Anėtarėsuar: 10-12-09
Postime: 292
|
Titulli: Enderrat e nates dhe shpjegimi i tyre.
Nese keni deshire te njiheni me disa shpjegime enderrash, lexoni me poshte.
Akrepi: Kur sheh nė ėndėrr akrep, armiqtė tė luftojnė fshehurazi. Nė qoftė se akrepi tė pickon, armiqtė do tė tė dėmtojnė.
Arma: Po qe se sheh armė nė ėndėrr, tė vjen njė lajm i mirė ose gruaja do tė lindė djalė.
Arapi: Shfaqja e arapit nė ėndėrr ėshtė shenjė mėrzie. Gratė qė shohin arapin nė ėndėrr, tradhtohen nga miqtė e tyre.
Arra: Nė qoftė se nė ėndėrr thyen arra me gojė, do tė largohen shqetėsimet. Kur janė arra tė thata, prit gėzime familjare.
Ari: Kur nė ėndėrr sheh ar (flori), njerėzit qė mendon se tė duan, flasin kundėr teje. Kur sheh arin tėnd, do tė tė plotėsohen dėshirat.
Armiku: Po qe se nė ėndėrr i ndjek armiqtė, patjetėr do t'i mposhtėsh. Po i vrave, do tė kesh veē tė mira.
Aeroplani: Kur sheh nė ėndėrr sikur je nė aeroplan, tė shkon puna mbarė.
Bakllavaja: Bakllavaja nė ėndėrr tė sjellė sherr ose sėmundje.
Barra: Kur sheh nė ėndėrr gruan shtatzėnė, nė lindje do tė ketė vėshtirėsi.
Bashkia: Bashkia nė ėndėrr tregon se ēėshtjet tuaja do tė kenė pėrfundim tė mirė. '
Bilbili: Kur sheh nė ėndėrr bilbilin duke kėnduar, do tė kesh fal nė dashuri.
Bora: Nė qoftė se nė ėndėrr sheh borė, tė nesėrmen do tė ketx kohė tė mirė.
Bomba: Bomba nė ėndėrr tregon se tė presin punė tė rrezikshme. Brumbulli: Brumbulli nė ėndėrr paralajmėron sėmundje.
Breshka: Breshka nė ėndėrr paralajmėron pėr njė armik tė fshehtė dhe tė panjohur.
Bufi: Bufi nė ėndėrr tregon se do tė ēlirohesh nga njė frikė e
kotė.
Buka: Nė qoftė se e sheh veten duke ngrėnė bukė, do tė kesh shėndet tė mirė.
Burimi: Kur pi ujė nė burim, do tė kesh lajme tė mira.
Byreku: Kur gruaja sheh nė ėndėrr byrek, do tė ketė fatkeqėsi. Ēorapi: Po tė veshėsh ēorapė nė ėndėrr, do tė biesh rigushtė pėr para. Kur i zhvesh ato shpėton nga hallet.
Dardha: Kur sheh nė ėndėrr dardha tė pjekura, do tė kesh sukses nė veprimet e tua. Po qenė tė papjekura, tė presin sherre familjare.
Dasma: Dasma nė ėndėrr paralajmėron fatkeqėsi.
Dashuria: Nė qoftė se nė ėndėrr bėn dashuri me ndonjė grua tė bukur, do tė kesh gėzim; po tė jetė e shėmtuar tė presin rreziqe tė mėdha.
Daullja: Kur nė ėndėrr sheh daulle, do tė kesh dėme tė vogla.
Deti: Kur nė ėndėrr tė shfaqet det i qetė dhe pa dallgė, do tė thotė se je pėrtac, kur deti ėshtė i trazuar, parathotė se nė shumė punė do tė dėshtosh.
Dėbora: Endrra me dėborė nė kohė dimri tregon se nuk do tė ketė dėborė, ndėrsa ėndrra me dėborė nė kohė vere parathotė prodhime tė mbara.
Djepi: Djepi nė ėndėrr ka kuptimin e lindjes sė shumė fėmijėve.
Domatja: Domatet nė ėndėrr parathonė lajme tė mira prej mėrgimtarėve.
Dhalla: Po pe dhallė nė ėndėrr, tė humb njė send i vlefshėm.
Dhelpra: Dhelpra nė ėndėrr paralajmėron pėr njė mik tė dyshimtė, qė do tė tė dėmtojė.
Dhėndrri: Kur nė ėndėrr e sheh veten dhėndėrr, do tė kalosh njė sėmundje tė rėndė.
Embėlsira: Po tė shohėsh nė ėndėrr gjėra tė ėmbla, tė nesėrmen do tė kesh tė kėqia; kur sheh gjėra tė tharta, do tė kesh tė mira.
Fiku: Fiqtė e bardhė nė ėndėrr sjellin lajme tė mira, fiqtė e zinj sjellin fatkeqėsi. ^
Frika: Endrra e frikshme sjellė tė mira.
Ftoi: Ftoi nė ėndėrr paralajmėron lumturi tė papritur.
Gazeta: Nė qoftė se lexon gazetėn nė ėndėrr,
shoqėria tė pėrqesh, ndėrsa po tė redaktosh, do tė vesh pasuri me mundime.
Gomari: Nė qoftė se sheh gomarin nė ėndėrr do tė kesh mbarėsi.
Gostia: Nė qoftė se nė ėndėrr ndodhesh nė gosti, do tė kesh suksese nė punė.
Gruri: Futja e grurit nė hambaret e tua nė ėndėrr, do tė thotė lumturi; ndėrsa nxjerrja, mjerim.
Gjaku: Po tė shohėsh nė ėndėrr gjak qė tė rrjedh ty ose ndonjė tjetri, do tė tė plotėsohet njė dėshirė.
Gjarpri: Po e vrave gjarprin nė ėndėrr, do tė fitosh mbi armiqtė. Kur tė kafshon gjarpri, njė armik i fuqishėm do tė tė sjellė dėm.
Gjethja: Kur bien gjethet e pemėve, ėndrrat nuk dalin.
Gjykata: Nė qoftė se nė ėndėrr gjykata tė shpall fajtor, nė jetė tė ndodh e kundėrta.
Hekuri: Hekuri nė ėndėrr tregon se me dikė do tė zihesh.
Hėna: Kur sheh nė ėndėrr hėnėn e ndritshme, do tė vesh pasuri, hėna e errėsuar parathotė rreziqe nė udhėtim ose vdekjen e ndonjė tė afėrmi.
Ilaēi: Nė qoftė se nė ėndėrr sheh mjekun qė tė jep ilaēe, do tė marrėsh lajme tė kėqia.
Janari: Nė muajin janar ėndrrat nuk duhen besuar.
Jezu Krishti: Po t'u shfaq nė ėndėrr Jezu Krishti, nė jetė do tė kesh prehje e qetėsi shpirtėrore.
Kafeja: Kur nė ėndėrr pi kafe, nė jetė do tė kesh hidhėrim pėr shkak tė njerėzve tė afėrt.
Kali: Kali nė ėndėrr ka kurdoherė kuptim tė mirė.
Kapelja: Kapelja nė ėndėrr tregon fitime tė pashpresuara; kapelja e vjetėr, vėshtirėsi dhe mjerim.
Kėnga: Kur sheh nė ėndėrr ndonjėrin duke kėnduar, tė nesėrmen do tė kesh hidhėrime.
Kisha ose Xhamia: Nė qoftė se nė ėndėrr sheh kishė ose xhami dhe falesh nė tė, kjo ėshtė shenjė lumturie nė tė gjitha veprimtaritė e tua.
Kungulli: Kur sheh nė ėndėrr njė kungull me loze tė trashė, vdes njė nga familja.
Kumbulla: Kur sheh nė ėndėrr sikur ha kumbulla tė thata, do tė kesh sukses nė dashuri. E kundėrta ndodh me kumbullat e papjekura.
Lakra: Ngrėnia e lakrės nė ėndėrr ėshtė shenjė vėshtirėsish.
Loti: Nė qoftė se sheh nė ėndėrr sikur derdh lot pėr ndonjė tė afėrm, do tė kesh gėzime.
Lulja: Po tė kėputėsh lule tė kuqe nė ėndėrr, do tė kesh suksese nė punėt e tua.
Lumi: Kur nė ėndėrr e sheh veten nė lumė me ujė tė turbullt, do tė kalosh njė sėmundje tė rėndė, ndėrsa po qe uji i kulluar, prit njė gjė tė mirė.
Macja: Nė qoftė se shikon macen nė ėndėrr, njerėzit e afėrt tė vjedhin. Macja e egėrsuar nė ėndėrr nėnkupton sherre.
Makina: Kur sheh nė ėndėrr makina tė zeza ke fatkeqėsi. Manastiri: Manastiri nė ėndėrr parathotė vetmi.
Mėsuesi: Kur sheh mėsuesin nė ėndėrr, do tė kesh sukses nė punėt e tua.
Mishi: Mishi i pjekur nė ėndėrr sjellė gėzim, mishi i papjekur hidhėrim.
Molla: Mollėt e kuqe nė ėndėrr janė shenjė suksesi nė dashuri.
Monedha: Monedhat prej floriri ose argjendi nė ėndėrr parathonė zėnie me fjalė tė ashpra.
Mulliri: Kur e sheh veten nė mulli duke bluar, tė lind njė djalė.
Nėpėrka: Po tė kafshoi nepėrka nė ėndėrr, tė afėrmit e tu do tė tė tradhtojnė; po e vrave nepėrkėn, djallėzitė e gruas do t'i mundėsh.
Ora: Kur sheh nė ėndėrr orėn, tė lind djalė.
Orizi: Po tė hash oriz nė ėndėrr, do tė kesh hidhėrime.
Pambuku: Nėse nė ėndėrr mban nė dorė pambuk ose fle nė dyshek pambuku, do tė kalosh njė sėmundje tė rėndė.
Peshku: Po tė zesh ose tė blesh peshk nė ėndėrr, do tė kesh fitime tė mėdha.
Pema: Kur sheh nė ėndėrr se mbjell pemė, ke mbarėsi.
Pjeshka: Kur ha pjeshkė nė ėndėrr, tė presin gėzime tė mėdha. Plehu: Nė qoftė se sheh nė ėndėrr pleh, dita tė shkon ters.
Polici: Sidoqė ta shohėsh nė ėndėrr policin, dikush shpif kundėr teje.
Portokallja: Portokallet nė ėndėrr parashikojnė mėrzi e strese.
Pranga: Po tė shohėsh nė ėndėrr pranga, do tė kalosh njė sėmundje tė rėndė.
Pushka: Pushka nė ėndėrr tregon njė lajm tė mirė. Kur shtie me pushkė tė vjen njė lajm i keq. Kur sheh pushkė, tė lind vajzė.
Qeveritari: Kur nė ėndėrr sheh qeveritarė, tė shkon dita ters.
Qeni: Kur nė ėndėrr tė ndjek njė qen, tė ndjek njė armik. Qetė: Kur sheh qetė nė arė, ke fatkeqėsi.
Rakia: Kur pi raki nė ėndėrr, do tė provosh njė shqetėsim tė madh.
Rroba: Po tė shohėsh nė ėndėrr sikur pret rrobat e dhėndėrrisė, do tė shkosh deri nė grykė tė varrit nga njė sėmundje e rėndė.
Rruajtja: Kur sheh nė ėndėrr duke u rruajtur apo duke u qethur, prit thashetheme.
Rrushi: Rrushi nė ėndėrr paralajmėron shi.
Sheqeri: Po tė hash sheqer nė ėndėrr, do t'i kalosh pa dhimbje sbqetėsimet qė ke.
Shiu: Shiu pa rrebesh nė ėndėrr, pėr tė varfėrit ėshtė shenjė e mirė, pėr tė pasurit sjellė dėme.
Shqiptari: Kur sheh shqiptarin nė ėndėrr, tė shtohet rroga.
Shtėpia: Kur sheh nė ėndėrr njė qoshe shtėpie tė shembur, vdes i zoti i shtėpisė.
Treni: Po tė shohėsh tren nė ėndėrr, punėt tė shkojnė mirė.
Thika: Thika nė ėndėrr sjellė fatkeqėsi.
Udhėtimi: Udhėtimi nė ėndėrr ėshtė shenjė sėmundjeje.
Varri: Kur sheh varr nė ėndėrr, po tė jesh beqar, do tė martohesh e do tė kesh fėmijė.
Vdekja: Po tė shohėsh nė ėndėrr fėmijėn tėnd tė vdekur do tė gėzohesh nga lindjae njė fėmije tjetėr. Kur sheh prindėrit e tu tė vdekur, pėrfiton trashėgim, ndėrsa kur sheh miqtė e kushėrinjtė e vdekur ėshtė shenjė dasmash e martesash. Kur njė tė gjallė e sheh nė ėndėrr tė vdekur, kjo ėshtė shenjė jetėgjatėsie pėr tė.
Ylberi: Ylberi qė tė shfaqet nė ėndėrr nga lindja, tregon shenjė tė keqe pėr tė sėmurėt. Kur ylberi ndrit mbi kokėn tėnde tregon mjerim.
Zarzavate: Ngrėnia e zarzavateve tė papjekura nė ėndėrr ėshtė shenjė sėmundjesh e mosmarrėveshjesh, ndėrsa ngrėnia nė ėndėrr e zarzavateve tė pjekura sjell prehje shpirtėrore.
Zjarri: Kur sheh nė ėndėrr zjarr nė shtėpinė tėnde, do tė dėmtohesh, kur e shuan zjarrin, merr njė trashėgim tė papritur.
Zėnia: Kur nė ėndėrr zihesh me dikė, dikush tė ndjek qė tė tė bėjė keq.
Zhaba: Nėse sheh zhaba nė ėndėrr, do tė zbulosh shpejt djallėzitė e miqve; kur dėgjon zėrin e zhabave, rreth teje ke lajkatarė tė kėqinj.
Nxjerre nga libri "Perla Shqipatre" i autorit Hilmi Kolgjegja
__________________
INJORANTI flet vend e pa vend, I ZGJUARI flet ne momentin e duhur, I URTI flet nese e pyesin, BUDALLAI flet gjithmone.
....................................................................................................................
"Cdokund spiunet i bleme me para,tek shqiptaret i gjetem gratis"(thenje e huaj).
|