Shiko Postimin Tek
Vjetër 09-04-10, 03:50   #17
natyra
 
Anëtarësuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "Dhimbje te Kujteses"!

Falinderime per gjithe ju qe keni ndare,dhe ndani dhembjen me mua,pikerisht ne keto dite dhe muaj vere shum prekese,(per humbjen) e tim shoq!.

Ndaj,po filloi sipas radhes...


Per-Murgesha..
Moter e dashur Murgesha ,kam nderin t’ju falinderoi per dhimbjen e ndare me mua,mu ne mes te ketyre rreshtave,Njiherit dhe ne ngushllimin ndaj bashkshortit Tim.porse nderi te takon Ty moter e dashur,si dhe gjithe tjerve… qe keni gjetur kohen t’me ngushelloni,madje dhe per fjalet me te ngrohta qe keni len per mua ne keto dite dhimbje,ju jam shum mirnjohese per gjithe juve…E ne veqanti per Ty e dashur dhe shum e respektuar Murgesh… Prandaj,nga thellesi e zemres te falinderoi duke te uruar gjitha te mirat ne jeten familjare…. qofshit me shendet dhe te mira nga do qe jeni….Flm-Moter

Hajla-Rugovase

Per-E martumja..
Kam nderin te falinderoi ne ngushllimin,Ndaj bashkshortit Tim.
Njiherit dhe kohen e gjetur per t’ndare dhembjen me mua, Prandaj te pershendes me deshirat me te mira ne jeten familjare….sepse ska gje me te bukur e kur ke ni familje te shendosh, Edhe se spaska gje me te veshtir per ta humbur “Kryefamiljarin“! E aqe me shum,(shokun e jetes)..
Edhe se e di,qe dhe une ni dite do behem,(pjese e tokes si Ai),por sikur ta di se a do e takoi dhe atje,kush do me thot te verteten,valle?!..

nga-Natyra!

Per-Halla e madhe..
Moter e dashur Halla e madhe,shum te pershendes dhe te falinderoi perzemersisht ne ngushllimin.Ndaj bashkshortit Tim.Kurse per fjalen burreresh,Se di sa do jem ajo qe thua..?
Edhe se ndoshta mundohem ta gjeje veten aty,(porse e veshtire qenka ti perbalosh dhembjes),e cila te Thyen zemren,Pergjithmon..!!

Hajla e Rugoves.

Per-Dilaver..
I -E nderuar Dilaver,(kerkoi falje nese nuk dalloi gjinin)?por si do qe te jete,gjeje rastin T’ju falinderoi perzemersisht,ne ngushllimin ndaj te ndjerit Tim shoq.Mu ne mes te ketyre rreshtave,qe jeni munduar t’me lehtesoni sa do pak dhembjen, e cila eshte e pandashme per mua dhe familjen time!!!
Sepse nuk qenka e lehte,(per ta humbur) “Kryefamiljarin“!,(burr,baba, dhe gjysh) qe me mija kilometra jen large vorrit Tij,(e veshtir per t’kapur qastin),per ti bere nderime ne kohen e duhur,pikerishte ne shej respekti e gjitha festave Kombtare…E ne veqanti per PAVARESIN e KOSOVES per te cilen luftoi me nder deri ne ditet e fundit.Por me kenaqesi qe perjetoi ate dite madheshtore…edhe se gjithnje ne munges, te “ATDHEUT” dhe njerzve atje!!!
Prandaj I qofte I lehte ai dhe I Kosoves…LAVDI

Pergjithmon do te kujtoin e tere familja...me nipat dhe mbesat...pusho ne paqe!!!


Per-Guri Sylaj..
Moderator:
I nderuari vlla-Guri Sylaj..Kam nderin t’jupershendes dhe t’ju falinderoi perzemersisht ne ngushllimin,per humbjen e bashkshortit Tim.Prandaj,faleminderit qe ndani me mua kete dhembje ne solidaritet vllazerore...dhe sikur u ndjeva e lehtesuar, por se di a do gjeje fjale per tu falinderuar ne keto momente,thonse bota eshte e madhe,(por eshte dhe e vogel),ne raste te tilla..dhe me padyshim,qe njerzit e mire tregohen ne ditet e ngushta,sikuse dhe Ti,e gjithe tjeret bashkombas te mi, qe keni gjetur kohen neper mes ketyre rreshtave te ndani me mua kete dhembje te pandashme shpirtrore!!!
Prandaj,Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuja nga do qe jeni paqit jeten dhe shendetin…PAQE

Dhe njiherit,Per Ty vlla Guri Sylaj-çdohere me respekt -moter-Hajla..FLM

Per-Romansa..
E dashur Romansa, kam nderin te falinderoi perzemersisht ne ngushllimin per te ndjerin bashkshortin Tim.
Kurse Ty te uroi gjithe te mirat ne jeten familjare dhe me gjere…Pershendes-Natyra.

Per-Domira..
E nderuara Domira,shum te falinderoi ne ngushllimin.Njiherit dhe fjalet e larta mbi te ndjerin bashkshortin Tim.Vertet qe Ai ishte ni vertyte e rrall,E qe botes shqiptare I duhen te jen njerzit si ky,Lavdi past…porsi thot populli ata te rrallet lindin, dhe vdesin ne kohen me Te duhur!!!
Kurse Ty Domira e dashur te pershendes, duke uruar qe Zoti te fale qdo te mire ne jeten familjare,dhe me gjere…me respekt-Natyra


Per-JEtA-1..
E nderuara JEtA,shum te falinderoi ne ngushllimin ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.E njiherit dhe per fjalet ne kurajim,dhe dhembjen e ndare me mua,Prandaj qofshit e lumtur me gjithe ata/o qe ju rrethoin…me respekt-Natyra

Per-Roadruuner..
I-e nderuar roadruuner,Kam nderin t’Ju falinderoi perzemersisht ne ngushllimin ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.Ju jam shum mirnjohese per solidaritetin e treguar per mua,Por edhe me keqardhje, qe dhe juve po ju lendoi ne keto momente,Prandaj, Zoti ju shperbleft me te mira pran jushe dhe families tuaj…Si dhe nga zemer uroi qe kete LIRI ta gezoin pasardhesit tan ne te ardhmen…Sepse baballaret e tyre kan bere qdo te mundur vetem per ti par te lire….LAVDI GJITHE ATYRE QE PUNUAN ME DINJITET DHE SAKRIFIC PER VENDIN E TYRE KOSOVEN!!!

…me nderime-Natyra

Per-Idila..
E-nderuara Idila,Te falinderoi perzemersisht ne ngushllimin njiherit dhe per fjalet ne sheje respekti dhe Solidariteti per humbjen e Tim shoq.Vertet eshte ajo qe ti thua sepse spaska ma krenari e kur njeriu vdes me nder, e kur njeriut I behet vdekja si darsem.. Ashtu si dhe iu be tim shoq, ne sheje respekti per jeten dhe vepren e Tij per qeshtjen Kombetare. Si nga Bashkeluftetaret e ish-Shtabit Rajonal te-UQK-es..“Brigada 136-Rugova“Madje te shoqates se veteraneve te luftes se UçK-se (ZOD) dhe perfaqsues te Komunes se Pejes ku vet Kryetari “Ali Berisha” ne fjalimin e Tijë, e quan Tim shoq “Misionar te Liris“. E ne veqanti ish bashkluftetaret e Tij rugovases, te cilet shprehen dhimbje me te thelle per te.Si dhe Ata folen mbi vepren dhe idealin e tij ne prani te familjes, miqve, shokve dhe dashamirve,si dhe te publikut…Po ne -Teatrin “Jusuf Gervalla”…PRANDAJ-LAVDI GJITHE HERONJEVE TE KOMBIT SHQIPTAR!!!

Me nderime Hajla Rugovase.

Per-Guri i madh..
Kam nderin te pershendes,njiherit dhe te falinderoi ne ngushllimin.Ndaj te ndjerit bashkshortit tim.Ju jam mirnjohese,si dhe me ndershmeri ndaj me juve kete dhembje!!!
Prandaj qofshit shendosh dhe te uruar ne jeten familjare…FLM-Natyra.

Per-Elina..
E nderuara Elina,shum te pershendes dhe te falinderoi ne ngushllimin.Ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.Jam e preveligjuar qe keni ndare me mua dhembjen ne keto momente prekese!!!
Prandaj,qofsh e uruar nga do qe jeni….FLM-Hajla&Natyra..

Per-Gazi_de..
I nderuari Gazi_de te falemnderit ne ngushllimin.Ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.
Prandaj,kam nderin te pershendes duke uruar tek Zoti qe ti fale gjitha te mirat ne familje…E ne
veqanti, me Dianen..sepse askend me te afert ne jet, s’do ta keshe se Ate…Zoti ju bekoft dhe qofshit te lumtur me jeten....Shum ju pershendes-Natyra


Per-Shfletuesin..
I nderuari Shfletuesi,kam nderin te pershendes,njiherit dhe te falinderoi ne ngushllimin.Ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.Prandaj,Ju jam mirenjohese qe keni ndare kohen dhe dhembejn me mua,vertet jam e moncionuar,sikur ta dini se sa fjale qe lexova nga gjithe ju,I lava me lote..Por ne nje ane u ndjeva dhe krenare….sepse, perderi sa jemi te bashkuar per qfare qe jeta na sjelle, dhe se Zoti do na meshiron e nuk na harron,edhe se Ai na merr ne nje dite te pacaktuar,porse Ai e din vet,kur na merr dhe sa na ler ne kete bote te (rrejshme pothuaj)!!!
Pase e verteta duket se eshte ne ate tjetren bote,porse ne kete na ka lindur vetem sa per t’na pare,se sa jemi per njeri tjetrin,e aqe me shum ne raste te tilla,Epikerisht kur dikush na vdes.
Edhe se vdekja nuk pyet per kohen? Por ajo vjen, ne kohet e mira dhe ato te veshtira,ajo e ben te veten,kurse ne te gjallet,mbesim duke ngushlluar njeri tjetrin..sa per tu kurajuar!!!
Dhe padyshim se kjo na ndihmon,Prandaj,me lejo te pershendes duke te uruar gjithe te mirat ne jeten familjare..P.s.dhe nese e ke gjyshen akoma gjalle..I ben shum te fala ne Emrin tim personal.dhe I thuaj paqe shendetin…me respekt-Natyra.

Per-YanYan
E nderuara YanYan,kam nderin te falinderoi ne ngushllimin.Ndaj te ndjerit bashkshortit Tim.Prandaj,Te jam shum mirnjohese per fjalet e ngrohta dhe dhimbjen qe ke ndare me mua ne keto momente prekese,porse jeta qenka e tille,dhe se askush nuk mujti ta drejtoi qysh don vet,porse ne duhet te jemi ata/o qe ti ndajm bashk qdo te mire dhe qdo te keqe,e aqe me shum kur vdekja I troket dikujt ne port,sepse vdekja eshte e pakrahasuar me asgje ne kete bote.E ajo ka percaktimin e vet nga Ai qe na ka fale,dhe se Ai na merr kur te doj vet.Fare pa na pyetur per lendimet as dhimbjet..por si thash me par ne duhet te jemi ata/o qe ta gjejm forcen tek njeri tjetri,dhe se vetem kjo na ben me mbajt durimin para Zotit te madherueshem..Allahit.gjnehu I qofshim fal Atij.
Prandaj uroi tek Zoti qe te fale miresi dhe shendet ne jeten familjare.Ty dhe qdokujt ne kete Bote…Sepse,ska me te shejt se familja e shendosh…(pasuria vjen e shkon)

Ju pershendes-Natyra.FLM





natyra Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë