Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-13, 17:17   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush jam unė?

vijimi


SHPIRTI I TURMĖS DHE I ASKUSHMĖRISĖ




Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė makinė dhe si e tillė ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohė vetveten. Ashtu si makina, ai bėhet i papėrgjegjshėm pėr veprimet e tija dhe as dėshiron e as kėrkon tė dijė apo tė kuptojė. Kėshtu ai shndėrrohet nė njė njeri mekanik me tė cilin ēdo gjė ndodh. Duke qenė se skllavėrimi shoqėror mbėshtetet mbi frikėn, sundimtari i turmės ia ushqen papushim asaj frikėn dhe mospėlqyeshmėrinė pėr ēdo gjė ndryshe, tė re apo tė panjohur. Makinat janė tė verbėra dhe tė pavetėdijshme; ato s'mund tė jenė ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t'i pėrgjigjen natyrės sė tyre. Njeriu nė turmė, njeriu mekanik, i plotėson kėto veti tė makinės. Si i tillė, ai nuk ėshtė njeri i lirė. Qė tė ēlirohet atij i nevojitet sė pari tė fitojė lirinė e brendshme, tė vetėdijshme, tė ndėrgjegjes dhe mėvetėsisė sė tij shpirtėrore. Pėrndryshe ai ngec i skllavėruar shpirtėrisht sepse ai, para sė gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu nė turmė e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenė nė gjumė tė thellė ndonėse me sytė hapur edhe nuk bėn pėrpjekjet e duhura pėr t'u zgjuar.

ASKUSHMĖRIA ėshtė njė ndjenjė e skajshme shoqėrore qė nė situatė paniku e fut njeriun nė ankth dėrrmues dhe e zvetnon. Nėn ndrydhjen e skajshme tė shpirtit tė tij, nėn hutimin dhe kotėsinė qė pėson shpirti i tij, nėn zhvleftėsimin e historisė nė mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmėria, fillon tė ndriēojė nė shpirtin e tij tė tymosur njė flakė pishe e zbehtė nė degėzėn e askushmėrisė. Askushmėria bėhet pėr tė frymėmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bėhet kėshtu njė makinė qė nuk ka fillim e qėllim rruge, njė makinė pa busull, qė pėrpiqet tė ngahet dhe po qe e nevojshme mund tė marrė njė kthesė e tė ecė pėr aq sa i kėrkojnė shėrbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinė nė origjinėn e tij, rrėnjėt. Ai nuk e dallon mė tjetrin. Ndėrkohė ai kėrkon tė mbushet me vlera tė reja, por nuk arrin tė kuptojė se ato janė tė pathemelta tek ai, janė si gjethet tė cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqėria njerėzore pėrmban nė vetvete ndryshueshmėri. Domethėnė, njerėzit ndryshojnė nga pamja, mendimi, gjatėsia, vendlindja, dėshirat, kėnaqėsitė, aftėsitė, dituritė dhe biles brenda njė grupi shoqėror (kombi) ka ndryshime nė tė folurat vendore e nė veshje. Pėrtej kombit, ndryshimet shtohen nė tiparet e jashtme, ngjyra e lėkurės, gjuha, etj. Grupet shoqėrore (kombet) dhe nėngrupet shoqėrore (brenda njė kombi) kanė edhe gjėra tė ngjashme dhe tė pėrbashkėta, por nuk kanė gjėra tė barabarta. Nėse respektohet natyra, duke pėrfshirė edhe shoqėrinė e larmishme njerėzore, atėhere jeta ėshtė e paqshme. Nė tė kundėrt, pėrpjekjet pėr tė krijuar fantazma barazie pėrbėjnė dhe prodhojnė krime njerėzore dhe natyrore. Nė rastin e Shqipėrisė zyrtare, pėr gjysėm shekulli u edukua dhunshėm me qėllim dhe me absolutizėm fantazma e barazitizmit shoqėror dhe ndėrkombėtar, aq sa u kėrkuan “vėllezėr” edhe nė xhunglat e Amazonės e tundrat e Azisė. Njerėzit u bashkėmblodhėn dhunshėm mendėrisht dhe fizikisht. U punua pėr tė krijuar tė ashtėquajturin “njeriu i ri”, domethėnė askushin e dėshiruar tė barabartė e tė edukuar me shpirtin e turmės.

Pėr askushin e mirė ėshtė askushmėria dhe e keqe ėshtė ēdo gjė tjetėr e arsyeshme, jo-paemėr dhe me formė e pėrmbajtje tė qartė. Askushi nuk di as ēfar, pse e kė tė emėrojė dhe as pse ėshtė emėruar; ai pret urdhėr nga mbinjėshi pėr tė zbatuar njė ligj qė ėshtė urdhėri vetė. Ai nuk di pse ėshtė nė njė detyrė zyrtare dhe ēfar do tė thotė ai emėrim, ēfar pritet e duhet tė bėjė, ēfar tė thotė e ēfar tė kėrkojė. Ai ėshtė njė vjedhės pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ē’ėshtė e ēfar pėrfaqson kombi e flamuri kombėtar ose ēfar duhet tė bėjė pėr festėn kombėtare, ēfar flamuri duhet tė mbajė, ēfar tė bėjė qė ai flamur tė mos jetė thjesht njė copė lecke me ngjyra, etj. Ay shndėrrohet nė spiun, tradhėtar, vjedhės i vetvetes dhe brejtės apo shkatėrrues i tė tijėve. Askushmėria shpesh e vozit askushin nė veprime tradhėtie, sepse pėr tė qenė njė njėsh dikushi, njė sundimtar i pėrmalluar, ai i hyn rrugės sė krimit dhe bashkėpunimit me armiqtė. Ai vetėm keq sheh, uron apo dėshiron, sepse ai vetė ėshtė keq dhe tė keqen ka si pikė krahasimi. Ai flet pėr gjėra tė parėsyeshme e tė pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.

TĖ MENDUARIT TURMOR DHE ASKUSHMĖRIA tė para veēan dhe tė veēuara pėr njeriun e veēuar nuk pėrbėjnė rrezik pėr shoqėrinė. Por meqenėse shpirti i askushmėrisė lind prej shpirtit tė turmės dhe ndėrthuret mjaft me tė, atėhere kur shpirti i turmės dhe i askushėmrisė bėhen tipare shoqėrore tė pėrhapura dhe tė njėkohshme, atėhėre ai grup shoqėror ėshtė nė rrezikun e madh tė mashtrimit dhe vetshkatėrrimit. Rreziku bėhet akoma mė i madh dhe pėsimi prej tij mė i shpejtė kur armiqtė e kėtij grupi shoqėror ia njohin atij kėtė shpirt dhe pėrkujdesen t’ia forcojnė pikėrisht kėto dy tipare shoqėrore. Nė kėtė rast, pasoja ėshtė e paqartė pėr ēastin por e qartė pas njė periudhe tė gjatė kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqėror vetshkatėrrohet, humbet vlera njerzore, shpirtėrore, kulturore dhe materiale, ose nė rastin mė tė mirė vazhdon tė pėrtiqet nė kufinjtė e mbijetesės duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar nė pėrparim dhe i paqetėsuar. Ngulmi i kėtyre dy mendėsive i mban njeriut ndezur ėndėrrėn e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cėnon dhunshėm gjėrat qė s’i pėrkasin ose qė janė tė ndryshme nga ėndėrrimi i tij.

Veē shpirtligėve, njerėzit qė janė nė detyra zyrtare dhe i pėrmbajnė nė vetvete tė dy kėto mendėsi bėhen shumė dėmtues pėr shoqėrinė gjatė marrjes sė vendimeve. Biles, ato zhyten nė krime dhe tradhėti nga tė cilat nuk dalin dot dhe njėkohėsisht kujdestarėt e tyre nuk i lenė tė dalin por i zhytin akoma mė shumė. Njerėz tė tillė bėhen kukulla qeverisėse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund tė dėgjohen gjėrat mė tė paarėsyeshme. Me njerėz tė tillė nė pozita shtetėrore, veprimtaria armiqsore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushė tė lirė veprimi dhe pasoja tė dhimshme pėr vendin. Historia shqiptare vazhdon ta japė kėtė mėsim. Ato njerėz qė thonė se nuk ka armik, ose e thonė kėtė nga mungesa e zgjuarsisė sė tyre, ose e thonė kėtė nga vetvetja pėr shkaqe emocionale dhe qėllime tė ngushta vetjake apo pėrfitimi, ose iu ėshtė thėnė nga armiqtė ta thonė kėtė gjė (duke e ditur ose duke mos e kuptuar kėtė); ose shtyhen ta thonė kėtė jo nga njė shkak i pėrmendur mė sipėr. Shteti i Shqipėrisė zyrtare u shpartallua nė fillim tė vitit 1997 pikėrisht prej humbjes sė armikut (njė shembull i askushmėrisė) dhe veprimit tė frymėzuar nga mendėsia e turmės.

Tė dyja kėto mendėsi ushqejnė njėra-tjetrėn dhe pėrcaktojnė sjelljen shoqėrore tė njeriut, e cila do tė thotė para sė gjithash si sillet njeriu ndaj shoqėrisė dhe ēfar ka bėrė pėr tė. Egzistenca dhe nxitja e tyre nga ato qė i duan tė keqen shqiptarėve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqėrinė shqiptare, qetėsimin, bashkimin dhe pėrparimin e saj. Ndikimi negativ nė shoqėri i tė dyja mendėsive zvoglohet nėpėrmjet ndriēimit tė shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit tė njeriut si e pse tė pėrdorė arėsyen, edukimit kombėtar dhe atij bashkėsor. Tė gjitha kėto kanė qėllim pėrparimin dhe pėrkufizimin e mirėsjelljes shoqėrore ndaj vetvetes, tė tjerėve dhe ambjentit nė rrugėn drejt njė shoqėrie tė udhėrrėfyer prej arėsyes dhe urtėsisė, domethėnė drejt njė shoqėrie qė i pėrket e vėrteta dhe qė e sheh atė nėpėrmjet arėsyes. Pra ēeshtja shtrohet: tė dihen tė metat e mendėsisė shoqėrore dhe tė kundėrveprohet butėsisht pėr largimin e tyre, apo tė mos dihen por t’i dijnė armiqtė dhe tė veprohet egėrsisht pėr thellimin e tyre. Meqenėse pėrmirėsimi paraprak fillon tek vetė njeriu, fillimi i largimit tė kėtyre dy mendėsive nė ēdo rast ėshtė shumė i thjeshtė: njeriu nevojitet tė mos mendojė e tė mos flasė me NE. Kėshtu ai do tė fillojė tė zgjohet, tė kujtojė vetveten, tė shkuarėn e rrjedhimisht tė ardhmen, dhe do tė fillojė tė egzistojė sepse do tė fillojė tė mendojė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė