Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-04-10, 21:40   #30
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "Dhimbje te Kujteses"!

“Ti shkove pergjithmon”!
(shoku im)..!!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ti shkove,
per ku syri te kishte mall!!
Per vendin ku kishe lindur dhe rritur
Te cilen e mungoje ne qdo caste,
Ate rugoven tende, qe e doje aqe shum
Asnihere su pajtove me fatin.
Me fatin qe ti dha udhet e botes!!!
Qe kur te ndau prej djalit,
Prej vellaut dhe motres..
Te cilet te donin shumm
Dhe i doje..
Por fati ju ndau ne 10 vitet e fundit!
Te ndau prej djalit,prej vllazerve dhe motrave,
Farefisit miqve dhe shokve!!!
Jo prej qefit,por prej zorit!
Ishin ditet me te dhimbshme,
Dhe me te perjetuares rend!
E kur udhet e botes i more
Ishe shum i tronditur,
Me shum se kurr ne jeten tende!
I humbe shpresat mbi te jetuarit,
Mbetur ne ni qorr sokak,
Pa ditur ka po shkon?
Ti asnihere se doje gurbetin,
E doje Kosoven…
E ne veqanti, rugoven tende
Vendin ku ke lindur dhe rritur.
Per te cilin s’dishe te ngopur
Gjithmon i kendoje bukurive t’sajė.
U kendoje- trimave,e trimereshave...malesor/eve!!!
Por se dije qe ni dite,do ta leshe!
E qe te shkosh aqe large prej sajė
....pas le dhimbje e lot!
Plagen more me vete,
E ushqeve me mishin tend!
Per vjete nga pak,e nga pak,
Pa menduar se po i ben keqe vetes,
Asnihere su pajtove me fatin!
Mendjen kishe atje,
Emrin kur permendshe rugove,
Te nxihej fjala ne fyt,
I thoje me fale vendi im.
Me fale qe te lashe,
Qe te jem large teje,
kurr se kam dasht!!!
Qdohere i thoje,
Te dua rugova ime,
Aqe sa e dua dhe veten
I thoje se prap kam per tu kthyer tek ti
Per ta bere pleqerin me Ty!
Dhe nje dite u ktheve,
Por jo ashtu si deshe!
Ishte hera e fundit.
Me te qe u pershendete,
Me dheun e saj u mbulove,
Me token u perqafove!!!
Athua ky ke ilaqi?
Qe dhimbjet,i pushtove!
Tani fli i qet
E Bjeshket te bejn roje!!!
Sikur ti qe u bere atyre
Ne ditet me te veshtira,
Ne bore e ne shi,
qendrove perball armikut
I T’kurrur rugovas
Asnihere su lodhe
Per endrren e pritur
Ate te lirise…
Te cilen e gezove
Por qe s’tu dha rasti,
Me te,te frymzohesh!
pase qe ishe large saj,
Sepse fati ta imponoi
pase nje semundje qe te kaploi rend!
Dhe ajo semundja u be shkas
nga te perjetuaret e luftes,
qe t’la me pasoi!
Nga vllavrasjet qe ju bejshin vendit!
Dhe ne ditet kur u bem te lire
E ti asnihere su pajtoje,
Me doren vrastare,
Te asaj antishqiptare!
Sa i zhgenjyer qe u ndjejshe
Mbi fatin e Kosoves!!!
Por ti kurr nuk ndryshove
Ne luft as ne liri..
Porse gjithemon qendrove
Perkrahe me besnikerin
Dhe ne ditet me te veshtira
Asnihere su dorzove
Perball fortunes qendrove
Ashtu si duhet,te jet shqiptari
Dhe pa vrejtur moshen
Ne luft shkove i pari
Triumf e kishe armen
Me zemer te hapur
I mblodhe rinin
Te cilet vet te zgjodhen
Ne luft per tu pri
Ata kishin besim tek Ti.
E dishin cili je
Dhe pahezitim
U ben UQK-e
Me pushk ne dore
Te rinjet malsor
Sa mire i mesove
Armen me perdorė
Armikun per ta luftuar
Lirin per ta fituar
Ata shum te donin
Dhe te respektonin
Qdo urdher tendin
me deshire e benin
Ata ishin te lumtur
Qdo here me Ty
Njelloje i trajtoje
Si ti kishe femije!!!

PER TE GJITHE LAVDIIIIII

Me nderime
Hajla Rugovase-bije-moter-grua-nen-dhe gjyshe.....!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 13-04-10 nė 21:49
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė