aromėn e vet.
Dashuria e ka fuqinė e vet.
Qetėsia e ka ndikimin e vet. Por ajo nuk ėshtė ēėshtje e konvertimit tė askujt. Sanjasin nuk ėshtė i konvertuar. Ju nuk shkoni prej njė ideologjie nė tjetrėn – prej hinduaizmit nė krishtenizėm, prej krishtenizmit nė budizėm. Kjo thjeshtė ėshtė ndėrrim i burgut. Ndoshta burgu tjetėr mund tė jetė pak mė i mirė, por pas tė gjithave burgu ėshtė burg, edhe burgu mė i mirė mund tė bėhet edhe mė robėrues.
Sanjasin ėshtė i ēliruar prej tė gjitha ideologjive, prej tė gjitha burgjeve. Kjo nuk ėshtė ideologjie e re tė cilėn ju e zgjedhni – ju keni zgjedhur lirinė prej tė gjitha ideologjive. Unė nuk kam kurrfarė ideologjie t’ju predikoj. Unė nuk kam doktrinė t’ju jap, nuk kam katekizėm, nuk kam religjion.
Unė thjeshtė mund t’ju them se edhe unė kam qenė i burgosur nė mėnyrė tė njėjtė siē jeni edhe ju. Dhe aty janė mėnyrat – sikur unė qė kam dal nga burgu, edhe ju gjithashtu mundeni. Askush nuk mund t’ju ndaloj, sepse burgu juaj ekziston vetėm pėrmes pajtueshmėrisė suaj.
Nėse ju jeni tė krishterė ajo ėshtė pajtueshmėria juaj; nėse ju jeni budist ajo ėshtė pajtueshmėria juaj – e pandėrgjegjshme. Nė fėmijėrinė tuaj ata ju kanė detyruar nė pajtueshmėri dhe e kanė shkatėrruar ēiltėrinė tuaj, lirinė tuaj, gjurmimin e tė vėrtetės.
Udhėtimi im rreth botės ėshtė t’i bėj njerėzit tė lirė kush vuan nga robėria e panevojshme, vuajtja nga sistemet e besimit – nė kisha, nė sinagoga, nė tempuj , por ky ėshtė tregim i njėjtė me emra tė ndryshėm; ku nuk ka dallime esenciale. Tė gjitha religjionet i kanė ndaluar njerėzit ta njohin tė vėrtetėn.
Nėse nuk e dini tė vėrtetėn e qenies suaj, ju kurrė nuk do ta ndjeni bekimin e madh tė jetės. Ju kurrė nuk do tė mund tė vėrshoheni nga lumturia bazė pėr faktin e dukshme tė ekzistencės.
Nėse nuk mund ta pėrjetoni tė vėrtetėn, nuk do tė jeni nė gjendje tė bashkoheni personalisht me kėtė gjithėsi tė pafundme e cila ėshtė shtėpia juaj, e cila ua ka dhėnė lindjen, dhe e cila jashtėzakonisht shumė shpreson nė ju se do tė rriteni nė majėn mė tė lartė tė vetėdijes… sepse pėrmes juve, ekzistenca mund tė bėhet e vetėdijshme; nuk ka mėnyrė tjetėr.
Ekzistenca e njeriut ėshtė thesar shumė mė i vlershėm – e cila ėshtė humbur nga tė krishterėt, ēifutėt, hindusėt, budistėt, muhamedanėt. Ai ėshtė eksperimenti mė i madh i ekzistencės. Nė kėtė univers tė pafund, vetėm nė kėtė planet tė vogėl ekzistenca ka qenė nė gjendje tė krijojė kėtė njerėzim, i cili ka potencial tė bėhet plotėsisht i vetėdijshėm.
Ekzistenca pret shumė prej juve.
Vetėm mendoj: nėse njerėzimi zhduket nga toka, e tėrė ekzistenca do tė jetė e vdekur. Jo vetėm ky planet, tė gjitha ata miliona tė sistemit diellor dhe me miliona planetė dhe yje thjesht do tė jenė tė vdekura. Kjo pėrmes mija vjetėve tė pėrpjekjes enorme tė cilėn natyra e ka pru ēėshtjen deri tek pika ku ajo bėhet e vetėdijshme, e gjallė.
