Lugina proteston dhe feston nė ditėn e Flamurit Kombėtar
Ashtu edhe siē ishte lajmėruar, pėrkundėr motit tė ftoftė nė qendėr tė qytetit tė Preshevės para komunės sė Preshevės nė sheshin ku ishte dikur lapidari i UCPMB-sė janė tubuar mijėra protestues nga mbarė Lugina e Preshevės.
Protestuesit tė cilėt kanė dalur pėr tė kremtuar ditėn e flamurit tė shoqėruar me liderėt e Luginės sė Preshevės njėkohėsisht janė duke protestuar edhe kundėr politikes antishqiptare serbe qė me vite tė tėra po ushtrohet kundėr popullatės nė kėto treva shqiptare, njofton agjencia e lajmeve Presheva jonė.
Protestuesit pos flamujve kombėtar ata nė duar mbajnė edhe flamurin e Republikės sė Kosovės, ata amerikan si dhe evropian.
Protestuesit po ashtu brohorisin herė pas here dhe nė duar mbajnė edhe afishe me mbishkrime ku dėnohet dhuna dhe terrori serb nė Luginėn e Preshevės.
Ekipi i gazetarėve tė agjencisė sė lajmeve Presheva jonė ka arritur ti dėgjoj dhe lexoj disa nga parullat dhe afishet ku shkruhet:
Stop dhunės serbe nė Luginė, Mos na vrisni djemtė tanė nė burgje!, Kosovė mos e harro Luginėn!; Ktheni lapidarin, Kėrkojmė demilitarizimin e Luginės; Beograd, ktheni librat nxėnėsve tanė; Serbi mos ma prek Flamurin dhe Abetaren, Presheva ėshtė Kosovė; Duam bashkim me Kosovėn.. etj