Re: Reflektime
105
Kur tė gjesh Verė, pije pa menduar,
Kur tė gjesh Vajzė, puthe pa pushuar,
Se as pėr mjekrrėn tėnde as pėr timen
S'kujdeset Zot'i Madh i lavdėruar.
121
Ēka fitoi me ardhjen time Gjithėsia?
Me ikjen time a i prishet Bukuria?
Pėrse me kaq lot po vijm' e po ikim?
Pyes mė kot, - s'pėrgjigjet Perėndia.
127
Nė Vijėn qė pėrshkruaj nė Jetim
S'gjej Pikėnisje, s'gjej Pikėmbarim:
Nga erdhėm s'pamė dhe ku vemi s'dimė,
Hiē kreu, Hiē mesi, Hiēi pėrfundim.
132
Dhe Qiellit rrotullues i thėrrita
Dhe e pyeta: "Cila ėshtė Drita
Pėr djemt' e tu tė humbur nė errėsirė?"
"Njė mendje e verbėr!" tha njė zė nga prita.
142
Pas nesh, kjo Botė, tutje shkon njėsoj,
Edhe ty e mua na harron njėsoj:
S'e vuri re qė diēka mungon, kur s'ishim,
Kur vdesim, s'ndrron e s'ndalet, vazhdon njėsoj.
146
Ēudi, asnjė i vdekur s'dha asnjė shenjė,
Asnjė s'u kthye Udhėn ta rrėfejė
Pėr Ferrin, pėr Parajsėn a pėr Hiēin,
Po vet' u dashka secili t'a gjejė!
|