Tash tė gjitha religjionet janė nė parandalim tė rritjes sė vetėdijes. Tė gjithė ata janė kundėr ekzistencės, tė gjithė ata janė kundėr natyrės, tė gjithė ata janė kundėr jush.
Udhėtimi im ėshtė t’i bėj njerėzit tė vetėdijshėm pėr burgun e tyre, t’i bėjė ata tė vetėdijshėm pėr potencialin e tyre – ēka janė ata dhe ēfarė mund tė bėhen – t’i bėj ata tė vetėdijshėm se ekzistenca po pret diēka llahtarshėm ekstatike tė ndodhė dhe se nė kėtė askush nuk e ka tė drejtėn t’i ndal. Ju kėtė ia keni borxh ekzistencės. Ajo jua ka dhėnė lindjen, jua ka dhėnė tė gjitha. Vetėm si shenjė falėnderimi, ju mund ta ktheni kėtė si qenie tė vetėdijshme.
Sanjas nuk ėshtė religjion, nuk ėshtė kishė.
Unė kisha dashtė t’i shoh tė gjitha qeniet e botės si sanjasin, por nuk dua tė bėj asnjė pėrpjekje qė dikė ta konvertoj nė sanjasin. Unė thjesht do ta shpjegoj situatėn. Unė besoj nė inteligjencėn tuaj. Nuk shoh asnjė nevojė t’ju konvertoj. Inteligjenca juaj ėshtė thirrur.
E di se nuk ka asnjė qenie njerėzore i cili nuk dėshiron tė jetė i lirė, i cili nuk dėshiron tė dashurojė mė shumė dhe tė jetė i dashur, tė cilit nuk i pėlqen t’i njoh misteret e ekzistencės, tė cilit nuk i pėlqen ta jetoj jetėn nė lumturi, ekstazė, kėngė dhe vallėzim.
Pse duhet dikush tė konvertohet? Unė vetėm do t’jua shpjegoj gjėrat tė cilat dikush veē i di, por religjionet e juaja i kanė konvertuar ato, i kanė detyruar nė nėnvetėdijen tuaj, dhe nuk i kanė lejuar tė vijnė nė vetėdijen tuaj.
Puna ime ėshtė deprogramimi.
Unė jam kundėr tė gjitha programeve.
Unė s’ka kurrfarė programi me vete. Kėshtu unė shkoj nėpėr botė duke ua shkatėrruar programet njerėzve dhe duke i bėrė ata tė lirė. Unė nuk do ta ndėrroj asnjė program, sepse kjo prapė ėshtė tregim i njėjtė: burg tjetėr – ndoshta ndėrtim i ri, arkitekturė moderne, por kjo s’ėshtė me rėndėsi.
Unė dua qė ju tė jetoni nė liri tė skajshme, nėn yje, nėn qiell, dhe ta ndjeni ekzistencėn nė sa mė shumė mėnyra qė ėshtė e mundur kėshtu qė jeta juaj tė bėhet poezi. Kjo ėshtė ajo qė sanjas do tė thotė pėr mendimin tim.
Kur jeta e njeriut bėhet poezi, bėhet kėngė, bėhet vepėr artistike, kreativitet, ai ėshtė bėrė sanjasin. A e di ai kėtė apo jo, nuk ėshtė me rėndėsi. Fjala “sanjas” nuk ėshtė e rėndėsishme, pėrmbajtja ėshtė me rėndėsi.
Kėshtu qė askėnd nuk dua ta konvertoj. Por me miliona njerėz tė ri inteligjent janė tė gatshėm – ajo ėshtė vetėm se ata janė tė rrethuar me aq shumė plehra, me aq shumė tradita tė kalbura, ortodoksi, the ata nuk shohin mėnyrė tė dalin nga kjo.
Ekziston mėnyra tė dilet nga kjo.
Nė fakt tė gjitha kėto kondita nuk ju kanė burgosur; ju i mbani dhe i pėrmbaheni atyre. Dhe ky ėshtė i tėrė arti sanjas: si tė bėhet relaksimi dhe tė lihet qė kėto kondita tė bien dhe tė thyhen pėr tokė, duke ju bėrė juve tė ēiltėr siē keni lindur.
Sanjas ėshtė rilindje, por shumė mė e rėndėsishme se lindja e parė, sepse nė lindjen e parė keni qenė shumė tė paaftė. Keni pasur prindėr, dhe keni qenė tė varur. Ata e kanė shfrytėzuar paaftėsinė tuaj, ndoshta me qėllime tė mira; unė kurrė nuk dyshoj nė qėllimet e askujt. Ata ju kanė ēuar nė kishė, ata ju kanė ēuar tek prifti; keni qenė pjesė solemne e religjionit. Dhe ata kanė menduar se janė duke vepruar mirė - duke mos menduar ndonjėherė se ēfarė ata ka bėrė mirė pėr ta, ēfarė tė mire kanė bėrė pėr prindėrit e tyre. Ata thjesht i kanė pėrsėritur ritet, gjeneratė pas gjenerate.
Rilindja ėshtė njė fenomen plotėsisht i ndryshėm: ju pėrsėri bėheni tė ēiltėr si fėmijė, por kėtė herė ju nuk jeni tė varur, kėtė herė nuk jeni tė paaftė. Kėtė herė askush s’mund t’ju detyroj pėr asgjė: ju posedoni inteligjencė tė mjaftueshme, logjikė tė mjaftueshme, fuqi tė mjaftueshme argumentuese – nuk ėshtė e lehtė tė detyrohet besimi i marrė nė juve. Kjo ėshtė mbrojtja juaj. Lindja e dytė ėshtė fillim i jetės sė re.
Unė dua qė e tėrė bota ta fillojė jetėn e re. Ajo ėshtė bėrė e amullt. Ajo jeton nė mjerim dhe vuajtje, por ende askush s’ėshtė aty tė thotė kėtė – o njerėz ju vareni nga dituria juaj, urtėsia juaj, pėr shkaktarėt e mjerimit tuaj.
Tė gjitha religjionet e botės janė kundėr kontrollit tė lindjes. Natyrisht se ata duhet tė jenė kundėr kėsaj, sepse sa mė shumė fėmijė qė ka, aq ma shumė varfėri do tė ketė. E varfėria ėshtė bekim i madh pėr religjionet: ata mund t’i konvertojnė njerėzit, ata mund tė hapin spitale, jetimore, shkolla. Ata mund tė japin vetėm njė pjesė tė vogėl tė bukės, dhe komfori bėhet shumė i lehtė.
Nėse bota ėshtė e pasur dhe s’ka askush qė ėshtė i varfėr, i tėrė tregu prej nga religjionet i fitojnė robėrit e tyre zhduket. Ata nuk brengosen pėr atė se ēka mos kontrolli i lindjes mund tė shkaktojė. Kjo shkakton mjerim tė madh. Gjatė gjithė kėtij viti nė Etiopi njerėzit kanė vdekur pandėrprerė – me mija njerėz pėr njė ditė – dhe ende priftėrinjtė e Etiopisė nuk janė pėr kontrollin e lindjes. Asnjė lider fetar nė botė nuk ka thėnė se tė paktėn nė Etiopi duhet tė legalizohet kontrolli i lindjes, abortimi duhet tė legalizohet.
Ata abortin e quajnė mėkat, sepse Zoti ėshtė ai qė jep lindjen e fėmijėve. E gjithė kjo ėshtė marrėzi e kulluar! Ose Zoti ėshtė absolutisht idiot…Ai nuk i kupton ekonomitė e thjeshta, tė cilėn nėse ju lindi aq shumė fėmijė tė paktėn tė dėrgojė njė copė toke, fabrikė, diēka pėr t’i dhėnė atyre pėrkrahje.
Toka mbetet e njėjtė. Produktiviteti i saj zvogėlohet pėr ēdo ditė sepse ju keni qenė prodhues pėr miliona vjet. Toka e humbė fuqinė e saj, bėhet jopjellore, e Zoti s’po bėn asgjė pėr tokėn, por Ai po vazhdon me dėrgimin e fėmijėve. E priftėrinjtė e pėrfaqėsuesit i kanė skicat e tyre vetjake – ata nuk brengosen pėr Zotin.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė